GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Erdhi me këmishën e gjakosur dhe…” zbardhen detaje për vrasjen e Nevila Pjetrit në Itali

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
DETAJE/ E përdhunuan dhe e vranë, si u tërhoq trupi i shqiptares drejt lumit në Itali
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vijojnë hetimet nga policia italiane për dy vdekjet e ndodhura më  7 qershor, atë të transgjinores Camilla dhe shqiptares Nevila Pjetri, trupat e pajetë të të cilëve u gjetën në harkun kohor të 24 orëve jo shumë larg njëri-tjetrit.

Për të dyja krimet është arrestuar 32-vjeçari Daniele Bedini.

Ai mbetet në burg edhe për indikacionet e tjera të fajit që po dalin ndaj tij.

Ndërkohë mësohet se në shtëpinë e Bedinit, në Carrara, janë gjetur dokumentet e transeksualit bashkë me disa sende personale të viktimës.

Këtë e konfirmojnë burime hetimore dhe është vetë avokati i Bedinit, Rinaldo Reboa, i cili ka folur në një intervistë për Rai.

Vrasësi i dyshuar i 35-vjeçares me origjinë shqiptare Nevila Pjetri dhe i Carlo Bertolotti, transeksuales Camilla me banim në Albiano Magra, qëndron i paraburgosur në burgun Villa Andreino, në La Spezia, ku u bë marrja në pyetje pasditen e djeshme.

Ai nuk pranoi t’i përgjigjej pyetjeve.

Bedini akuzohet se ka vrarë Nevilën, 35 vjeç, dhe në të njëjtën natë Camillën, të dyja në të njëjtën mënyrë: të shtëna me armë zjarri në kokë.

Motivi dyshohet se është  ai i grabitjes për të marrë para për të blerë drogë.

Vrasjet kanë ndodhur në një zonë mes Liguria dhe Toscana, në komunën Sarzana, në Marinella, zonë e njohur për prostitucion.

Hetimet e kryera nga karabinierët e La Spezia-s, vijojnë me shpejtësi në pritje të konfirmimit të inspektimit të Ris di Parma që u bë dje dhe ku u identifikuan gjurmë gjaku në automjetin e Bedinit.

Ndërkohë, mësohet se me mbërritjen e karabinierëve në shtëpinë e tij ditën e arrestimit ai tentoi të arratisej duke u hedhur nga tarraca në rrugë.

Më pas ai u bllokua nga dy policë. Arma e vrasjes, një pistoletë e kalibrit të vogël, nuk është gjetur ende. Babai i Bedinit kishte denoncuar zhdukjen e armës, të marrë nga një kasafortë që ishte thyer: burri e vuri re vjedhjen të shtunën e kaluar në mbrëmje. Pak orë më vonë ndodhi krimi i parë, ai i Nevila Pjetrit, e vrarë me një armë të kalibrit të vogël ashtu si ai që u zhduk nga kasaforta e babait të  Bedinit.

Ndër pistat ndaj Bedinit është edhe dëshmia e një miku të tij të denoncuar në dokumentet e gjyqtarit.

“Më erdhi në mes të natës, këmisha e tij ishte e njollosur me gjak, po qante dhe kishte dokumentet e një gruaje”.

Shoku i Bedinit  shtoi se dukej qartë që 32-vjeçari kishte bërë diçka serioze.

Etiketa: deajeItaliNevila PjetriVrasje

Lajme të lidhura

Lufta për algoritmin/ Qindra profile të rreme ‘shënjestrojnë‘ mbështetësit e protestë, deri te Dua Lipa…
Aktualitet

Lufta për algoritmin/ Qindra profile të rreme ‘shënjestrojnë‘ mbështetësit e protestë, deri te Dua Lipa…

08:21 - 22/07/26
Stuhia godet Sarandën!  Tre persona të plagosur nga thyerja e xhamave, pema e rrëzuar dëmton mjetet
Aktualitet

Stuhia godet Sarandën! Tre persona të plagosur nga thyerja e xhamave, pema e rrëzuar dëmton mjetet

07:45 - 22/07/26
Vodhi 5 mijë euro që në orët e para të punës, gruaja lirohet pas 3 ditësh në qeli
Aktualitet

Vodhi 5 mijë euro që në orët e para të punës, gruaja lirohet pas 3 ditësh në qeli

19:25 - 21/07/26
Para
Sot miratohen 5 ndryshime në rregulloren e futbollit botëror

Sot miratohen 5 ndryshime në rregulloren e futbollit botëror

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lufta për algoritmin/ Qindra profile të rreme ‘shënjestrojnë‘ mbështetësit e protestë, deri te Dua Lipa…
Aktualitet

Lufta për algoritmin/ Qindra profile të rreme ‘shënjestrojnë‘ mbështetësit e protestë, deri te Dua Lipa…

08:21 - 22/07/26

Ndërsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale për nxitje të protestave, të dhënat e siguruara nga BIRN...

Lexo më shumë
Stuhia godet Sarandën!  Tre persona të plagosur nga thyerja e xhamave, pema e rrëzuar dëmton mjetet

Stuhia godet Sarandën! Tre persona të plagosur nga thyerja e xhamave, pema e rrëzuar dëmton mjetet

07:45 - 22/07/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 22 Korrik 2026

07:30 - 22/07/26
Parashikimi i motit, 18 Shkurt 2025

Parashikimi i motit për sot, 22 Korrik 2026

07:27 - 22/07/26
Perplasje në kupolën ushtrisë, Zelenski shkarkon ministrin dhe shefin e shtabit

Perplasje në kupolën ushtrisë, Zelenski shkarkon ministrin dhe shefin e shtabit

23:19 - 21/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com