GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Epoka Di Biaxho te Dinamo nis me shifra të çmendura

14:21 - 02/08/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Epoka Di Biaxho te Dinamo nis me shifra të çmendura
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dinamo ka nisur nga dje përgatitjet në tokën italiane ose e thënë ndryshe epokën “Di Biaxho”.

Trajneri i njohur nga Roma është bashkuar për herë me skuadrën e re në zonën e Karpenjës në Itali, aty ku blutë do të stërviten intensivisht për afro dy javë.

Ledian Memushaj, Fabricio Pikareta, Korrado Sakone dhe Blendi Baholli do të jenë ndihmësit e Luixhi Di Biaxhos në stafin e ri të Dinamos, që ka nisur tashmë zyrtarisht punën.

“Panorama Sport” ka raportuar ditë më parë që ish-mesfushori i Kombëtares ka rënë dakord për të qenë krahu i djathtë i Di Biaxhos, por ky i fundit ka preferuar që të ketë në staf edhe një emër të njohur të trajningut në Itali, pikërisht Pikaretën, i cili së fundmi ka bashkëpunuar me trajnerin e ri të Dinamos te Spali.

57- vjeçari Pikareta ka një eksperiencë të madhe, pasi ka punuar më parë në stafin e Interit, Romës dhe Sampdorias në Itali, Sandërlendit në Angli, Olahenses në Portugali, Inter Turkut në Finlandë, si dhe në rolin e skautit për llogari të Federatës italiane të futbollit.

Ndërsa Memushaj vjen pas eksperiencës me të rinjtë e Peskarës dhe kjo është hera e parë që do të punoj në Shqipëri si trajner. Nga stafi i ish-trajnerit Dritan Mehmeti ka mbetur përgatitësi atletik italian, Sakone, i cili më parë ka punuar te Partizani, por gjithashtu te Napoli kur drejtonte Ançeloti.

Gjithashtu edhe trajneri i portierëve, Baholli, ka qenë në fazën përgatitore të Dinamos në Pogradec, ndërsa së fundmi është përfolur se mund të rikthehet Ilir Bozhiqi.

KONTRATA – Ish-trajneri i Italisë U-21 dhe Spalit në Serinë A, bashkë me ndihmësit e tij, mësohet se kanë firmosur për dy vjet me klubin e Dinamos. Me projektin e ri “Dinamo City” hapet një faqe e re për klubin kryeqytetas, që synon rikthimin e fuqishëm në majat e futbollit shqiptar. Me tre aksionerët e rinj që i janë bashkuar presidentit Bardhi, buxheti është rritur ndjeshëm.

Gazeta mëson se stafi i ri pritet t’i kushtojë Dinamos rreth 300 mijë euro në total. 180 mijë në sezon do të marrë vetëm trajneri Di Biaxho, ndërsa pjesa tjetër do të shpërndahet në rroga të ndryshme për stafin.

Shifra vërtet shumë të larta për futbollin shqiptar, ndërkohë që edhe merkatoja duhet t’i përgjigjet këtij niveli. Pasi pa skuadrën në ndeshjen miqësore me Skënderbeun, Di Biaxho ua ka bërë të qartë drejtuesve se çfarë duhet të bëjnë.

Puna ka nisur për të konkretizuar fillimisht afrimin e katër lojtarëve me peshë, me shumë mundësi do të jenë të huaj. Klubi dhe drejtori i ri sportiv, Haris Fakiç, tashmë janë në luftë me kohën.

 

Etiketa: Di Biaxhodinamoshpenzime

Lajme të lidhura

Superliga në ‘zjarr’: Penallti e kontestuar, 1-1 mes Flamurtarit dhe Tiranës, grushte në Shkodër
Breaking Views

Superliga në ‘zjarr’: Penallti e kontestuar, 1-1 mes Flamurtarit dhe Tiranës, grushte në Shkodër

08:26 - 04/04/26
Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez
Breaking Views

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

22:28 - 03/04/26
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën
Breaking Views

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

22:15 - 03/04/26
Para
Këlliçi: Veliaj pas hekurave, për inceneratorin dhe Ardit Gjoklajn

Këlliçi: Veliaj pas hekurave, për inceneratorin dhe Ardit Gjoklajn

Discussion about this post

TË FUNDIT

GJKKO liron Ilia Ndokën, kushëririn e ish-deputetit të PS ishte ekstraduar nga Italia
Aktualitet

GJKKO liron Ilia Ndokën, kushëririn e ish-deputetit të PS ishte ekstraduar nga Italia

11:43 - 04/04/26

Gjykata e Posaçme ka liruar nga burgu shtetasin Ilia Ndoka, kushëririn e ish-deputetit të Partisë Socialiste Arben Ndoka, i cili...

Lexo më shumë
Plagosja në Shkodër, zbulohet identiteti i autorit me të kaluar kriminale

Plagosja në Shkodër, zbulohet identiteti i autorit me të kaluar kriminale

11:18 - 04/04/26
Nga Gjermania e Zvicra në Tiranë, bllokohen dy makina luksoze të vjedhura me vlerë 120 mijë euro

Nga Gjermania e Zvicra në Tiranë, bllokohen dy makina luksoze të vjedhura me vlerë 120 mijë euro

11:01 - 04/04/26
Pa etiketë dhe pa afat skadence, AKU bllokon 4 tonë produkte bimore mjekut popullor Ylli Merja

Pa etiketë dhe pa afat skadence, AKU bllokon 4 tonë produkte bimore mjekut popullor Ylli Merja

10:47 - 04/04/26
E rëndë në Itali: 12-vjeçari shqiptar ndërron jetë pas rënies nga pallati

E rëndë në Itali: 12-vjeçari shqiptar ndërron jetë pas rënies nga pallati

09:26 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com