GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Eranda e AZHBR-së ia kalon Pentagonit, 2.4 mld lekë për portalin

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Eranda e AZHBR-së ia kalon Pentagonit, 2.4 mld lekë për portalin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural (AZHBR) pasi i “zgjidhi” hallet e fermerëve po bën shpenzime marramendëse në fushën e IT-së. Drejtoresha Eranda Selmanaj po merret me sistemin e Teknologjisë dhe Informacionit, duke bashkëpunuar me Mirlinda Karçanajn e AKSHI-t. Kështu me datë 21 nëntor, AKSHI ka regjistruar në faqen e Agjencisë së Prokurimeve Publike një tender për shërbime në AZHBR. Konkretisht bëhet fjalë për prokurimin “Përmirësimi i sistemit të menaxhimit të informacionit për skemat kombëtare”, për AZHBR.

Në dokument evidentohet se ky projekt do t’i kushtojë AKSHI-t  për gati 3 vjet punime. Më saktë në dokumente thuhet se 9 muaj do të zgjasë implementimi i sistemit të ri. Dhe për 2 vjet do të nënshkruhet kontrata për mirëmbajtje. Edhe shuma prej 2.4 miliardë lekësh do të ndahet për të dy lotet. Konkretisht 169,969,000 mijë lekë do të shkojnë për implementimin e sistemit dhe 67,962,000 për mirëmbajtën e tij.

Sipas të dhënave të paraqitura, paratë për këtë tender do të merren nga buxhetit i shtetit, sipas parashikimeve të përcaktuara nga Ministria e Bujqësisë. Kështu treshja  Krifca-Karçanaj- Selmanaj po përmbushin  më së miri misionin e zhvillimit të aferave për tenderë luksi në kohë krize. Atyre pak fituesve të granteve të kësaj agjencie shumë mirë mund t’u krijohej një cep tek e- albania, pa qenë nevoja e këtij investimi gjigant. Me kaq para mund të ndërtoheshin nja 30 stalla lopësh ose 100 komplekse serash me avull.

Po ky tender aq sa i shtrenjtë është edhe i pavend në këtë pikë, kur jemi në një kohë që vendi është në krizë, toka bujqësore e përmbytur, kafshët mbeten pa ushqim.

Gjithashtu, paratë mund të duhen për të siguruar platformën e-Albania, që po hakohet përditë.

Theksojmë këtu se ky sistem informacioni ekziston te AZHBR. AKSHI thjesht po ndihmon në përmirësimin e tij, për rritjen e sigurisë dhe mirëfunksionimin. Në fakt, e ndriti me sigurinë e portaleve qeveritare AKSHI dhe tashmë i mbeti vetëm portali i AZHBR-së. Të dhënat më private tonat janë në duart e hakerave dhe AKSHI derdh 2.4 miliardë lekë për një portal agjencie.

Kujtojmë se prej disa muajsh hakerat iranianë vazhdojnë të publikojnë të dhënat më sekrete të institucioneve tona, madje edhe të SHISH-it. Ndërsa në korrik dhe shtator portali e-Albania mori dy sulme duke u bllokuar për disda javë. U desh ndërhyrja e ekspertëve të FBI-së dhe Microsoft-it që të rikthehen shërbimet.

 

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

 

 

 

Etiketa: abuzimAKSHIAZHBRMirlinda Karçanajntender

Lajme të lidhura

Ushqimi i policëve endet për 1 vit nga zyra e Jonaid Myzyrit në KPP
Breaking Views

Ushqimi i policëve endet për 1 vit nga zyra e Jonaid Myzyrit në KPP

17:04 - 01/10/26
Milioneri i ri nga Vlora, ortak me Shytin e “Hakmarrjes për drejtësi”
Breaking Views

Milioneri i ri nga Vlora, ortak me Shytin e “Hakmarrjes për drejtësi”

12:28 - 28/09/26
Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!
Breaking Views

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!

15:00 - 15/08/26
Para
Partizani niset sot drejt Turqisë, projektohen miqësore

Partizani niset sot drejt Turqisë, projektohen miqësore

Discussion about this post

TË FUNDIT

Humb jetën 23-vjeçari në Fushë Krujë, aksidentohet edhe ambulanca që shkoi për të plagosurin
Aktualitet

Humb jetën 23-vjeçari në Fushë Krujë, aksidentohet edhe ambulanca që shkoi për të plagosurin

18:29 - 01/10/26

Një aksident tragjik është shënuar në aksin rrugor Fushë-Krujë–Tiranë, në afërsi të fshatit Larushk, ku një 23-vjeçar me shtetësi egjiptiane...

Lexo më shumë
Në vend të Tajvanit do të ngrihet kullë, Rama miraton projektin pas konkursit

Në vend të Tajvanit do të ngrihet kullë, Rama miraton projektin pas konkursit

18:19 - 01/10/26
Presidenti grek Tasoulas, akuza në bllok ndaj popullsisë çame! Paralajmërime Shqipërisë për integrimin në BE

Presidenti grek Tasoulas, akuza në bllok ndaj popullsisë çame! Paralajmërime Shqipërisë për integrimin në BE

18:07 - 01/10/26
Ushqimi i policëve endet për 1 vit nga zyra e Jonaid Myzyrit në KPP

Ushqimi i policëve endet për 1 vit nga zyra e Jonaid Myzyrit në KPP

17:04 - 01/10/26
Motra e Ronaldos shpërthen pas largimit të tij nga Portugalia: Meritonte më shumë respekt

Motra e Ronaldos shpërthen pas largimit të tij nga Portugalia: Meritonte më shumë respekt

16:11 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com