GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Erion Alibej rrëfen vrasjet – Dëshmia në gjykatë

11:50 - 30/09/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
Rrëfimi i Erjon Alibej, tregon vrasje dhe përfshirje të policëve në bashkëpunim me krimin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në seancën e fundit në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), i penduari i drejtësisë, Erjon Alibej, ka dhënë dëshminë e tij për dy vrasje të ndodhura në vitin 2020, atë të Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt, pjesë e dosjes kriminale të njohur si “Plumbi i Artë”.

Alibej ka treguar se për Ramazanin kishte marrë informacione nga shumë persona dhe se viktima ishte shumë e afërt me figura të njohura kriminale si Talo Çela dhe Miakel Qosja.

Sipas tij, Ramazani ishte i mbajtur nën vëzhgim deri në momentin e ekzekutimit, duke përdorur komunikime në aplikacionin Sky Ecc dhe mbështetje nga bashkëpunëtorë të tjerë.

Sa i përket vrasjes së Regis Runajt, Alibej ka treguar se ka konsultuar Nuredin Dumanin për mënyrën e ekzekutimit, i cili do të kryhej nga Xhuljan Hoxha me thikë, për të shmangur zhurmën dhe për të mos tërhequr vëmendjen. Ai ka sqaruar se urdhrin për vrasjen e Runajt e ka dhënë vetë, duke marrë miratimin nga Dumani.

“Nuk është që kishte një plan konkret. Emiljano Ramazani ka qenë njeri shumë i afërt i Talo Çelës, Mikael Qoses. Ka qenë njeri aktiv dhe unë kisha informacione pafund për Emiljano Ramazanin. Informacionet i merrja në rrugë te ndryshme, nga njerëz të ndryshëm. Ardjan Ccollaku, Xhuljan Hoxha më jepnin informacion si dhe shumë persona të tjerë. Kam komunikuar me Xhuljan Hoxhën që të shkonte ta ruante te palestra se rrinte shumë kohë në palestër. Emiljano Ramazani ka qenë gjithë kohën në vëzhgim deri kur u bë ekzekutimi. Unë dhe Xhuljano komunikonim në aplikacionin Sky Ecc.

Regis Runaj e njihja si informator dhe njeri shumë të afërt të vëllezërve Çopja, të Mikael Qoses. Njerëz që ishin ne vijimësi të krimeve që i kishin bërë familjarëve të mi. Për ekzekutimin e Regis Runaj , vendimin e kam diskutuar me Nuredinin. I dërgova dhe një mesazh Xhuljan Hoxhës, sepse ai më është vetëofruar për ekzekutimin e Regisit. Urdhrin për ekzekutimin e Regis Runaj e dhashë unë duke marrë dhe mendimin e Nuredin Dumanit, komunikonim bashkë”, tha Erjon Alibej.

Ndërhyn Xhuljan Hoxha: Kush e dha urdhrin ti apo Nuredini?

“E shpjegova njëherë. Pas vrasjes së Emiljano Ramazanit komunikova me Nuredinin. Xhuljan Hoxha do kryente vrasjen e Regis Runaj. Kur morëm OK për ekzekutimin e Regis Runaj, i thash mundohu ta bësh me thikë mos të bëhej zhurmë. Dhe kështu veproi. Nuk e kam ndihmuar Xhuljan Hoxhën me sende për të kryer vrasjen, ai u dakordësua direkt. Ekzekutimin e Regis Runaj e mora vesh në radio, ose ma komunikoi Xhuljano nuk më kujtohet mirë. Xhuljano Hoxhën e takova dy ditë pas vrasjes, sepse ai atë natë iku me familjen në plazh. Ai u paraqit në komisariat, pasi doli nga aty u takuam. Me shpjegoi pjesën e ekzekutimit se si kishte ndodh. Më tha që kur më kane marrë në pyetje ishte aty edhe motra e Regisit. Më tha që motra e Regisit i kishte thënë ke te fala nga Mikaeli. Më tha që shkoi për makinën e tij te një garazh që kishte babi i tij te varrezat, kishte vesh kominoshe dhe kishte dal nëpër ferra dhe kanale dhe aty me thotë kishte pritur Regisin se e dinte qe do vinte. Kur del Regisi, dal nga ferrat më thotë dhe e masakroj. Më thotë qe ishte me njerez te tjerë dhe se e masakroi, sepse të tjerët ikën më vrap“, deklaroi Alibej.

I penduari i drejtësisë, Erion Alibej ka rrëfyer në GJKKO edhe rolin e Xhuliano Hoxhës në vrasjen e Emiljano Ramazanit, krim i ndodhur më 20 Korrik të vitit 2020.

Alibej, gjatë pyetjeve të bëra nga avokati i Xhuliano Hoxhës, u shpreh se ky i fundit ka pasur rolin e informatorit të lëvizjeve të viktimës. I penduari i drejtësisë ka treguar se Nuredin Dumani nuk e njihte Emiliano Ramazanin.

“Unë ia kam treguar. I kam thënë se kush është. I kam dhënë informacione edhe për Elio Bitrin. Ne nuk kishim një plan konkret. Nuk kishim një listë. Shikonim dhe e vlerësonim si do vepronim. Emiliano Ramazani ka qenë njëri i afërt i Talo Celës, i Mikael Qoses i vëllezërve Çopja. Kisha informacione pa fund për të”, tha Alibej.

I penduari deklaroi se ditën e ekzekutimit të Emiljano Ramazanit ka komunikuar me Xhuliano Hoxhën.

“Xhulianon e kam paguar gjatë gjithë kohës”, tha ai.

Ai theksoi se pas kryerjes së krimit, i dërgoi Nuredin Dumanit një shumë prej 80-85 mijë euro. Erion Alibej shtoi se ka qenë një vajzë me taksi, e cila ka shkuar të marrë lekët.

“Emiliano rrinte gjatë në palestër. Nga dita kur u nisëm për ekzekutimin e tij e derisa ai doli nga palestra, Xhuliano ka qenë gjithë kohës aktiv. Ka qëndruar aty dhe kemi folur bashkë në vijimësi në SKY ECC. Për mua ishte i besueshëm informacioni. Ditën e ekzekutimit vetëm ai ka qenë informator. Për vrasjen e Emiliano Ramazanit kam komunikuar me Nuredinin. Duhet të çoja pagesën tek rrethi tek TEG. Kam dërguar Arsen Preçin atje me 80-85 mijë euro. Mesa mbaj mend ka shkuar një vajzë me taksi atje, që ka marrë lekët. Xhulianon e kam paguar gjatë gjithë kohës”, tha ai.

Etiketa: Erion AlibejGJKKO

Lajme të lidhura

Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen
Aktualitet

Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen

19:39 - 19/12/25
Përmbytjet të mëdha në Dubai dhe Abu Dhabi
Aktualitet

Përmbytjet të mëdha në Dubai dhe Abu Dhabi

17:59 - 19/12/25
Vidhen të dhënat e qeverisë britanike në një sulm kibernetik
Aktualitet

Vidhen të dhënat e qeverisë britanike në një sulm kibernetik

17:45 - 19/12/25
Para
Gazment Bardhi pas shkarkimit të Veliajt: Sot ra simboli i korrupsionit, nesër vjen radha e të tjerëve

Rama dërgon shkresën për vakancat në 6 bashki në Presidencë, përfshirë dhe Veliajn

Discussion about this post

TË FUNDIT

Skandali Balluku/ Porosia e Ramës për Peleshin dhe Ballën: Prisni vendimin e Kushtetueses!
Breaking Views

Skandali Balluku/ Porosia e Ramës për Peleshin dhe Ballën: Prisni vendimin e Kushtetueses!

23:12 - 19/12/25

Mazhoranca do ta zvarrisë heqjen e mandatit për Belinda Ballukun deri pas marrjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin...

Lexo më shumë
Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë

Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë

22:44 - 19/12/25
(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës

(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës

22:29 - 19/12/25
Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës

20:49 - 19/12/25
Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

20:40 - 19/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com