GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Entet publike çuan në 21 mld lekë detyrimet e prapambetura, MIE e zhytur në borxhe

në Ekonomi & Sociale, Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Qeveria do mbledhë me forcë borxhet e krijuara nga OSHEE, KESH dhe ujësjellësit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Entet publike vazhdojnë të bëjnë kërdinë me buxhetin e shtetit dhe të japin performancë të dobët në mbledhjen e të ardhurave dhe menaxhimin e fondeve. Neglizhenca dhe abuzimi i tyre ka bërë që të rrisin borxhet me 2 miliardë lekë në 10 muaj, duke e çuar stokun e detyrimeve të prapambetura në nivelin e 21 miliardë lekëve. Sipas të dhënave të raportuara nga Ministria e Financave, kjo është një rritje e marramendëse, po të marrim në konsideratë që këtë vit ekonomia u hap dhe institucionet filluan aktivitetin normal.

Konkretisht, nga janari në tetor detyrimet e prapambetura nga entet publike u rritën me 10%, pasi në fund të dhjetorit 2020 ato regjistroheshin 19 miliardë lekë.  Më tutje ministria tregon se borxhet e institucioneve publike kanë pësuar rritje të ndjeshme krahasuar edhe më të njëjtën periudhë të 2020-ës.  “Nga tetori i vitit 2020 detyrimet e prapambetura ( të cilat nuk përfshijnë detyrimet që rrjedhin nga gjykatat ndërkombëtare) gati janë dyfishuar. Nga 12 miliardë që ishin vjet në tetor ato rriten në harkun kohor të një viti gati me 80%”, thuhet në raportin e MFE.

Ministria e Infrastrukturës, problematike

Nga të dhënat e publikuara, evidentohet se  shirat më të larta të borxhit i regjistron Ministria e Infrastrukturës. Konkretisht, detyrimet e prapambetura nga ky sektor janë rritur me 144 % në krahasim me fundit e vitit 2020, duke arritur vlerën e 12,3 miliardë lekëve (100 mln euro) në fund të tetorit 2021 nga rreth 5 miliardë lekë që ishin në fund të vitit 2014. Sipas Ministrisë së Financave,  borxhet në infrastrukturë u rritën për shkak se janë lënë pa paguar faturat e shërbimeve të marra.

 “Teksa detyrimet e TVSH, të cilat përbenin më shumë së gjysmën e stokut të detyrimeve ranë në mënyrë të dukshme, por  është rritur zëri “detyrime të tjera”, i cili shkoi në 9,1 miliardë lekë nga 5.8 miliardë leke qe ishte në vitin 2015. E gjithë rritja e detyrimeve të prapambetura erdhi nga akumulimet e faturave ndaj punëve të pashlyera në infrastrukturë”, thuhet në raport. Po ku i dërgoi MIE paratë e marrë, duke qenë se është një nga institucionet më të privilegjuara, pasi edhe në kohë pandemie ka kërkuar dhe ka arritur të marrë fond shtesë, edhe për numrin e  lartë të koncesioneve që ka.

Sakaq, vlen të theksohet se, shuma e detyrimeve të prapambetura që nuk reflektohen në borxhin publik por që janë fatura që qeveria shqiptare duhet ti paguajë arrin në 547 milionë euro, nëse përfshihen edhe vendimet e gjykatave të huaja.

Etiketa: borxhekryesore2MIE

Lajme të lidhura

Florenc Spaho fsheh raportin e auditit, 4 ministra dhe 2 drejtorë të përfshirë
Breaking Views

Florenc Spaho fsheh raportin e auditit, 4 ministra dhe 2 drejtorë të përfshirë

14:53 - 25/10/26
Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale
Breaking Views

Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale

22:15 - 23/10/26
Të dhënat e INSTAT: Një milion shqiptarë vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë
Aktualitet

Shqipëria vazhdon të shënojë rënie, e parafundit në rajon për rritjen ekonomike

08:18 - 21/10/26
Para
Një ditë pasi Berisha shkoi në seli, Basha: Ora më e errët është ajo pak përpara agimit

Një ditë pasi Berisha shkoi në seli, Basha: Ora më e errët është ajo pak përpara agimit

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Regjimi i Ramës ka marrë fund”/ Berisha mesazh policëve: U shndërruat si mercenar për 2500 euro, do mbani përgjegjësi!
Aktualitet

“Regjimi i Ramës ka marrë fund”/ Berisha mesazh policëve: U shndërruat si mercenar për 2500 euro, do mbani përgjegjësi!

12:46 - 26/10/26

Kreu i PD, Sali Berisha, nga selia blu ditën e sotme ka dënuar dhunën policore në protestat e studentëve, sidomos...

Lexo më shumë
Veliaj ‘thumbon’ Ramën nga qelia: Protestat studentore nuk janë ‘fundi i botës’, por fundi i ‘një bote’

Veliaj ‘thumbon’ Ramën nga qelia: Protestat studentore nuk janë ‘fundi i botës’, por fundi i ‘një bote’

12:29 - 26/10/26
Plagosja në sy e Erion Vishkullit, sekuestrohen kamerat e Bankës së Shqipërisë

Plagosja në sy e Erion Vishkullit, sekuestrohen kamerat e Bankës së Shqipërisë

12:16 - 26/10/26
Transportonte 11 emigrantë kundrejt 2500 eurove për person, arrestohet 30-vjeçari në Konispol

Transportonte 11 emigrantë kundrejt 2500 eurove për person, arrestohet 30-vjeçari në Konispol

12:01 - 26/10/26
Protestat studentore/ Gjykata liron tre protestues, njëri ishte arrestuar në mënyrë të paligjshme

Protestat studentore/ Gjykata liron tre protestues, njëri ishte arrestuar në mënyrë të paligjshme

11:37 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com