GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Erdogan: Xhamia e Namazgjasë, vepër madhështore për shqiptarët dhe gjithë myslimanët në Ballkan

në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Erdogan: Xhamia e Namazgjasë, vepër madhështore për shqiptarët dhe gjithë myslimanët në Ballkan
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Duke marrë fjalën gjatë inaugurimit të Xhamisë së Namazgjasë, Presidenti Erdogan tha se  kjo vepër është për shqiptarët dhe myslimanët në Ballkan

“Në emrin e Allahut, i nderuar kryeministër i Shqipërisë, Edi Rama, miku im i çmuar. Të dashur vëllezërit dhe motrat e mi shqiptar, më lejoni t’ju falënderoj përzemërsisht me ndjenjat e mia të thella. Sot jam entuziast dhe i lumtur që jam këtu së bashku me juve dhe për këtë arsye gjithsecilin nga ju dua ta falënderoj për këtë emocion që më dhuruat. Jam shumë me fat sot që ndodhem në këtë ambient të shenjtë, i lutem Allahut për xhaminë e Namasgjasë, themelet e saj i hodhëm në 2015, për shqiptarët dhe myslimanët në Ballkan.

Dëshiroj të shpreh konsideratën, mirënjohjen dhe falënderimet e mia më të thella për Ramën dhe gjithë shqiptarët që kanë kontribuar në realizimin e kësaj vepre madhështore. Xhamia e Namagjasë, tashmë do zëri vendin e saj në kujtimet tona që i kanë rrënjët shumë të thella, duke tejkaluar 6 shekuj. Xhaminë e madhe e kemi projektuar si strukturë që në brendësinë e saj mbart vlera që nga lashtësia, deri te teknologjia që është përdorur gjatë ndërtimit”, tha Erdogan.

Presidenti turk, Erdogan gjatë fjalës së tij në ceremoninë e inaugurimit të xhamisë së Namazgjsë theksoi se ky objekt është simbol i miqësisë dhe i solidaritetit mes dy vendeve.

“Xhamia është ndërtuar jo vetëm si një objekt kulti, ibadeti dhe adhurimi, por është multifunksional për të cilët do t;u shërbejë besimtarëve, kompleks social ka salla konferencash, bibliotekë, dhoma studimi, ashensorë për ata me aftësi të kufizuar. Xhamia do të jetë simbol i miqësisë, vëllazërisë dhe i solidaritetit mes nesh.

Në mesin tuaj dua të përgëzoj të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë vepër që do të mahnisë të gjithë ata që e shikojnë, sidomos me qetësi shpirtërore. Kanë dhënë një shembull për mbarë komunitetin ndërkombëtar në goditjen nga tërmeti. Njëra nga veprat më bazike të këtij solidariteti shumë të sinqertë ka qenë spitali i ndërtuar në qytetin e Fierit, si dhe rezidencat e ndërtuara në qytetin e Laçit. Xhami ekziston në qendër të civilizimit dhe themelet e qytetërimit”, u shpreh Erdogan.

Pas fjalimit në ceremoninë e inaugurimit të xhamisë së Namazgjasë, kryeministri Rama shkoi dhe përqafoi presidentin turk Erdogan.

Rama në fjalim falënderoi Erdogan për ndihmën e madhe të dhënë për ndërtimin e kësaj xhamie.

Rama e çmoi presidentin turk si mik dhe popujt shqiptarë e turq si vëllezër.

gijotina.com/

Etiketa: Rexhep Tajip Erdoganxhamia e Namazgjasë

Lajme të lidhura

Marta Kos: BE nuk po i mbyll sytë rreth situatës në Shqipëri, qeveria të dialogojë me protestuesit
Breaking Views

Marta Kos: BE nuk po i mbyll sytë rreth situatës në Shqipëri, qeveria të dialogojë me protestuesit

20:00 - 10/11/26
Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias
Breaking Views

Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias

19:27 - 10/11/26
Rama sulmon protestuesit nga Parisi: Një numër i vogël përshkallëzoi në dhunë, opozita fshihet pas të rinjve të radikalizuar
Breaking Views

Rama sulmon protestuesit nga Parisi: Një numër i vogël përshkallëzoi në dhunë, opozita fshihet pas të rinjve të radikalizuar

19:05 - 10/11/26
Para
Punonte në “fermë bari”, shqiptari dënohet me 30 muaj burg

Punonte në "fermë bari”, shqiptari dënohet me 30 muaj burg

Discussion about this post

TË FUNDIT

Marta Kos: BE nuk po i mbyll sytë rreth situatës në Shqipëri, qeveria të dialogojë me protestuesit
Breaking Views

Marta Kos: BE nuk po i mbyll sytë rreth situatës në Shqipëri, qeveria të dialogojë me protestuesit

20:00 - 10/11/26

 Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Marta Kos, ka reaguar lidhur me situatën në Shqipëri dhe protestat kundër çështjeve mjedisore,...

Lexo më shumë
Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias

Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias

19:27 - 10/11/26
Rama sulmon protestuesit nga Parisi: Një numër i vogël përshkallëzoi në dhunë, opozita fshihet pas të rinjve të radikalizuar

Rama sulmon protestuesit nga Parisi: Një numër i vogël përshkallëzoi në dhunë, opozita fshihet pas të rinjve të radikalizuar

19:05 - 10/11/26
Frikë nga protesta, Rama do ta mbledhë Asamblenë Kombëtare të PS-së në një hotel buzë detit, zbardhet mesazhi

Frikë nga protesta, Rama do ta mbledhë Asamblenë Kombëtare të PS-së në një hotel buzë detit, zbardhet mesazhi

18:51 - 10/11/26
Të premten mbërrin stuhia “Charles”, Shqipëria në alarm për reshje të dendura dhe erëra 80 km/orë

Të premten mbërrin stuhia “Charles”, Shqipëria në alarm për reshje të dendura dhe erëra 80 km/orë

18:33 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com