Nga Amy Knight, The Hill
Ndikimi i pandemisë Covid-19 ka lënë shenja në të gjithë botën, por një epidemi e shëndetit mendor po vë në pikëpyetje kapacitetin e sistemeve shëndetësore, veçanërisht në spitalet e fëmijëve.
Tani politikëbërësit dhe udhëheqësit e shëndetësisë duhet të veprojnë me shpejtësi për të adresuar krizën marramendëse në shëndetin mendor të fëmijëve. Mbyllja e shkollave për shkak të pandemisë ka pasur një ndikim të rëndësishëm tek fëmijët që ishin të izoluar nga jeta shoqërore, nga aktivitetet jashtëshkollore apo edhe eventet familjare.
Izolimi për shkak të pandemisë ka lënë fëmijët pa qasje në burimet e shkollës dhe shërbimet shëndetësore. Si rezultat, vizitat në departamentin e urgjencës pediatrike për probleme të rënda të shëndetit mendor janë në rritje.
Midis prillit dhe tetorit të vitit të kaluar, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve raportuan se spitalet në SHBA panë një rritje prej 24 përqind të vizitave në departamentin e urgjencës së shëndetit mendor për fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç në 31 përqind, raporton abcnews.al
Kjo rritje dramatike po mbingarkon spitalet.
Muajin e kaluar, Tami Benton, Psikiatër i Përgjithshëm në Spitalin e Fëmijëve të Filadelfias foli për rrezikun që epidemia e shëndetit mendor shkaktonte te fëmijët dhe familjet. Si rezultat, Spitali i Fëmijëve të Filadelfias, ku 95 përqind e kujdesit shëndetësor ofrohet në ambientet e jashtme, tani ka deri në 50 pacientë në ditë në listën e pritjes për persona me probleme të shëndetit mendor.
Dëshmia e Benton është në përputhje me përvojat e spitaleve të fëmijëve në të gjithë vendin, ku kufizimet e kapacitetit janë aq të mëdha sa fëmijët dhe të rinjtë në disa raste detyrohen të presin, në dhomat e urgjencës dhe shtretër të tjerë të papërshtatshëm për kujdesin e veçantë që u nevojitet, derisa të kenë qasje në shtretërit e njësive psikiatrike, shpesh në shtete të tjera.
Më shqetësues është fakti se spitalet e fëmijëve janë zakonisht mënyra e vetme për familjet që kërkojnë kujdes shëndetësor për fëmijët e tyre. Vlen të përmendet fakti se pandemia ka përkuar me një rritje dramatike të niveleve të vetëvrasjeve të të rinjve.
Vitin e kaluar, Sistemi Shëndetësor i Fëmijëve Cook në Fort Worth, Texas raportoi një numër rekord të vetëvrasjeve duke shënuar herën e parë që vetëvrasja ishte shkaku kryesor i vdekjeve për shkak të traumave në spital.
Ndërsa pandemia ka përkeqësuar krizën e shëndetit mendor të të rinjve, ky fakt ka ecur në drejtim të gabuar shumë vite para pandemisë. Shkalla e vetëvrasjeve të të rinjve është rritur për një dekadë,dhe vetëvrasjet janë shkaku i dytë kryesor i vdekjes te të rinjtë deri në vitin 2018, raporton abcnews.al
Sipas një raporti në vitin 2013, problemet e shëndetit mendor fillojnë që në fëmijëri.
Gjithashtu, është shqetësues fakti që simptomat e problemeve të shëndetit mendor shfaqen në mosha gjithnjë e më të reja. Që nga viti 2016, numri i fëmijëve të moshës 6 deri në 12 vjeç që merrnin trajtim në spitalet e fëmijëve për shkak të tentativave për vetëvrasje është dyfishuar.
Shoqata e Spitalit të Fëmijëve dokumentoi 5,485 vizita në urgjencë ose në spital për tentative vetëvrasjeje në gati 50 spitale të fëmijëve në 2019, nga 2,555 në 2016. Maji është muaji i ndërgjegjësimit të shëndetit mendor, por kjo çështje kërkon më shumë sesa të jesh i vetëdijshëm.
Kërkon veprim. Spitalet e fëmijëve duhet të jenë linja e fundit e mbrojtjes në luftën e shëndetit mendor me të cilin përballen të rinjtë. Njësoj si me sëmundjet fizike, shtrimi në spital është opsioni më pak i preferuar, më i shtrenjtë dhe në rastet e problemeve të shëndeti mendor diagnostikimi bëhet shumë vonë.
Një fillim i mirë do të ishte investimi i më shumë burimeve në kujdesin e shëndetit mendor. Politikëbërësit duhet të sigurojnë fonde më të mëdha për programet që do të ndihmojnë në edukimin dhe trajnimin e më shumë profesionistëve të licencuar të shëndetit mendor, raporton abcnews.al
Për më tepër, duhet të ketë mbështetje më të madhe për programet shtetërore dhe lokale për të trajtuar problemet shëndetësore dhe mendore, shërbimet e bazuara në shkollë dhe programet ambulatore.
Së fundmi, ne duhet të ndihmojmë spitalet pediatrike të zgjerojnë kapacitetin për të ndihmuar fëmijët të marrin trajtimin e duhur. Sipas të dhënave, Shtetet e Bashkuara kanë nevojë për afërsisht 12,600 psikiatër për fëmijë dhe adoleshentë për të përmbushur kërkesat aktuale. Vendi ka vetëm 8,300 psikiatër.
Ndërsa bota po përpiqet t’i rikthehet normalitetit, ne duhet të kemi parasysh se ndikimi i pandemisë tek fëmijët do të vihet re në vitet që do të vijnë. Nga nevoja, spitalet u bënë vija e frontit në betejën kundër koronavirusit. Por ato nuk mund të përballojnë barrën e luftës për shëndetin mendor të fëmijëve.
Fëmijët meritojnë mbështetje nga të gjithë ne.