GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Erion Thëngjilli në KPP për tenderin 100 MLN lekë/ Ankesa: Spitali Pogradec ka kritere kufizuese

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Erion Thëngjilli në KPP për tenderin 100 MLN lekë/ Ankesa: Spitali Pogradec ka kritere kufizuese
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Abuzimet me tenderët e spitaleve janë më të kamufluarat, pasi fshihen pas kritereve teknike, por kompanitë pjesëmarrëse kanë nisur të tregojnë të palarat e këtyre prokurimeve. Përveç cenimit të barazisë dhe konkurrencës, shkelja e ligjit në këto tenderë mund të sjellë vonesa dhe mangësi në shërbimet ndaj pacienteve nëpër spitale.

Në fakt, drejtorët e spitaleve duket se nuk mendojnë shumë për këtë pjesë, por bëjnë gjithçka që kontratat t’i lidhin me miqtë që i favorizojnë.

Një rast i tillë është në Spitalin e Pogradecit. Më datë 20 maj 2024, Drejtoria e Shërbimit Spitalor Pogradec ka hapur tenderin me objekt “Blerje dhe instalim i pajisjeve mjekësorë për nevoja te Drejtorisë se Shërbimit Spitalor Pogradec”. Sipas dokumenteve, për të blerë dy pajisje janë lënë në dispozicion 100 milionë lekë.

Sigurisht këto blerje janë të rëndësishme dhe për këtë arsye drejtori Erion Thëngjilli duhej të ishte treguar i kujdesshëm që procedura të mbështetet në ligjin mbi prokurimet.

Më datë 27 maj 2024, firma “BIOMETRIC ALBANIA”, në pronësi të Artur Kadares ka bërë një denoncim. Në fakt, Kadareja është mjeshtër i tenderave të Shëndetësisë, ku ka përfituar prej vitesh kontrata me “Flamur të kuq”, i favorizuar nga zyrtarët. Tani që me sa duket iu prish pazari, Kadareja kërkon drejtësi. Kjo është edhe një taktikë, që të përfitohet kohë duke e shtyrë vendimmarrjen në dorë të institucionit qendror Komisionit të Prokurimeve Publike.

 

Gjithsesi kjo ankesë e Kadaresë na ndihmon të kuptojmë mekanizimin e manipulimit të këtij tenderi. Të shohim pikat që ai denoncon, duke ngritur dyshimin se drejtori Erion Thëngjilli e e ka paracaktuar më parë fituesin.

Biznesmeni Kadare kundërshton në një nga pikat ku përcaktohet se si duhet të jetë dizajni i jashtëm i pajisjeve që do të blihen. Në ankesë ai shprehet se ato janë pajisje, pjesët e të cilave mund të blihen edhe të ndara, sepse varet nga prodhuesi. Duke shtuar këtu që prodhues të ndryshëm mund t’i japin dizajnë të ndryshëm, por që në funksion nuk ndryshojnë nga njëra tjetra. Prandaj kërkohet që ky kriter të ndryshohet.

“Ofrimi i ketyre dy moduleve ne mënyrë te veçuar apo si njësi e vetme, është një zgjedhje e kompanive prodhuese persa i përket marketingut apo dizajnit (pamjes se jashtme) te sistemit, por ne finale ato kryejnë te njëjtin funksion për te cilin është projektuar pajisja dhe sigurojnë te njëjtin output tek përdoruesi (stafi mjekësor) apo pacient”, thuhet në ankesë.

Më tutje ankimuesi shprehet se në tender janë vendosur disa kritere që flasin për pajisje më të vogla, ndërsa objekti kërkon paisje më të mëdha. Pra kë një mos përputhje të kritereve me objektin e tenderit.

Në një pikë tjetër, në ankesë theksohet se “Sistemi per transferimin dhe arkivimin e imazheve dhe videove dixhitale në mënyrë kompjuterike (pra me anë të një kompjuteri ose laptopi) eshtë një kriter kufizues, pasi ky funksion mund të kryhet lehtësisht edhe nëpërmjet sistemeve apo pajisjeve dixhitale të cilat nuk janë kompjuter ose laptop”.  Duke theksuar këtu se komisioni i hartimit të tenderit ka shtuar kritere për të cilat as vetë nuk janë të vetëdijshëm se çfarë janë dhe si funksionojnë.

Epo, kështu biznesmeni “i revoltuar”, dhe i mësuar të fitojë gjithnjë, i paska nxjerrë të palarat Thëngjillit. Nga këto që raportuam ka punë për KLSH-në, por ndoshta edhe për SPAK-un.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Drejtoria e Shërbimit Spitalor PogradecErion ThëngjilliKPPSpitaltender

Lajme të lidhura

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”
Breaking Views

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26
Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Para
Kërkon në varreza emër për fëmijën e saj, gruaja shtatzënë shkakton debat në rrjetet sociale

Kërkon në varreza emër për fëmijën e saj, gruaja shtatzënë shkakton debat në rrjetet sociale

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lista me 1 mijë pedagogë dhe intelektualë që kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Breaking Views

Lista me 1 mijë pedagogë dhe intelektualë që kërkojnë dorëheqjen e Ramës

23:01 - 19/10/26

Ka arritur në njëmijë numri i intelektualëve që kanë firmosur online një kërkesë publike nga Forumi për Dialog Politik që...

Lexo më shumë
Klosi: Selinë e PS-së do ta mbrojmë me bandën e Rigers Sheqerit, me hunj dhe gurë, është normale!

Klosi: Selinë e PS-së do ta mbrojmë me bandën e Rigers Sheqerit, me hunj dhe gurë, është normale!

22:21 - 19/10/26
Të rinjtë sfidojnë policët në bulevard, kërcejnë vallen e Tropojës

Të rinjtë sfidojnë policët në bulevard, kërcejnë vallen e Tropojës

22:13 - 19/10/26
Arrin në 310 numri i të lënduarve gjatë protestës, ditën e sotme plagoset edhe një i mitur

Arrin në 310 numri i të lënduarve gjatë protestës, ditën e sotme plagoset edhe një i mitur

21:56 - 19/10/26
Senatori amerikan Peters reagon për protestat në Shqipëri: Ndalni agresionin ndaj protestuesve

Senatori amerikan Peters reagon për protestat në Shqipëri: Ndalni agresionin ndaj protestuesve

21:50 - 19/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com