GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Erdogan ka një thirrje për turqit pas rënies së lirës

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Erdogan ka një thirrje për turqit pas rënies së lirës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, tha të premten se turqit duhet t’i mbajnë të gjitha kursimet në lira dhe se paqëndrueshmëria e fundit e shkallës së këmbimit është kryesisht nën kontroll, pasi lira ra në masë të ndjeshme në dy muajt e fundit.

“Dua që të gjithë qytetarët e mi t’i mbajnë kursimet në paratë tona, t’i menaxhojnë të gjitha bizneset e tyre me paratë tona dhe e rekomandoj këtë”, tha presidenti turk në një fjalim që e mbajti në Stamboll. “Të mos e harrojmë këtë: përderisa ne nuk i marrim paratë tona si pikë referimi, jemi të dënuar që të përmbytemi. Lira turke, paraja jonë, kjo është ajo me të cilën do të shkojmë përpara. Jo me këtë valutë të huaj, me atë valutë të huaj”, shtoi ai.

Duke iu drejtuar një grupi biznesor, Erdogani gjithashtu u bëri thirrje turqve që t’i sjellin kursimet e arit në sistemin bankar dhe e përsëriti qëndrimin e tij se shkalla e interesit është duke e shkaktuar inflacionin, shkruan Reuters, përcjell Gazeta Express.

“Për ca kohë, kemi qenë duke e zhvilluar betejën e mbrojtjes së lirës turke nga cikli i shkallës së lartë të interesit dhe inflacionit të lartë dhe për vendosjen e saj në rrugën e rritjes përmes investimeve, punësimit, prodhimit, eksporteve dhe tepricës së tanishme të llogarive”, tha presidenti turk.

“Shkalla e interesit poshtë, shkalla e interesit lart. Miqtë e mi, ju lus që ta largojmë këtë nga librat tanë. Shkalla e interesit i bën të pasurit më të pasur e të varfrit më të varfër”, shtoi ai.

Lira shënoi rënie te vlerës për të pestën ditë radhazi të premten, duke e dobësuar edhe më shumë rritjen e madhe të javës së kaluar. Kriza e valutës është nxitur nga vendimi i Bankës Qendrore për ta ulur shkallën e interesit, pas trysnisë së Presidentit Rexhep Erdogan në përpjekje për t’i rritur eksportet dhe huadhënien.

Etiketa: Erdoganlira turke

Lajme të lidhura

BE paralajmëron përsëri qytetarët: Përgatituni të mbijetoni 72 orë pa ndihmën e autoriteteve
Botë

BE paralajmëron përsëri qytetarët: Përgatituni të mbijetoni 72 orë pa ndihmën e autoriteteve

15:29 - 14/11/26
SHBA rihap hapësirën ajrore, por kaosi në aeroporte vijon, mijëra pasagjerë të bllokuar
Botë

SHBA rihap hapësirën ajrore, por kaosi në aeroporte vijon, mijëra pasagjerë të bllokuar

08:40 - 14/11/26
Alarm në SHBA, ndalohet nisja e të gjithë avionëve pas problemeve në sistemin e kontrollit ajror
Botë

Alarm në SHBA, ndalohet nisja e të gjithë avionëve pas problemeve në sistemin e kontrollit ajror

23:25 - 13/11/26
Para
Hynë në një banesë dhe vodhën armë e florinj, arrestohen tre të rinj në Vlorë

Hynë në një banesë dhe vodhën armë e florinj, arrestohen tre të rinj në Vlorë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Institucionet përdoren për gjoba dhe shantazhe”, Spiropali shpërthen ndaj Ballukut: Na vijnë deri në dyert e familjeve!
Breaking Views

“Institucionet përdoren për gjoba dhe shantazhe”, Spiropali shpërthen ndaj Ballukut: Na vijnë deri në dyert e familjeve!

23:20 - 14/11/26

Deputetja socialiste Elisa Spiropali ka bërë deklarata të forta gjatë fjalës së saj në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku...

Lexo më shumë
Përvetësuan 44 mijë m² tokë për park fotovoltaik në Fier, në qeli drejtori i spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë

Përvetësuan 44 mijë m² tokë për park fotovoltaik në Fier, në qeli drejtori i spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë

22:50 - 14/11/26
Deklarata tronditëse në Asamblenë e PS-së, Majko flet për 1 mijë orë filmime: Dorëhiquni para se të dalin!

Deklarata tronditëse në Asamblenë e PS-së, Majko flet për 1 mijë orë filmime: Dorëhiquni para se të dalin!

22:48 - 14/11/26
E shtunë tragjike në akset rrugore, tre jetë të humbura dhe pesë të plagosur brenda pak orësh nga aksidentet

E shtunë tragjike në akset rrugore, tre jetë të humbura dhe pesë të plagosur brenda pak orësh nga aksidentet

22:20 - 14/11/26
Asllani nuk bën llogari: Na duhen tri pikët, objektivi është vetëm fitorja!

Asllani nuk bën llogari: Na duhen tri pikët, objektivi është vetëm fitorja!

22:00 - 14/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com