GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Erdhi në Shqipëri për të ulur dënimin, “Zoti i drogës” çohet prapë në Itali

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Erdhi në Shqipëri për të ulur dënimin, “Zoti i drogës” çohet prapë në Itali
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Alket Hatia i cilësuar ndryshe si “Zoti i Drogës” pritet që të ekstradohet drejt Italisë. Ministri i Drejtësisë ka firmosur ekstradimin e tij drejt vendit fqinj.

Hatia, i njohur ndryshe si “Zot i drogës”, ka reaguar pas vendimit të ministrit të drejtësisë, Ulsi Manja, i cili firmosi lejen për ekstradimin e tij drejt Italisë.

Hatia, ka thënë për gazetaren Klodiana Lala, se ky vendim është turp për drejtësinë shqiptare.

Ai pohon më tej se kishte besim te institucionet, konkretisht te ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ndërsa shton se me këtë vendim është bërë ‘kurban’.

“I nderuar ministër kisha shumë shpresë tek drejtësia juaj shpresoja, që familja ime do gjente qetësi meqë kemi një ministër të drejte! Por drejtësia lë për të dëshiruar mesa shoh…Familja ime qenka vetëm në dorë të të madhit Zot. Ky është turp i drejtësisë shqiptare. Më bënë kurban, që fëmijët e tyre të jetojnë në komoditet”, thotë Hatia.

Hatia u arrestua për herë të parë në vitin 2008 me kërkesë të autoriteteve italiane, pasi akuzohej se ishte pjesë e një organizate kriminale në drejtim të trafikimit të qindra kilogramëve heroinë në Itali. Çështja u transferua në Shqipëri për gjykim, ku pas shqyrtimit nga Gjykata e Krimeve të rënda, Hatija u dënua me 10 vjet e 8 muaj burg, dënim të cilin e kreu të plotë në Shqipëri. Kujtojmë se Gjykata e Durrësit rrëzoi kërkesën për ekstradimin e Alket Hatisë në Itali në datë 5 mars të vitit 2018, duke argumentuar se Hatia e ka kryer dënimin 16 vite në Shqipëri për të njëjtat vepra penale që akuzohet në Itali.

Vendimi

Në mars të vitit 2018 Gjykata e Durrësit ka refuzuar kërkesën e prokurorisë për ekstradimin e Alket Hatisë drejt vendit fqinj, i etiketuar në mediat italiane si “Zoti i drogës”. Kjo kërkesë u refuzua nga gjykata me argumentin se është e njëjta çështje për të cilën Hatija është dënuar edhe në Shqipëri. Më konkretisht, gjyqtari Paulin Cera deklaroi se nuk lejohet ekstradimi, kur një pjesë e veprave penale janë kryer në Shqipëri. Gjykata e Durrësit shpjegoi se Hatija e ka kryer dënimin në Shqipëri pasi është dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda për të njëjtën vepër penale që është dënuar dhe nga drejtësia italiane me 16 vite burg. Ai ka qëndruar në burg nga viti 2008 deri në 2014. 44-vjeçari ka përfituar ulje dënimi për shkak të gjykimit të shkurtuar dhe amnistive të ndryshme që ka përfituar në kohën kur ka qenë në burg. Gjithashtu ai pranoi dhe kërkesën e avokatit të tij mbrojtës, se Hatija e kishte kryer njëherë dënimin për të cilin ai do të ekstradohej. Ai akuzohet se që nga janari i vitit 2003 deri në mars të 2004 ka trafikuar në qytetin e Milanos rreth 350 kilogramë heroinë dhe 190 kg kokainë me vlerë rreth 40 milionë euro. Hatija jetonte në një vilë me bunker në zonën e Beratit, ndërkohë që lëvizte gjatë gjithë kohës i shoqëruar nga persona të armatosur. Bëhet me dije se Hatija ishte një trafikant i “pastër”, pasi nuk prekte asnjë gramë lënde narkotike, por se falë celularëve, të cilët i përdorte një herë dhe i flakte, trafikonte “male” me drogë. Ndaj tij, Gjykata e Apelit në Itali në shtator të vitit 2015 ka dhënë dënimin me 20 vjet burgim.

Etiketa: Alket HatiaekstradimKryesore1

Lajme të lidhura

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten
Aktualitet

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
I kërkoi Ramës të hapë krahun, Spiropali njofton bllokimin e llogarisë në Facebook pas shkrimeve kritike ndaj mazhorancës
Aktualitet

I kërkoi Ramës të hapë krahun, Spiropali njofton bllokimin e llogarisë në Facebook pas shkrimeve kritike ndaj mazhorancës

21:55 - 20/10/26
Para
Kushi: Nuk mund të grumbullohen te mësuesia ata që mbeten pa të drejtë studimi

Kushi: Nuk mund të grumbullohen te mësuesia ata që mbeten pa të drejtë studimi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com