GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Enver Hoxha si Hitleri”/ 34-vjetori i ekzekutimit të poetit Havzi Nela, Berisha: Hapje varrin me duar…

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Enver Hoxha si Hitleri”/ 34-vjetori i ekzekutimit të  poetit Havzi Nela, Berisha: Hapje varrin me duar…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në 34-vjetorin e vrasjes së poetit shqiptar, Havzi Nela, ish-kryeministri dhe kreu aktual i PD-së, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me qytetarë dhe intelektualë. Poeti Nela u vra gjatë regjimit famëkeq komunizëm, ku u var me litar në qytetin e Kukësit.

Duke e konsideruar si një prej figurave më të shquara të letërsisë shqiptare, Berisha tha se Nela ishte dëshmia e gjallë se pse Enver Hoxha konsiderohej Hitleri shqiptar. Sipas Berishës, dy ishin arsyet se pse Hoxha mori një pseudonim të tillë dhe këto ishin qëndrimet që diktatori mbajti ndaj fjalës së lirë dhe opozitës.

“Ju falënderoj për këtë takim kushtuar një prej figurave më të shquara të letërsisë shqiptare. I cili ra për t’u bërë i pavdekshëm për të vërtetën që ai besonte, për lirinë, fjalën e lirë dhe dinjitetin njerëzor. Havzi Nela është dëshmi e fundit pasi ai u var, si sot 34 vite më parë në sheshin qëndror të Kukësit. Dëshmi kryesore se Enver Hoxha ishte një Hitler i vërtetë. Kam qenë në hapat e mia të para në politikë kur i ftuar merrja pjesë në një kongres të partive demokratike të Europës.

Në atë kongres, disa muaj pas themelimit të opozitës, mbajta një fjalë. Por, në deklaratën e atij kongresi, ku ishte Theçeri, Zhak Shiraku, ata e cilësuan Enver Hoxhën si Hitlerin shqiptar pas Luftës së Dytë Botërore. Europa kishte njohur diktatorë nga më të egrit, i tillë ishte Brezhjevi, kishte dhe të tjerë, por i vetmi që u krahasua me Hitlerin, ishte Enver Hoxha. Gjithmonë e kam mbajtur në mendje dhe jam përpjekur të kuptoj thellë shkaqet që i shtyn këta burra dhe gra të mëdhenj, gjykoj se dy kanë qenë shkaqet më kryesore në të cilat Enver Hoxha ngjason tmerrësisht me Adolf Hitlerin.

Njëra prej tyre ishte qëndrimi ndaj fjalës së lirë dhe opozitës. Një filozof i madh dhe një nga intelektualët më të shquar të Gjermanisë, u mor shumë me analizën e nazizmit. E ndihmoi kombin që të ndërgjegjësohej për përgjegjësinë që pati në një farë mënyre në tolerimin e regjimit. Karl Xhasper shkruan në librin e tij ‘Faji gjerman’ se në kohë lufte të bëje opozitë do të thotë të hapje varrin me duart e tua. Kjo për Enver Hoxhën ishte e vërtetë jo vetëm për të gjallët e tij, por mbeti e vërtetë edhe pas vdekjes së tij” – tha Berisha.

 

Lajme të lidhura

Përfundon protesta e 48-të kundër qeverisë, marshimi mbyllet para Kryeministrisë
Aktualitet

Përfundon protesta e 48-të kundër qeverisë, marshimi mbyllet para Kryeministrisë

22:32 - 17/07/26
Organizatorët e protestës njoftojnë mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar Qytetarë
Breaking Views

Organizatorët e protestës njoftojnë mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar Qytetarë

22:13 - 17/07/26
“Rama tradhtar dhe antishqiptar”, akuza të forta nga protesta para Kryeministrisë
Aktualitet

“Rama tradhtar dhe antishqiptar”, akuza të forta nga protesta para Kryeministrisë

21:38 - 17/07/26
Para
Mbulohet nga flakët mali në Rrubik, terreni i thyer vështirëson punën e zjarrfikësve (FOTO)

Mbulohet nga flakët mali në Rrubik, terreni i thyer vështirëson punën e zjarrfikësve (FOTO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Breshëri plumbash ndaj 50-vjeçarit përpara biznesit të tij, reagon policia
Aktualitet

Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Breshëri plumbash ndaj 50-vjeçarit përpara biznesit të tij, reagon policia

23:09 - 17/07/26

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë, ku 50-vjeçari Thimjo Rubati u plagos me breshëri plumbash nga dy persona....

Lexo më shumë
Përfundon protesta e 48-të kundër qeverisë, marshimi mbyllet para Kryeministrisë

Përfundon protesta e 48-të kundër qeverisë, marshimi mbyllet para Kryeministrisë

22:32 - 17/07/26
FIFA vendos sa do të zgjasë spektaklin në finalen e Botërorit

FIFA vendos sa do të zgjasë spektaklin në finalen e Botërorit

22:25 - 17/07/26
Organizatorët e protestës njoftojnë mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar Qytetarë

Organizatorët e protestës njoftojnë mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar Qytetarë

22:13 - 17/07/26
Golat e shënuar nga distanca më e largët në Botërorin 2026

Golat e shënuar nga distanca më e largët në Botërorin 2026

22:01 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com