GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Epidemiologu Mehmeti: Fundi i nëntori prova e zjarrit për situatën pandemike në vendin tonë

10:24 - 07/06/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Epidemiologu Mehmeti: Fundi i nëntori prova e zjarrit për situatën pandemike në vendin tonë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mjeku Ali Mehmeti i ftuar në A2 CNN është pyetur rreth fundit të pandemisë ka thënë se fundi i tetorit dhe nëntori do të jetë prova e zjarrit për situatën pandemike në vendin tonë.

Epidemiologu pohon një valë tjetër të koronavirusit në vjeshtë por përjashton një situatë pandemike të ngjashme me vitin e kaluar. Sipas tij gjithçka do të varet edhe me procesin e vaksinimit

Ai e cilëson shqetësues variantin indian Delta dhe shprehet se nuk kapërcen imunitetin natyror dhe atë të imunizimit të plotë të vaksinave, por i shpëton goxha fort kur ke vetëm një dozë të Pfizer Për mjekun Alimehmeti alarmi nga OBSH duhej dhënë më herët dhe duheshin bërë testet pasi ka shumë asimptomaptikë. Sa i takon origjinës së viruait, ai pohon që një studim i 2016 e parashikonte një virus të tillë, por duheshin marrë masa.

I pyetur në lidhje me të vaksinuarit që rezultojnë pa antitrupa pas marrjes së dozës së vaksinës, Alimehmeti thekson se do të ketë njerëz që nuk japin përgjigje imunitare. Sipas tij kur të arrihet imunizimi i të gjithë njerëzve nuk do ketë probleme.

FJALA E POTË:

“Vjet thamë në qershor që jemi në një rrafshnaltë dhe nuk e dinim se çfarë na priste. Tani jemi në fundin e një lugine. Incidenca 5.9 për 100 mijë banorë, Greqia e ka 226 për 100 mijë banorë. Jemi shtet i vogël dhe ai respektimi i masave nuk është perfekt dhe përqindja e atyre që janë infektuar ka qenë më e lartë se në këto shtete. Edhe këto shtete janë në rënie. Vera bën të vetën vaksinimi, megjithëse është në nivele të ulëta në të gjithë botën, kryesore është imunizimi natyror. Do të ketë një valë sezonale tjetër, por duhet parë si do ecë vaksinimi dhe a do të ketë ndonjë variant që kapërcen efikasitetin. Shtatori-tetori do jetë mirë, kurse tetor-nëntor do të jetë prova e zjarrit. Do të ketë rritje dhe sa e madhe do të jetë? Do të ketë raste por nuk do të jetë kurrë vjeshta e kaluar. Megjithëse ai që nuk e ka kaluar apo nuk është imunizuar duhet të respektojë masat dhe të tregojë kujdes. Është shqetësues varianti indian, delta. Varianti indian ka 3 viruse të njohura. Ky duket se po dominon dhe variantin britanik, megjithëse transmetueshmëria është pak e ulët se ai britanik, nuk kemi diskutim mb faktin që të jetë më i rëndë, nuk kapërcen imunitetin natyror dhe atë të imunizimit të plotë të vaksinave, por i shpëton goxha fort kur ke vetëm një dozë të Pfizer. Kjo u testua. Ka përfitime ka dhe humbje. Kjo duhet riparëNëse alarmi do të jepej herët nga OBSH dhe do pranohej herët që shumë asimptomatikë shpërndajnë sëmundjen, duheshin testet. Këto kanë qenë ngërçe. Kur kemi 3 të sëmurë pyetja është a kishim asimptomatikë, kjo ka të bëjë me origjinën dhe shpërthimin. Mbi origjinën duket që nuk ka dyshime që të jetë me origjinë natyrore. Do të jetë pikasur që në 2016, se lakuriqët e natës riprodhohen dhe riprodhojnë dhe kanë mundësi të lëvizin gjeografikisht. Është një element natyror, por si ka shpërthyer kjo është çështje tjetër. Kjo mund të jetë çarje e sigurisë laboratorike, që ia vlen të diskutohet. Duhet parë që ku ndodhi ngërçi dhe çfarë nuk funksionoi që ta rregullosh. Shpërthimi është diçka tjetër. Ne kur themi rezultatin e një vaksine themi një mesatare dhe fatkeqësisht do të ketë edhe njerëz që nuk japin përgjigje imunitare. Kjo është arsyeja që duhet të vaksinohen sa më shumë. Por duhet parë edhe laboratori dhe a është bërë analiza e duhur.Ka shumë elemente që duhet të shohim. Kur antitrupat i ke zero do të kesh kujdesin tënd. Do ketë njerëz që vaksinat nuk do t’i bëjnë efekt për problem të njërit apo tjetrit apo të dy, por kur të kesh të gjithë të imunizuar nuk ka problem”.

Etiketa: Pandemi

Lajme të lidhura

Skandali, Qeveria i dha 10.5 milionë euro izraelitit Yefetti dhe Ardi Veliut nga Buxheti i Shtetit
Breaking Views

Skandali, Qeveria i dha 10.5 milionë euro izraelitit Yefetti dhe Ardi Veliut nga Buxheti i Shtetit

15:30 - 11/01/26
Kush oligark shqiptar fshihet realisht pas koncesionit të “Lidl” në portin e Durrësit?
Breaking Views

Kush oligark shqiptar fshihet realisht pas koncesionit të “Lidl” në portin e Durrësit?

15:21 - 11/01/26
Qindra turistë të bllokuar në aksin Librazhd-Bulqizë, Autoriteti Rrugor dhe Policia në heshtje
Breaking Views

Qindra turistë të bllokuar në aksin Librazhd-Bulqizë, Autoriteti Rrugor dhe Policia në heshtje

13:41 - 11/01/26
Para
Rama në Hungari me ftesë të kryeministrit Viktor Orbán, detajet

Rama në Hungari me ftesë të kryeministrit Viktor Orbán, detajet

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 12 Janar, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:26 - 12/01/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.2 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Klanet e fuqishme mafioze, lidhjet e grupeve kriminale nga Ballkani me Venezuelën

Klanet e fuqishme mafioze, lidhjet e grupeve kriminale nga Ballkani me Venezuelën

08:20 - 12/01/26
Bisedimet për luftën në Ukrainë/ Ekipi i Trump niset drejt Arabisë Saudite

Gjakderdhje në Iran/ Mbi 500 të vdekur në protesta, Trump po shqyrton “mundësinë për ndërhyrje

08:12 - 12/01/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 12 Janar 2026

07:51 - 12/01/26
Parashikimi i motit, 25 Dhjetor 2024

Parashikimi i motit për sot, 12 Janar 2025

07:41 - 12/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com