GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Erdogan nga Tirana: Shpresoj të vazhdojmë luftën kundër gylenistëve

14:41 - 10/10/24
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Erdogan nga Tirana: Shpresoj të vazhdojmë luftën kundër gylenistëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shpallja luftë organizatës FETO (gylenistët) ishte një ndër mesazhet që Presidenti turk Rexhep Erdogan dha nga kryeministria në Tiranë, në deklaratën e përbashkët për mediat krah kryeministrit Edi Rama.

“Ne diskutuam edhe çështjen e luftës së përbashkët kundër organizatave terroriste, veçanërisht kundër FETO-s me mikun rim të dashur kryeministër, zotin Rama. Shpresojmë që ta vazhdojmë luftën tonë kundër organizatave terroriste në mënyrë efektive përmes vendimeve që ne kemi marrë sot”, tha Erdogan.

Presidenti turk foli edhe për Xhaminë e Namzgjasë, e financuar nga qeveria turke, në inaugurimin e së cilës pritet të marrë pjesë më vonë gjatë ditës.

“Përsëri sot me mikun tim të dashur, zotin Rama do të hapim xhaminë e Namazgjasë e cila është dhuratë e popullit turk për motrat dhe vëllezërit e tyre myslimanë në Shqipëri, më mbështetjen e entit tonë të çështjeve fetare dhe fondacionit tonë fetar, Diyanet. Falënderoj të gjithë ata që kontribuuan në këtë proces. Kjo vepër e shquar, xhamia më e madhe në Ballkan do të jetë një vend adhurimi ku do të lulëzojë ndjenja e paqes dhe unitetit, vlerat supreme të islamit”, tha ai.

Erdogan u shpreh se në takimin me Ramën u diskutua edhe për bashkëpunimin në trageti apo në fushën e Shëndetësisë me spitalin e Fierit. Ai shtoi se Turqia do të ofrojë mbështetje për nevojat e forcave të armatosura me Shqipërinë në fushën e pajisjeve dhe trajnimeve ushtarake.

Erdogan përmendi edhe luftën në Lindjen e Mesme, duke theksuar se Iraeli po bën gjenocid në Gaza.

“Me zotin kryeministër shkëmbyem edhe ide për çështje globale dhe rajonale. Ne ndjekim me admirim përpjekjet e Shqipërisë për vendosjen e paqes dhe stabilitetit si në rajonin tonë ashtu edhe në arenën ndërkombëtare. Mizoritë izraelite në territoret e pushtuara palestineze, veçanërisht në Gaza dhe Liban ishin ndër pikat prioritare të agjendës së takimit tonë. Unë ndava pikëpamjet tona për agresionet e qeverisë Netanyahu të cilat shkojnë përtej fushëveprimit rajonal dhe tani janë bërë një kërcënim për rendin global. Gjenocidi që po vazhdon prej 1 viti në Gaza është turpi i përbashkët i të gjithë njerëzimit. Për këtë arsye ne si komunitet ndërkombëtar duhet të bëjmë çmos për të siguruar një armëpushim të përhershëm, për të ofruar ndihma humanitare dhe për të bërë presionin e nevojshëm mbi Izraelin. Unë sinqerisht besoj se Shqipëria do të bëjë pjesën e saj në këtë drejtim”, tha ai.

Para deklaratës, mes ministrave të dy vendeve, Shqipërisë dhe Turqisë, u firmosën 3 marrëveshje bashkëpunimi. Një ndër marrëveshjet e nënshkruara është deklarata e synimit mbi bashkëpunimin në fushën e sigurimeve në bujqësi. Marrëveshja tjetër e firmosur është protokolli për Hapjen e Degës, Njësisë Akademike, Programeve të Studimit nga Universiteti Teknik i Stambollit në Shqipëri. Po ashtu, mes dy vendeve u nënshkrua memorandumi i mirëkuptimit për bashkëpunim në fushën e marrëdhënieve me publikun dhe komunikimin.

Lexo edhe:

Rama falenderon Erdoganin në turqisht, konfirmon faljen e dronëve dhe hapjen e shkollës turke në Tiranë

Etiketa: Edi RamaErdoganKryesore1

Lajme të lidhura

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji
Breaking Views

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

13:31 - 01/02/26
Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë
Aktualitet

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës
Aktualitet

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26
Para
Rama falenderon Erdoganin në turqisht, konfirmon faljen e dronëve dhe hapjen e shkollës turke në Tiranë

Rama falenderon Erdoganin në turqisht, konfirmon faljen e dronëve dhe hapjen e shkollës turke në Tiranë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji
Breaking Views

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

13:31 - 01/02/26

Prej më shumë se një muaji, banorët e lagjeve Cfakë, Manalat i Parë dhe Manalat i Dytë në Gjirokastër jetojnë...

Lexo më shumë
Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26
(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

12:36 - 01/02/26
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26
Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

11:59 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com