GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Enkileda Carja shpallet kampione në Europianin e peshëngritjes për të rinj

11:57 - 21/06/24
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Enkileda Carja shpallet kampione në Europianin e peshëngritjes për të rinj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Enkileda Carja konfirmohet edhe një herë si një prej talenteve më të mëdha të peshëngritjes shqiptare, duke vijuar serinë e rezultateve të shkëlqyera në arenën ndërkombëtare.511baef4-9612-43bc-85bc-7ae6c7cb9f8aNjë vit më parë ajo shpallej kampione e trefishtë dhe rekordmene e Europës për U-15, ndërsa tashmë ka shënuar një tjetër arritje fantastike në një grup-moshë më lart.

Peshëngritësja elbasanase ka fituar një medalje ari dhe një argjendi për Shqipërinë në Kampionatin Europian për të reja që po mbahet në Selanik të Greqisë. Carja konkurroi dje në Baterinë A të peshave 64 kg dhe spikati menjëherë, duke u shpallur kampione e Europës në stilin e shkëputjes me rezultatin fantastik 86 kg.

Në stilin e shtytjes Carja regjistroi 104 kg, duke u klasifikuar në vendin e katërt. Ndërsa me 190 kg në total, shtangistja kuqezi fitoi medaljen e argjendit në dygarësh. Rezultate të mëdha nga 16- vjeçarja, e cila stërvitet nga trajnerja Eglantina Kalemi. Me arin dhe argjendin e Carjes, Shqipëria e dërgon 7-të numrin e medaljeve të ftuara deri më tani në Kampionatin Europian të moshave.

Të mërkurën, pesë medalje erdhën nga garat e djemve, teksa Samoel Rrasa fitoi një medalje ari dhe argjendi në kategorinë e peshave 73 kg për të rinj, ndërsa Antonino Mullisi fitoi dy medalje argjendi dhe një bronzi në kategorinë e peshave 73 kg për U-15.

E fundit që do të mbyllë konkurrimin e Shqipërisë në Europian do të jetë për Maida Lozi, e cila do të matë forcat sot në kategorinë e peshave 76 kg për moshat U-15. Një bilanc shumë i mirë rezultatesh nga Kombëtarja e vogël kuqezi, me kreun e FSHP-së, Elez Gjoza, që “fërkon duart”, duke hedhur sytë nga e ardhmja, pasi ekipi i të rriturve tashmë ndodhet në një fund cikli.

Etiketa: kampionPeshengritje

Lajme të lidhura

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve
Breaking Views

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë
Breaking Views

Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë

22:53 - 31/03/26
Para
Teliti: Po këta policë që sot e ruajnë Veliajn, nesër do i vendosin prangat

Teliti: Po këta policë që sot e ruajnë Veliajn, nesër do i vendosin prangat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist
Breaking Views

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

Bamir Topi shpreh mbështetjen për nismën e kryeministrit për uljen e numrit të deputetëve, Topi tha se një pjesë e...

Lexo më shumë
Kandidatja e PS në Lezhë për zgjedhjet e 2025 bëhet zv.ministre e Mbrojtjes, shkarkohet Andrea Shllaku

Kandidatja e PS në Lezhë për zgjedhjet e 2025 bëhet zv.ministre e Mbrojtjes, shkarkohet Andrea Shllaku

20:46 - 01/04/26
Përjashtimi nga PD/ Dritan Burgija: Pas takimit me Salianjin në Durrës, Berisha më akuzoi…

Përjashtimi nga PD/ Dritan Burgija: Pas takimit me Salianjin në Durrës, Berisha më akuzoi…

20:35 - 01/04/26
Revolucioni në aeroportin e Rinasit/Biletat e avionëve, katër herë më lirë se më parë, ja si kanë ndryshuar çmimet

Revolucioni në aeroportin e Rinasit/Biletat e avionëve, katër herë më lirë se më parë, ja si kanë ndryshuar çmimet

19:46 - 01/04/26
Alarmi i Ambasadës amerikane në Tiranë: Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë amerikanët ose opozitën iraniane në Shqipëri

Alarmi i Ambasadës amerikane në Tiranë: Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë amerikanët ose opozitën iraniane në Shqipëri

19:45 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com