GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Erdha në Angli për t’i shpëtuar…”/ Shqiptarët lihen në burg për drogë, ja si justifikohen para gjykatës

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Erdha në Angli për t’i shpëtuar…”/ Shqiptarët lihen në burg për drogë, ja si justifikohen para gjykatës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy shqiptarë, të cilët drejtonin trafikun e drogës që funksiononte “si një shërbim taksi”, janw nw dwnuar me burg nga autoritetet britanike. Sipas mediave britanike, shqiptarët Fatlind Boshnjaku dhe Ergys Aliaj, drejtonin trafikun e drogës duke furnizuar me kokainë dhe heroinë përdoruesit vendase duke arritur fitime deri në gjysmë milion paund.

Dy shqiptarët, Boshnjaku dhe Aliaj dolën para gjykatës ku akuzohen për trafik të drogës së klasit A. Boshnjaku u dënua me tetë vjet burg ndërsa Aliaj me dy vjet e katër muaj.

David Hughes, duke u mbrojtur, tha se Boshnjaku kishte ardhur në Mbretërinë e Bashkuar nga Shqipëria që 15-vjeç për t’i shpëtuar dhunës.
Ai kishte mbërritur me një furgon dhe ishte marrë nën kujdesin e shërbimeve. Kur mbushi 21 vjeç, ai ishte ‘i zhgënjyer nga shërbimet sociale’ u përfshi në komunitetin shqiptar duke u marrë me punë të paligjshme, siç ishte trafiku i drogës.

Ndërsa për Aliajn, avokati tha se ishte 17 vjeç kur mbërriti në Britani dhe se ai ishte larguar nga Shqipëria për t’i shpëtuar dhunës së bandave, ndërsa ka punuar nëpër lavazhe në Angli dhe tani dëshiron t’i kthehet jetës normale. Por gjykata nuk i ka pranuar kërkesat e avokatit duke lënë në burg dy shqiptarët.

Trafiku i drogës
Ata përdorën të ashtuquajturën ‘metodë të kodit postar’ për të bërë të mundur dërgesat e kokainës dhe heroinës në qindra vende të ndryshme. Nga ana tjetër, policia ra në gjurmët e tyre përmes përgjimit të mesazheve dhe bisedave telefonike.

Sipas dosjes së prokurorisë angleze, sistemi i shitjes së drogës funksiononte si një shërbim taksi, ku klientët kontaktonin përmes mesazheve me tekst në numrin që kishin lënë trafikantit për të bërë porosinë dhe më pas korrierit i jepej vendndodhja dhe udhëzimet nga kontrollori se ku të kryente marrëveshjet. Boshnjaku kontrollonte linjat, shpesh nga Londra, merrte porosi nga klientët dhe drejtonte të paktën katër korrierë, përfshirë Aliajn.

Në dosjen e Prokurorisë, thuhet më tej se linja e drogës përdorte edhe marifete marketingu si shërbimi 24/7 dhe oferta më të mira për ata që sillnin edhe një mik për të blerë drogën. Ata kryenin pazaret e trafikut të drogës në vende të ndryshme, duke përfshirë Kershaë Close në Taunton, parkun e makinave Asda në Ëellington dhe Stogursey.
Prokurori Alistair Haggerty tha se policia vlerësoi se nga provat telefonike dilte që numri i përgjithshëm i marrëveshjeve të kryera nga banda midis tetorit 2020 dhe marsit 2021 ishte gati 12 mijë. Ndërsa vlera e marrëveshjeve ishte gati gjysmë milioni paund.
Të pandehurit u arrestuan më 31 mars në posedim të drogës dhe parave të gatshme. Policia thotë se komploti përfshinte rreth 6 kg drogë. Dhjetëra oferta në ditë kryheshin nga korrierët në qindra lokacione.

Lajme të lidhura

Aksident në Pogradec, kamionçina përplaset me barrierat anësore dhe përmbyset
Aktualitet

Aksident në Pogradec, kamionçina përplaset me barrierat anësore dhe përmbyset

14:58 - 14/11/26
Spiropali publikon platformën: Të ndajmë partinë nga shteti, të garantojmë zgjedhje të lira dhe luftë kundër korrupsionit
Aktualitet

Rama kërkoi përjashtimin e Elisa Spiropalit, Blendi Klosi: Vazhdon të jetë anëtare e PS

14:43 - 14/11/26
Nxihet Gjanica në Fier , uji i lumit merr ngjyrë të zezë dhe përhap erë të rëndë, dyshime për shkarkime industrial
Aktualitet

Nxihet Gjanica në Fier , uji i lumit merr ngjyrë të zezë dhe përhap erë të rëndë, dyshime për shkarkime industrial

14:11 - 14/11/26
Para
Pësoi fraktura pasi ra nga trampolina, pushuesi niset drejt Traumës

Pësoi fraktura pasi ra nga trampolina, pushuesi niset drejt Traumës

Discussion about this post

TË FUNDIT

BE paralajmëron përsëri qytetarët: Përgatituni të mbijetoni 72 orë pa ndihmën e autoriteteve
Botë

BE paralajmëron përsëri qytetarët: Përgatituni të mbijetoni 72 orë pa ndihmën e autoriteteve

15:29 - 14/11/26

Komisioni Evropian u ka bërë thirrje qytetarëve të vendeve anëtare që të përgatiten për të përballuar vetë nevojat bazë për...

Lexo më shumë
Alarm në kampin kuqezi, Ernest Muçi mund të  rrezikon ndeshjen nesër me Bjellorusinë

Alarm në kampin kuqezi, Ernest Muçi mund të rrezikon ndeshjen nesër me Bjellorusinë

15:15 - 14/11/26
Aksident në Pogradec, kamionçina përplaset me barrierat anësore dhe përmbyset

Aksident në Pogradec, kamionçina përplaset me barrierat anësore dhe përmbyset

14:58 - 14/11/26
Spiropali publikon platformën: Të ndajmë partinë nga shteti, të garantojmë zgjedhje të lira dhe luftë kundër korrupsionit

Rama kërkoi përjashtimin e Elisa Spiropalit, Blendi Klosi: Vazhdon të jetë anëtare e PS

14:43 - 14/11/26
Nxihet Gjanica në Fier , uji i lumit merr ngjyrë të zezë dhe përhap erë të rëndë, dyshime për shkarkime industrial

Nxihet Gjanica në Fier , uji i lumit merr ngjyrë të zezë dhe përhap erë të rëndë, dyshime për shkarkime industrial

14:11 - 14/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com