GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Eni Vasili kërkon të spastrojë RTSH nga influencat e së shkuarës për të ngritur bandën e saj brenda institucionit

10:28 - 17/09/25
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 5 min
A A
Skandal në RTSH! Denoncimi: S’paguan prej 5 muajsh, por Eni Vasili ka kaluar çdo kufi!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Që prej emërimit të saj si drejtoreshë e Radio Televizionit Shqiptar me bekimin e Linda Ramës, Eni Vasili ka vendosur të hapë një front të ri lufte brenda institucionit publik më të madh mediatik në vend. Me justifikimin e një “spastrimi” nga abuzuesit e së shkuarës, ajo ka nisur të ndërtojë një grup të vetin, një bandë të re që do të marrë kontrollin e projekteve, fondeve dhe ekranit të RTSH-së. Për këtë mision, Vasili ka përdorur si zëdhënës kryesor Baton Haxhiun, i cili nëpërmjet medias së tij “Albanian Post”, ka publikuar dokumente dhe artikuj me qëllim legjitimimin e fshesës së re në RTSH.

Skema e sulmeve dhe justifikimeve

Në vend që të përballej drejtpërdrejt me detyrimet kontraktuale që i trashëgoi nga paraardhësit, Eni Vasili ka zgjedhur një rrugë tjetër: të portretizojë të gjithë ata që kërkojnë pagat e prapambetura si pjesë e një “sistemi hajdutësh”. Në realitet, këto pagesa janë të nënshkruara me kontrata dhe lidhen me punë të kryera nga stafet e emisioneve, por Vasili i ka shndërruar në armë për të sulmuar grupin e mëparshëm dhe për të justifikuar vendimet e saj. Sulmet ndaj emrave të tillë si Kozeta Kurti apo stafe të projekteve të tjera nuk janë të rastësishme: ato shërbejnë për të treguar se “banda e vjetër” ishte e zhytur në abuzime dhe se tashmë një “drejtim i ri” do të marrë frenat. Por, duke e ngritur këtë narrativë përmes Baton Haxhiut, ajo po përgatit terrenin për të futur njerëzit e vet dhe për të kontrolluar buxhetet që sigurohen me taksat e shqiptarëve.

Rasti Kozeta Kurti,  preteksti i parë i fshesës

Shembulli më i përdorur nga Vasili është rasti i Kozeta Kurtit, e cila kërkoi shlyerjen e pesë muajve të papaguar për projektin “Ditari i një artisti”. Kurti pretendon se shumat që i detyrohen arrijnë në rreth 50 mijë euro për të gjithë stafin e përfshirë në realizimin e emisionit. Dokumentet e publikuara nga “Albanian Post” tregojnë shifra dhe preventivë të ndryshëm, duke dhënë përshtypjen se kërkesat janë të fryra dhe emisioni nuk justifikon kosto të tilla. Megjithatë, këtu qëndron thelbi i lojës së re: edhe nëse kontratat janë të mbingarkuara financiarisht, ato janë marrëveshje të nënshkruara që institucionit i duhet t’i shlyejë. Fakti që Vasili zgjedh të mos i paguajë menjëherë, por në vend të kësaj përdor dokumentet e Baton Haxhiut për t’i paraqitur si abuzime, tregon se kemi të bëjmë me një strategji politike dhe jo thjesht financiare.

“Banda e vjetër” kundër “bandës së re”

Në të njëjtën mënyrë janë goditur edhe projekte të tjera, apo edhe rastet absurde të garderobave luksoze të porositura për moderatorët. Të gjitha këto, pavarësisht se mund të kenë elementë abuzimi, janë të përdorura si municion për një betejë të re politike brenda RTSH-së. Në vend që të paraqitet si reformuese, Eni Vasili shihet qartë se po ndërton një logjikë “spastrimi”: kush është pjesë e sistemit të vjetër, etiketohet si hajdut dhe përjashtohet; ndërsa hapet rruga për një grup të ri njerëzish që do të menaxhojnë projekte dhe fonde nën drejtimin e saj. Baton Haxhiu, duke u shfaqur si zëri i saj publik, i jep kësaj strategjie pamjen e një “zbardhjeje” investiguese, por në thelb është një mjet për të përgatitur opinionin publik për fshesën e Vasilit. Nëse shohim me kujdes dokumentet dhe rastet e publikuara, rezulton se RTSH ka qenë për vite të tëra një arenë ku kontratat janë dhënë pa transparencë, me kosto të fryra dhe shpesh pa produkt televiziv cilësor. Por kjo situatë nuk po korrigjohet me reforma të mirëfillta, transparencë të plotë dhe auditim financiar. Përkundrazi, ajo po përdoret si justifikim për të zëvendësuar një grup interesash me një tjetër.

Gazetarët diskreditojnë drejtoreshën e RTSH

Për të demaskuar “masakrën” që po bën Eni Vasili në RTSH ka folur ditën e djeshme moderatori i emisionit të mëngjesit, Florian Agalliu, që tregon jo vetëm se nuk janë paguar, por Eni Vasili nuk iu kthen përgjigje për situatën e krijuar. “E nderuara drejtoreshë e RTSH zj.Eni Vasili , Shpresoj që kjo letër t’ju gjejë në gjendje të mirë dhe të qetë – atë qetësi që duhet të ketë kushdo që mban mbi supe emrin e RTSH-së, një institucion që meriton më shumë dinjitet sesa heshtje. Duke iu drejtuar me respektin e duhur, atë që ju dhe ata që sollët nga pas nuk e treguat kurrë ndaj nesh, dua t’ju rikujtoj një “detaj” të vogël por shumë të rëndësishëm: ekipi i Emisionit të mëngjesit– një program i miratuar dhe i strukturuar nga vetë RTSH – ende pret pagesat e prapambetura. Po, ato pagesa që duket sikur kanë humbur rrugën dhe kanë mbetur diku mes zyrave tuaja. Ne kemi sakrifikuar mëngjeset tona (4:30 është një orë që edhe zogjtë e shohin me frikë), kemi sjellë në ekran profesionalizëm, energji dhe përkushtim. Por, ndryshe nga entuziazmi ynë, shpërblimi ka mbetur pezull – ndoshta harruar në ndonjë sirtar të mbyllur me dryn , ndoshta i bllokuar në ndonjë proces burokratik që ka marrë pushime më të gjata se vetë stafi juaj. Kështu që, meqë transparenca nuk është luks por detyrim, ju lutemi të na informoni qartë:

  • Kur do të kryhen pagesat e prapambetura?
  • A ka një afat zyrtar që ne mund t’i referohemi, apo duhet të vazhdojmë të hamendësojmë si fallxhorë?
  • Dhe si ndodh që edhe dera e protokollit – e vetmja shpresë për komunikim – u mbyll si të ishte një sekret shtetëror? Por falë Postës Shqiptare unë mbërrita në dorën tuaj me letrën që ju kam nisur muaj më parë, si dashnorët dikur sepse ju nuk keni më një zyrë protokolli , atë e keni spostuar ne paradhomën tuaj që të siguroheni mirë që askush që nuk doni ju, mos t’ju gjejë kollaj. Meqë nuk u munduat të merreni me ne “mengjezarakët”, ne “3orshat” e transmetimeve live , pa dhënë asnjë përgjigje , vendosa t’ju shkruaj publikisht. Kjo heshtje nuk është vetëm e pafalshme, është fyerje për njerëzit që punuan dhe punojnë për këtë institucion. Dhe , nëse më lejoni një shaka të vogël: Po prezantuesit e rinj si do t’i paguani kur nuk keni likujduar akoma të vjetrit apo edhe ata do të ushqehen me premtime? Në pritje për një përgjigje të qartë dhe zyrtare , duke uruar që të jetë më shumë sesa një forme e re heshtjeje”, thuhet në letrën e moderatorit për Eni Vasilin.

/Gazeta Sot/

Etiketa: Eni VasiliKryesore1RTSH

Lajme të lidhura

Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën
Aktualitet

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25
Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë
Aktualitet

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25
Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO
Aktualitet

Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

09:38 - 05/12/25
Para
Alizoti: Berisha është lider i padiskutueshëm, Basha mbetet një turp

Alizoti: Turp të jesh deputet i këtij Kuvendi, është kthyer në një arenë cirku

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën
Aktualitet

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25

Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Apelit të Posaçëm dhe ka rikthyer për gjykim dosjet për Ilir Selmanin dhe...

Lexo më shumë
Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25
Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

09:38 - 05/12/25
Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

09:32 - 05/12/25
Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur

Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur

09:11 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com