GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Erion Veizaj kërkon të lirohet nga izolimi në 41 bis, GJKKO rrëzon kërkesën e të burgosurit

20:01 - 31/07/24
në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha, Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
Erion Veizaj kërkon të lirohet nga izolimi në 41 bis, GJKKO rrëzon kërkesën e të burgosurit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Posaçme ka vendosur të rrëzoj kërkesën e të burgosurit Erion Veizaj, i cili kërkoi të shfuqizohet urdhri i ministrisë së Drejtësisë për vendosjen e tij në regjimin 41 bis.

Njoftimi i GJKKO:

1. Kërkuesi Erion Veizaj më datë 03.05.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: a) Konstatimin e paligjshmërisë të aktit administrativ Urdhër nr.209, datë 16.04.2024, me nr.2125 prot., datë 16.04.2024 i Ministrit të Drejtësisë në RSH, njoftuar të dënuarit Erion Veizaj datë 17.04.2024 përmes shkresës “Njoftim urdhëri” me nr.2125/1 prot., datë 16.04.2024 të Zëvendës Ministrit të Drejtësisë, adresuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve “Për vendosjen në regjimin e posaçëm të ushtrimit të të drejtave në burgun e sigurisë së lartë për një afat prej 1(një) vit (41 BIS) për shtetasin e dënuar Erjon Musa Veizaj” dhe ekzekutuar në datë 17.04.2024; b) Shfuqizimin e aktit administrativ Urdhër nr.209, datë 16.04.2024, me nr.2125 prot., datë 16.04.2024 i Ministrit të Drejtësisë në RSH, njoftuar të dënuarit Erion Veizaj datë 17.04.2024 përmes shkresës “Njoftim urdhëri” me nr.2125/1 prot., datë 16.04.2024 të Zëvendës Ministrit të Drejtësisë, adresuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve “Për vendosjen në regjimin e posaçëm të ushtrimit të të drejtave në burgun e sigurisë së lartë për një afat prej 1(një) vit (41 BIS) për shtetasin e dënuar Erjon Musa Veizaj” dhe ekzekutuar në datë 17.04.2024; c) Pas konstatimit të paligjshmërisë dhe shfuqizimit të aktit administrativ sipas pikës 1 dhe 2 të objektit të kërkesës ankimore të urdhërohet nga Gjykata lirimi i menjëhershëm nga regjimi i posaçëm, të ushtrimit të të drejtave në burgun e sigurisë së lartë në Institucionin e IEVP Peqin 41 BIS dhe vendosjen e tij në kushte normale vuajtje dënimi sipas Urdhërit të Ekzekutimit të Vendimit Penal dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor nr.812, datë 17.12.1999.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtare Flora Hajredinaj, bazuar në nenet 112, 471 e vijues të K.Pr.Penale, nenin 17 të ligjit nr.81, datë 25.06.2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, me vendimin Nr.265, datë 31.07.2024, vendosi:

1. Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit Erion Veizaj, të paraqitur nëpërmjet mbrojtësit të tij, avokatit O.K, regjistruar me nr.265, datë 03.05.2024, për shfuqizimin e urdhërit nr.209, datë 16.04.2024 “Për vendosjen në regjimin e posaçëm të ushtrimit të të drejtave në burgun e sigurisë së lartë të Ministrisë së Drejtësisë”, si të pa bazuar në ligj dhe në prova.

2. Kundër këtij vendimi lejohet e drejta e ankimit brenda 15 ditëve nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

gijotina.com/

Etiketa: Erion VeizajQeli

Lajme të lidhura

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin
Breaking Views

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre
Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Para
Raporti: Bashkitë dështojnë me mbetjet, kostot janë rritur, shëndeti i popullatës në rrezik

Raporti: Bashkitë dështojnë me mbetjet, kostot janë rritur, shëndeti i popullatës në rrezik

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com