GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Ergest Dule dhuron tek “LALI” kontratën 125 MLN lekë me “Flamur të kuq”

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Ergest Dule dhuron tek “LALI” kontratën 125 MLN lekë me “Flamur të kuq”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qysh nga viti 2018, kompania LALI furnizon me karburant makinat e Bashkisë Konispol dhe çdo tender valvit “Flamurin e kuq” të shkeljeve.  Edhe kryetari i ri i bashkisë, Ergest Dule e ka të përzemërt “Lalin-n” dhe ia ka firmosur kontratën pa e diskutuar gjatë.

Për të plotësuar nevojat e makinës së tij dhe të mjeteve të stafit dhe shërbimeve, është njoftuar tenderi me objekt ‘BLERJE KARBURANTI’, më datë 14 maj 2024. Afati ishte vetëm 2 javë për paraqitjen e ofertave. Më datë 29 maj 2024, shihet se ka qenë vetëm një ofertë e dorëzuar nga operatori ekonomik ‘LALI’.

Ligji nuk e inkurajon që kjo garë të vazhdojë pasi ka mungesë konkurrence. Megjithatë, përsëritja e tenderit do të sillte të njëjtin rezultat, sepse asnjë kompani nuk ofrohet në këtë tender, përveç LALIT dhe një kompanie tjetër, qysh prej shumë vitesh. Pra, fituesi është i paracaktuar dhe i ditur qysh më parë.

Firma që u shpall, fituese pa garë, ka ofruar një fond sa vlera e fondit limit 125 milionë lekë. Kjo është një tjetër shkelje, por na tregon se edhe për fondin e tenderit ka “vendosur” vetë ‘  LALI, aq sa i është dashur.

Tenderi është vlerësuar nga Open Data Albania me “Flamur të kuq”, pasi analiza ka zbuluar risk korrupsioni.

Nuk ka asnjë të dhënë se si llogaritet fondi limit, sa makina ka bashkia Konispol dhe cili është konsumi i karburantit për secilën.

Me përjashtim të vitit 2018, ku shpenzimi është 79 milionë lekë, vitet e tjera është i njëjti fond i rritur i cili raportohet çdo vit, nga 125 deri në 130 milionë lekë. Me përmirësimin e rrugëve dhe blerjen e mjeteve të reja konsumi i karburantit duhet të ulej, por kryetari Dule nuk është shumë i interesuar për vogëlsira të tilla.

Sipas kontratës sasia e mallit që kërkohet përshkruhet “Përafërsisht 83 186 litra Gazoil 10ppm në varësi të çmimit në

Bursë”. Pra, duket sikur Lali ka marrë një çeka të bardhë ku i vendos vetë shifrat. Afatet e lëvrimit janë nga data e lidhjes së kontratës deri në 31 dhjetor 2024. Por, nëse nuk ështëtërhequr gjithë sasia në përfundim të kontratës, bashkia Konispol ka të drejtë ta tërheqë sasinë e mbetur gjatë vitit pasardhës.

 

Më poshtë është tabela e tenderëve të furnizimit me naftë, ku të pesta kontratat janë dhënë në mungesë të konkurrencës dhe mbajnë “Flamur të kuq”

Theksojmë se kompania “LALI” ka bërë një “pushim” 4 vjet duke mos e marrë këtë tender me kryetarin e kaluar dhe me ardhjen në post të Dules, rifilloi marrjen e kontratës së furnizimit të bashkisë me naftë.

 

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Ergest Duleernest duleKonispolVjedhje

Lajme të lidhura

Dritan Agolli nxin tenderin 2.5 miliardë lekë për “Rrugët e bardha”/ Lush Osmanit i jepen paratë e “100 fshatrave”, përdoren për asfalt elektoral
Breaking Views

Dritan Agolli nxin tenderin 2.5 miliardë lekë për “Rrugët e bardha”/ Lush Osmanit i jepen paratë e “100 fshatrave”, përdoren për asfalt elektoral

20:57 - 10/07/26
“Oktapodi” i tenderave/ Pa dorëzuar Stadiumin e Kamzës, Yzedin Bozhajt i jepen 2.3 MLD lekë për asfaltimin e Babrrusë
Breaking Views

“Oktapodi” i tenderave/ Pa dorëzuar Stadiumin e Kamzës, Yzedin Bozhajt i jepen 2.3 MLD lekë për asfaltimin e Babrrusë

22:55 - 08/07/26
Filo i Korçës i firmos mikut të Peleshit tenderin 4 MLD lekë për pastrimin/  Pse “Maksi i Plehrave” ia dhuroi punonjëses kompaninë?
Breaking Views

Filo i Korçës i firmos mikut të Peleshit tenderin 4 MLD lekë për pastrimin/ Pse “Maksi i Plehrave” ia dhuroi punonjëses kompaninë?

21:50 - 07/07/26
Para
Arsyet pse duhet të përdorim krem dielli edhe për flokët

Arsyet pse duhet të përdorim krem dielli edhe për flokët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vrasja e Aleksandër Koçekut në Shkodër, dyshohet për hakmarrje
Aktualitet

Vrasja e Aleksandër Koçekut në Shkodër, dyshohet për hakmarrje

22:43 - 11/07/26

Një atentat me armë zjarri tronditi mbrëmjen e së sotme Shkodrën, ku mbeti i vrarë Aleksandër Koçeku. Viktima u gjet...

Lexo më shumë
“Rama i quan protestuesit sorra e korba”/ Gazetari Osman Stafa: Jeni shqiponjat që po luftojnë për Shqipërinë ndryshe

“Rama i quan protestuesit sorra e korba”/ Gazetari Osman Stafa: Jeni shqiponjat që po luftojnë për Shqipërinë ndryshe

22:21 - 11/07/26
Gent Progni ironizon në protestë koncertin e Kanye West: Sot ishte rritur çmimi i sufllaqes

Gent Progni ironizon në protestë koncertin e Kanye West: Sot ishte rritur çmimi i sufllaqes

22:01 - 11/07/26
Publikohen formacionet zyrtare të çerekfinales Norvegji-Angli, Haaland sfidon Harry Kane

Publikohen formacionet zyrtare të çerekfinales Norvegji-Angli, Haaland sfidon Harry Kane

21:39 - 11/07/26
Zyrtare/ Paolo Maldini emërohet drejtor teknik i Italisë

Zyrtare/ Paolo Maldini emërohet drejtor teknik i Italisë

21:20 - 11/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com