GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Erdogan zbardh takimin me Putin: Kjo është ajo që kërkon Rusia…

Presidenti turk shprehu shpresën se do të gjendet një zgjidhje me drithërat në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara

14:08 - 05/09/23
në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Erdogan zbardh takimin me Putin: Kjo është ajo që kërkon Rusia…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti turk, Tajip Erdogan tha se Siria nuk po jep një qasje pozitive për normalizimin e marrëdhënieve me Turqinë, dhe se presidenti Bashar al-Assad nuk po merr asnjë rol, njoftuan sot mediat turke.

Duke folur me gazetarët në avionin e tij që kthehej nga bisedimet me presidentin rus Vladimir Putin në Soçi, Erdogan tha se normalizimi ishte i mundur, nëse arrihej përparim në luftën kundër terrorizmit, si dhe në kthimin e sigurt dhe vullnetar të refugjatëve dhe në procesin politik.

“Ne kemi parë përfitimet e dialogut që kemi vendosur mbi bazën e respektit të ndërsjellë, si në marrëdhëniet tona dypalëshe, ashtu edhe në nivel rajonal dhe global. Shembulli më i mirë është nisma e Detit të Zi, e cila ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në luftimin e krizës globale të ushqimit. 

Rigjallërimi i iniciativës është një çështje prioritare për të gjithë botën. Ne jemi në kontakt të ngushtë me Kombet e Bashkuara për këtë çështje. Siç e dini tashmë, ne kemi Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara këtë muaj. Atje do të kemi përsëri takime me Guterres dhe do të diskutojmë për këto çështje”, shtoi presidenti turk, duke iu referuar marrëveshjes së grurit.

Në fakt, Erdogan iu kundërvu edhe kërkesave të Moskës për t’u kthyer në marrëveshje, duke thënë: 

“Rusia ka dy kërkesa specifike. Njëra është lidhja e bankës ruse bujqësore Ziraat Bank me sistemin SWIFT. Aktualisht, bankat ruse janë jashtë sistemit SWIFT për shkak të sanksioneve. Siç e dini, ky vend eksporton 120-130 milionë tonë drithë në vit. Kështu ata duan të mbledhin paratë për grurin që shesin. 

Së dyti, ata duan që anijet që përdoren për transport të jenë të siguruara. Anijet duhet të jenë të siguruara për të transportuar mallra në portet evropiane ose të tjera. Për shkak të sanksioneve, kompania e sigurimeve me bazë në Mbretërinë e Bashkuar nuk i siguron anijet.”

Etiketa: ErdoganMarreveshja e gruritPutintakimi

Lajme të lidhura

12-vjeçarja dyshohet se u abuzua nga njerku, e ëma i del në mbrojtje partnerit
Aktualitet

12-vjeçarja dyshohet se u abuzua nga njerku, e ëma i del në mbrojtje partnerit

11:23 - 29/01/26
Maliqi në SPAK: Kam bërë 11 kallëzime, Salillari nuk hetohet se leku e hedh ujin përpjetë
Aktualitet

Maliqi në SPAK: Kam bërë 11 kallëzime, Salillari nuk hetohet se leku e hedh ujin përpjetë

11:03 - 29/01/26
Mafia shqiptare bën kërdinë në Itali! Si po depërtojnë baronët e drogës pa miratimin e Cosa Nostra-s
Aktualitet

Mafia shqiptare bën kërdinë në Itali! Si po depërtojnë baronët e drogës pa miratimin e Cosa Nostra-s

10:24 - 29/01/26
Para
Mblodhi deputetët, Bardhi: Ja hapat e parë që do të ndërmarrim

Mblodhi deputetët, Bardhi: Ja hapat e parë që do të ndërmarrim

Discussion about this post

TË FUNDIT

12-vjeçarja dyshohet se u abuzua nga njerku, e ëma i del në mbrojtje partnerit
Aktualitet

12-vjeçarja dyshohet se u abuzua nga njerku, e ëma i del në mbrojtje partnerit

11:23 - 29/01/26

Në Gjirokastër ka shpërthyer një skandal i rëndë, ku një 12-vjeçare dyshohet se është abuzuar seksualisht nga bashkëjetuesi i së...

Lexo më shumë
Maliqi në SPAK: Kam bërë 11 kallëzime, Salillari nuk hetohet se leku e hedh ujin përpjetë

Maliqi në SPAK: Kam bërë 11 kallëzime, Salillari nuk hetohet se leku e hedh ujin përpjetë

11:03 - 29/01/26
Mafia shqiptare bën kërdinë në Itali! Si po depërtojnë baronët e drogës pa miratimin e Cosa Nostra-s

Mafia shqiptare bën kërdinë në Itali! Si po depërtojnë baronët e drogës pa miratimin e Cosa Nostra-s

10:24 - 29/01/26
Me kë do futesh në BE, Edi? Me një popull që s’është më këtu?

Përmasa alarmante e emigracionit, Shqipëria kryeson listën e vendeve që kanë më shumë shtetas në BE

10:15 - 29/01/26
Tabaku: Korporata e Investimeve, rrezik për pronat publike, vepron pa kontroll

Tabaku: Qeveri e medaljeve të kota, kolapsi digjital po zhyt biznesin në krizë

09:44 - 29/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com