GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rama e paralajmëroi, ERE njofton rritjen e çmimit të energjisë elektrike në nëntor

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Nga sot Kosova nis kufizimet e energjisë elektrike, autoritetet: Nuk kemi mundësi të…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Enti Rregullator i Energjisë ka njoftuar sot përmes një deklarate për mediat se në muajin nëntor dhe dhjetor, do të aplikohet çmimi 44 lekë për kilovat mbi fashën 800 KW.

“Për të gjithë konsumatorët familjarë që furnizohen nga Shërbimi Universal (FSHU sh.a.). ERE ka detyrimin të reflektojë çmimet e energjisë së konsumatorëve fundorë të shërbimit universal, kostot e furnizimit sipas kostove të burimit të sigurimit të energjisë.

Vendimi i Brodit të ERE-s nr. 242 datë 23.09.2022, i ndryshuar me vendimin e Bordit nr.254 datë 07.10.2022, qëndron në fuqi për muajt nëntor – dhjetor 2022, dhe këto çmime mbeten të aplikueshme, ashtu si përcaktuar në vendim, për periudhën 1 nëntor 2022 – 31 dhjetor 2022.

Siç theksuar dhe më parë nga vendimmarrja e ERE-s, çmimi i furnizimit me energji elektrike për konsumatorët që konsumojnë mbi fashën e konsumit 800 KW, do të mbetet objekt rishikimi periodik, bazuar në kërkesën FSHU sh.a., vendimet e Asamblesë së KESH sha, si dhe vlerësimet e ERE-s, nëpërmjet të cilave do të vlerësohen ndryshimet në çmimin e shitjes se energjisë elektrike për konsumatorët fundorë të shërbimit universal”, thuhet në deklaratën e  ERE.

Fasha e re do të prekë të gjitha familjet që harxhojnë më shumë se 800 kilovat orë energji elektrike në muaj. Këta të fundit do ta paguajnë me 44 lekë çdo kilovat të harxhuar mbi këtë kufi. Kjo deklaratë e ERE vjen pak kohë pasi qeveria vendosi në shtator për të mos e aplikuar atë nga tetori duke njoftuar se do të veprohej në varësi të situatës.

Por vetëm një ditë më vonë Rama paralajmëroi rritjen e energjisë në nëntor dhe tashmë që ERE njoftoi aplikimin e çmimit të ri, mbetët për t’u parë se cili do të jetë reagimi i qeverisë, pasi edhe më parë, ERE njoftoi për fashën e re në tetor, por qeveria ktheu vendimin mbrapsht duke treguar se kush e thotë fjalën e fundit.

Etiketa: energjiEREKryesore1Rama

Lajme të lidhura

E shtunë tragjike në akset rrugore, tre jetë të humbura dhe pesë të plagosur brenda pak orësh nga aksidentet
Aktualitet

E shtunë tragjike në akset rrugore, tre jetë të humbura dhe pesë të plagosur brenda pak orësh nga aksidentet

22:20 - 14/11/26
Aksident në Pogradec, kamionçina përplaset me barrierat anësore dhe përmbyset
Aktualitet

Aksident në Pogradec, kamionçina përplaset me barrierat anësore dhe përmbyset

14:58 - 14/11/26
Spiropali publikon platformën: Të ndajmë partinë nga shteti, të garantojmë zgjedhje të lira dhe luftë kundër korrupsionit
Aktualitet

Rama kërkoi përjashtimin e Elisa Spiropalit, Blendi Klosi: Vazhdon të jetë anëtare e PS

14:43 - 14/11/26
Para
Katër tendera pa garë/ Në mes të krizës, Sako harxhon 370 mln lekë për dritat në rrugica

Katër tendera pa garë/ Në mes të krizës, Sako harxhon 370 mln lekë për dritat në rrugica

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Institucionet përdoren për gjoba dhe shantazhe”, Spiropali shpërthen ndaj Ballukut: Na vijnë deri në dyert e familjeve!
Breaking Views

“Institucionet përdoren për gjoba dhe shantazhe”, Spiropali shpërthen ndaj Ballukut: Na vijnë deri në dyert e familjeve!

23:20 - 14/11/26

Deputetja socialiste Elisa Spiropali ka bërë deklarata të forta gjatë fjalës së saj në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku...

Lexo më shumë
Përvetësuan 44 mijë m² tokë për park fotovoltaik në Fier, në qeli drejtori i spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë

Përvetësuan 44 mijë m² tokë për park fotovoltaik në Fier, në qeli drejtori i spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë

22:50 - 14/11/26
Deklarata tronditëse në Asamblenë e PS-së, Majko flet për 1 mijë orë filmime: Dorëhiquni para se të dalin!

Deklarata tronditëse në Asamblenë e PS-së, Majko flet për 1 mijë orë filmime: Dorëhiquni para se të dalin!

22:48 - 14/11/26
E shtunë tragjike në akset rrugore, tre jetë të humbura dhe pesë të plagosur brenda pak orësh nga aksidentet

E shtunë tragjike në akset rrugore, tre jetë të humbura dhe pesë të plagosur brenda pak orësh nga aksidentet

22:20 - 14/11/26
Asllani nuk bën llogari: Na duhen tri pikët, objektivi është vetëm fitorja!

Asllani nuk bën llogari: Na duhen tri pikët, objektivi është vetëm fitorja!

22:00 - 14/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com