GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Erdhi nga Amerika për të investuar në Shqipëri, denoncimi që rrëzon propagandën e Ramës

21:29 - 04/11/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Erdhi nga Amerika për të investuar në Shqipëri, denoncimi që rrëzon propagandën e Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shpeshherë keni dëgjuar Kryeministrin Edi Rama që u kërkon shqiptarëve kudo në Botë të kthehen dhe të investojnë në Shqipëri. Në jo pak raste keni parë Edi Ramën që shfaqet në bujtina e ferma dhe flet për suksesin, për mbështetjen që Qeveria u ka siguruar investitorëve, por edhe për klimën e mirë që ofron vendi në raport me investimet.

Por denoncimi i një qytetari që është kthyer në Shqipëri pasi qëndroi 20 vjet në Shtetet e Bashkuara, rrëzon të gjithë propagandën që Kryeministri dhe pas tij ministrat kanë ngritur në tërë këto vite.

Nikolin Shqau u kthye në Shqipëri për të investuar në Shllak, në vendin e të parëve të tij. Nikolini nuk shkoi për të investuar në zonat preferenciale, as ka aplikuar për status të investitorit strategjik. Ndoshta edhe mund të përfitonte nëse do të aplikonte, por ai ka zgjedhur që kursimet e jetës së tij t’i investojë në një zonë që sot është e braktisur.

Ndoshta pas këtij denoncimi, në vendin ku Nikolini po investon mund të shfaqen një nga një zyrtarët, nga Kryeministri e me rradhë, si një çetë e vogël, në fund të së cilës, mund të rreshtohen zyrtarët e OSHEE që sot e mësojnë se si të vjedhë energjinë.

“Kam jetuar prej 20 vitesh në Amerikë dhe kam investuar këtu të gjithë të ardhurat e mia që kam fituar gjatë jetës teme. i kam investuar në Shllak. Këtu kam ndërtuar një stallë me lopë dhe viça”, thotë ai për Euronews Albania.

Prej 3 vitesh po ndërton në këtë zonë një fermë, e cila më pas do të shërbejë për të pritur turistë të shumtë dhe për të zhvilluar të gjithë zonën, por mungesa e energjisë elektrike, po e bën këtë investim pothuajse të pamundur .

“Mund të jenë individë që nuk e duan zhvillimin e zonës pasi unë jam që Shllaku të njihet jo vetëm për hashash, por dhe për agroturizën dhe turizëm.
Ne nuk kemi dritë elektrike. Në fakt në kohën e Enver Hoxhës kanë qenë dritat por gjatë revolucionit që ndodhi në 97’ në Shqipëri, dritat u hoqën dhe njerëzit ikën prej zonës. Kanë hequr shtyllat”, tha ai.

Pasi u interesua pranë OSHEE, përgjigjja që ju dha fermerit ishte “ të shkelë“ ligjin.

“Kam shkuar te OSHEE dhe i kam kërkuar për të vendos dritat dhe ata më kanë thënë “ bani vetë” sepse në hartë është e rregjistruar që ju i keni dritat atje
Unë mendoj se ata kërkojnë lekë. Unë ngaqë nuk i paguaj bashkisë kërkujt në mënyrë absolute ata më thonë “shko lidhi dritat vetë”. Unë jam biznes nuk kam si t’i lidh dritat vetë pasi po shkova dhe i lidha dritat vetë në mënyrë ilegale, mua më penalizojnë si biznes.”- tha ai.

Pavarësisht këtyre vështirësive, fermeri po vijon punën për të ndërtuar femrmën e tij me shpresën se një ditë shteti do të vendos të zhvillojë elementet më bazik të jetës në Shllak, rrugën dhe energjinë elektrike.

Euronews Albania kontaktoi me OSHEE në lidhje me këtë problematikë, por ende nuk ka një përgjigje zyrtare nga ky institucion.

Etiketa: DenoncimiKryesore1shllakShqiptari

Lajme të lidhura

Gati amnistia penale, ministri i Drejtësisë: Ja kategoritë që përfitojnë ulje dhe lirim nga burgu
Aktualitet

Gati amnistia penale, ministri i Drejtësisë: Ja kategoritë që përfitojnë ulje dhe lirim nga burgu

18:17 - 28/12/25
Përplasi për vdekje këmbësoren në Qafë Thanë, arrestohet 31-vjeçari
Aktualitet

Përplasi për vdekje këmbësoren në Qafë Thanë, arrestohet 31-vjeçari

17:39 - 28/12/25
SPAK gjurmon pasuritë e Ergys Agasit, pjesë e grupit kriminal të AKSHI-t
Aktualitet

SPAK gjurmon pasuritë e Ergys Agasit, pjesë e grupit kriminal të AKSHI-t

17:18 - 28/12/25
Para
Tentoi të puthte në buzë homologen gjermane, “kryqëzohet” ministri kroat

Tentoi të puthte në buzë homologen gjermane, "kryqëzohet" ministri kroat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kurti shpall fitoren në zgjedhje: Fitoi populli i Kosovës dhe Republika! Ftoj partitë opozitare për bashkëpunim në Kuvend
Breaking Views

Kurti shpall fitoren në zgjedhje: Fitoi populli i Kosovës dhe Republika! Ftoj partitë opozitare për bashkëpunim në Kuvend

22:51 - 28/12/25

Kreu i LVV-së, Albin Kurti, shpalli fitoren në zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe tha se kjo është fitorja “më e...

Lexo më shumë
Vetëvendosja me 50% të votave, drejt bërjes vetëm të qeverisë, kreu i LDK uron Kurtin dhe paralajmëron dorëheqjen

Vetëvendosja me 50% të votave, drejt bërjes vetëm të qeverisë, kreu i LDK uron Kurtin dhe paralajmëron dorëheqjen

22:39 - 28/12/25
“Poshtë qeveria!”, dalin pamjet e protestës së qytetarëve, prishin festën e Bashkisë së Vlorës

“Poshtë qeveria!”, dalin pamjet e protestës së qytetarëve, prishin festën e Bashkisë së Vlorës

22:21 - 28/12/25
Dinamo fiton superkupën, mund me përmbysje Egnatian në Arenën Kombëtare dhe merr trofeun (video)

Dinamo fiton superkupën, mund me përmbysje Egnatian në Arenën Kombëtare dhe merr trofeun (video)

21:57 - 28/12/25
Numërohen mbi 73 për qind të votave, LVV-së arrin 50.24%, LDK dhe PDK në rënie

Numërohen mbi 73 për qind të votave, LVV-së arrin 50.24%, LDK dhe PDK në rënie

21:07 - 28/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com