GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Erald Kapri publikon pamjet e sulmit me spraj, deputeti paralajmëron kallëzim në SPAK ndaj Skënder Hitajt

në Aktualitet, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 1 min
A A
Erald Kapri publikon pamjet e sulmit me spraj, deputeti paralajmëron kallëzim në SPAK ndaj Skënder Hitajt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, ka publikuar pamjet e momentit kur, sipas tij, u sulmua me spraj helmues nga një person civil i maskuar, përpara Kryeministrisë.

Kapri pretendon se personi ndodhej pas forcave të policisë dhe e sulmoi teksa ai po kërkonte që t’i përcillej kryeministrit Edi Rama mesazhi për t’i dhënë fund situatës së tensionuar.

“Ky është momenti kur sulmohem pabesisht nga kapuçziu i Skënder Hitajt. Po i kërkoja t’i thoshte Ramës t’i jepte fund kësaj situate, sepse nuk kanë faj policët. Edhe ata, ashtu si studentët, jetojnë në këtë vend dhe e duan këtë vend. Por kapuçzinj si ky që guxoi të sulmojë një deputet, imagjinoni çfarë u kanë bërë të rinjve”, u shpreh Kapri.

Deputeti deklaroi se incidenti ndaj tij është vetëm një pjesë e asaj që, sipas tij, kanë përjetuar studentët gjatë pesë ditëve të protestave. Ai tha se disa të rinj i kanë rrëfyer personalisht përvojat e tyre dhe se dëshmitë do të ndiqen deri në fund.

Kapri paralajmëroi se do të depozitojë kallëzim në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ndaj drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj, si dhe ndaj personave të tjerë që, sipas tij, kanë urdhëruar ose ushtruar dhunë ndaj të rinjve.

“Do të bëj kallëzim në SPAK për Skënder Hitajn dhe për këdo në strukturat e Policisë që ka urdhëruar apo ushtruar dhunë. Do të mbani përgjegjësi për çdo të ri të dhunuar!”, deklaroi deputeti.

Etiketa: deputetErald KapriHitajkallezimSpak

Lajme të lidhura

SPAK regjistron procedim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze
Aktualitet

SPAK regjistron procedim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze

18:52 - 07/11/26
Policia hedh protestuesin në ajër me ujë me presion
Aktualitet

Policia hedh protestuesin në ajër me ujë me presion

18:28 - 07/11/26
5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën
Aktualitet

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën

18:05 - 07/11/26
Para
Ivan Gvozdenović jep dorëheqjen nga Elbasani pas humbjes ndaj Skënderbeut

Ivan Gvozdenović jep dorëheqjen nga Elbasani pas humbjes ndaj Skënderbeut

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK regjistron procedim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze
Aktualitet

SPAK regjistron procedim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze

18:52 - 07/11/26

SPAK ka regjistruar një hetim penal pas kallëzimit të depozituar më 12 gusht 2025 nga një grup ekspertësh dhe protestuesish....

Lexo më shumë
Policia hedh protestuesin në ajër me ujë me presion

Policia hedh protestuesin në ajër me ujë me presion

18:28 - 07/11/26
5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën

18:05 - 07/11/26
Revolta studentore/ Gaz lotsjellës në sasi të mëdha pranë Ministrisë së Brendshme, predhave u është fshirë data e skandencës

Revolta studentore/ Gaz lotsjellës në sasi të mëdha pranë Ministrisë së Brendshme, predhave u është fshirë data e skandencës

17:57 - 07/11/26
Tensionohet situata para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autobotëve

Tensionohet situata para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autobotëve

17:29 - 07/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com