GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

“Eriksen e presin ditë të bukura”, Duka i shkruan letër homologut danez

09:33 - 13/06/21
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
“Eriksen e presin ditë të bukura”, Duka i shkruan letër homologut danez
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

E gjitha bota e futbollit u shokua mbrëmë kur Christian Eriksen u rrëzua në fushë dhe u desh ndërhyrja e mjekëve që të shmangej tragjedia gjatë ndeshjes së Europianit mes Danimarkës dhe Finlandës, që po luhej në Kopenhagen. Për fat të mirë, futbollisti danez ndodhet në spital dhe tashmë gjendja e tij duket e stabilizuar.

Pas kësaj ngjarjeje, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i ka dërguar homologut të tij danez, Jesper Moller një letër ku i shpreh solidaritetin dhe urimin që futbollisti danez të kthehet sa më parë në jetën normale. Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar thekson se të gjithë mendimet tona janë me Eriksen me shpresën që ai të kthehet sa më parë në fushën e lojës.

“Me tronditje të thellë e përjetova atë moment kritik kur Christian Eriksen bëri që e gjithë bota të mbante frymën nga ankthi dhe në të njëjtën kohë duke na bërë të gjithë bashkë në lutjet tona për ta kthyer gjendjen e tij në normalitet.

Ndihem i emocionuar për forcën e pabesueshme që ai shfaqi për të luftuar për jetën e tij, për t’i rikthyer paqen e brendshme familjes së tij dhe të gjithë tifozëve të përlotur në stadium dhe padyshim për gjithë komunitetin e futbollit. Sot ne qëndrojmë të gjithë të bashkuar dhe të solidarizuar me lojtarin, besimplotë se ditët e bukura janë padyshim përpara.

Përsëri, personalisht dhe në emër të çdo futbolldashësi shqiptar, dua të shpreh inkurajimin tim dhe urimin më të sinqertë që Eriksen të kthehet sa më shpejt të jetë e mundur në normalitet për të gëzuar jetën dhe familjen e tij. Eriksen, mendimet tona janë me ty dhe të presim në fushën e blertë sa më parë!”, thekson Presidenti Duka në letrën dërguar presidentit të Federatës Daneze të Futbollit, Jesper Moller. 

Lajme të lidhura

Paraqitjet e Legjionarëve/ Laçi bëhet protagonist me gol dhe dy asiste, shënon edhe Uzuni
Sport

Paraqitjet e Legjionarëve/ Laçi bëhet protagonist me gol dhe dy asiste, shënon edhe Uzuni

11:30 - 13/04/26
Renditja, Vllaznia kryeson me diferencë, Tirana ndez motorët për mbijetesë
Breaking Views

Renditja, Vllaznia kryeson me diferencë, Tirana ndez motorët për mbijetesë

22:14 - 12/04/26
Manchester City hedh tutje Chelsean në Londër dhe kërcënon Arsenalin
Sport

Manchester City hedh tutje Chelsean në Londër dhe kërcënon Arsenalin

19:59 - 12/04/26
Para
Gara për kreun e PD, voton Edith Harxhi: Beteja ime fillon sot

Gara për kreun e PD, voton Edith Harxhi: Beteja ime fillon sot

TË FUNDIT

Rrëmbyen një 32-vjeçar dhe më pas e dhunuan, arrestohen dy persona, një në kërkim (Emrat)
Aktualitet

Rrëmbyen një 32-vjeçar dhe më pas e dhunuan, arrestohen dy persona, një në kërkim (Emrat)

14:25 - 13/04/26

Një ngjarje e rëndë kriminale është zbardhur nga autoritetet, pas kallëzimit të bërë nga një 32-vjeçar, i cili pretendon se...

Lexo më shumë
Vjedhje e hapur me fondet publike, pas një viti shembet rruga në Shkozë

Vjedhje e hapur me fondet publike, pas një viti shembet rruga në Shkozë

14:11 - 13/04/26
Rama tha se do rrisë pensionet, ironizon Tabaku: Një kafe 60 lekë në ditë nuk mjafton për dinjitet

Tabaku: Raportet ndërkombëtare flasin qartë, korrupsioni mbetet shkaku i varfërisë së shqiptarëve

13:59 - 13/04/26
Shkeljet në tendera me vlerë 1 mln euro, SPAK dërgon për gjykim 6 zyrtarë të Bashkisë Divjakë

Shkeljet në tendera me vlerë 1 mln euro, SPAK dërgon për gjykim 6 zyrtarë të Bashkisë Divjakë

13:36 - 13/04/26
Aksident në rrethrrotullimin e Bathores në Kamëz, përplasen disa automjete

Aksident në rrethrrotullimin e Bathores në Kamëz, përplasen disa automjete

13:30 - 13/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com