GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Erdogan paralajmëron referendum për shaminë e kokës

18:35 - 02/11/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Erdogan paralajmëron referendum për shaminë e kokës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se partia e tij mund të mbajë referendum për amendamente kushtetuese që do të mbronin të drejtën e grave për të mbajtur shami të kokës. Partia Drejtësi dhe Zhvillim (AK) e Erdoganit u takua me partitë opozitare për këtë çështje, teksa subjektet politike po tentojnë të marrin mbështetjen para zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale që mbahen në qershorin e vitit 2023. Sipas sondazheve, mbështetja për Qeverinë e Erdoganit është duke rënë.

Sondazhet e tjera tregojnë se pak turq e shohin shaminë e kokës si çështje debati, ndërkaq kritikët dhe opozita thanë se caku i vërtetë i ndryshimeve kushtetuese është komuniteti LGBT+. Shamia e kokës më herët ka qenë burim i ndasive të mëdha në Turqinë me popullsi myslimane, por që është shtet sekular. Por, kjo çështje ka nxitur kundërthënie pas reformave të ndërmarra gjatë qeverisjes 20-vjeçare të partisë me rrënjë islamike të Erdoganit.

Megjithatë, partia sekulariste CHP, për një kohë të gjatë ka kundërshtuar veshjen e shamisë së kokës në Parlament dhe në institucionet publike, duke rikthyer muajin e kaluar debatin për të drejtën e shamisë.

Në përgjigje, Erdogan propozoi reforma kushtetuese për këtë çështje, së bashku me disa masa për mbrojtjen e familjes nga ata që ai i quan “trendë perversë”, që duket se kanë për cak ligjet për martesat mes gjinisë së njëjtë nëpër botë.

Presidenti Erdogan tha se referendumi mund të mbahet nëse ndryshimet nuk marrin mbështetjen e 360 deputetëve në Parlamentin prej 600 ulësesh. Partia e tij dhe aleatët nacionalistë kanë së bashku 334 deputetë.

“Ne jemi të gatshëm të marrin hapa të tjerë, përfshirë referendumin”, tha Erdogan para Parlamentit. Më 2 nëntor, Partia AK u takua me tri partitë opozitare dhe subjekti më i madh opozitar, Partia Popullore Republikane (CHP), tha se nuk do të mbështesë ndryshimet.

Etiketa: ErdoganReferendumshamia

Lajme të lidhura

Breshëri i fortë godet aeroportin e Romës, shtyhen dhe anulohen fluturime
Botë

Breshëri i fortë godet aeroportin e Romës, shtyhen dhe anulohen fluturime

20:45 - 12/03/26
Izraeli bombardon centralin bërthamor të Iranit
Botë

Izraeli bombardon centralin bërthamor të Iranit

14:29 - 12/03/26
Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi
Botë

Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi

22:54 - 10/03/26
Para
Zgjedhjet për forumin e gruas, Pack: Basha të respektojë statutin

Paralajmëron ish-eurodeputetja: Politikanë të tjerë ‘non grata’ në Shqipëri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 13 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:25 - 13/03/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 83 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
‘Prit t’i çoj fjalën atij k*rvës që kërcënon…’, dalin përgjimet mes Ballukut dhe Berberit

300 apartamentet e Belindës/ Del sms nga dosja, Balluku-Berberit: Më bëj pasqyrën sa apartamente ke shitur!

08:07 - 13/03/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Mars 2026

07:49 - 13/03/26
E marta ditë e butë pranverore, parashikimi i motit për 10 mars 2026

Parashikimi i motit për sot, 13 Mars 2026

07:47 - 13/03/26
Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com