GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Erion Veliaj del nga qelia, do të paraqitet në seancën paraprake në GJKKO

10:06 - 02/12/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Erion Veliaj del nga qelia, do të paraqitet në seancën paraprake në GJKKO
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka lënë sot përkohësisht qelitë e paraburgimit të Durrësit.

Veliaj është shoqëruar drejt ambienteve të Gjykatës së Posaçme në kryeqytet për të qenë i pranishëm në seancën gjyqësore të shqyrtimit paraprak të dosjes ndaj tij dhe të bashkëpandehurve.

Gjykata pritet të vendosë nëse dosja do të kalojë për gjykim apo do të rikthehet në SPAK për hetime të mëtejshme.

Seanca e kaluar paraprake u shty për shkak se pala mbrojtëse kërkoi kohë që të njihet me aktet e dosjes.

Gjatë javës së kaluar, avokatët e Veliajt depozituan një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për shfuqizimin e masës “arrest me burg”, duke argumentuar se kjo është e papajtueshme me Kushtetutën.

Gjykata Kushtetuese ka pezulluar dekretin e Presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet e pjesshme në Tiranë. Vendimi i Kushtetueses ka ardhur pasi, Erion Veliaj ankimoi vendimin e shkarkimit të tij si kryebashkiak i Tiranës si dhe dekretin e Begajt për zgjedhjet.

Begaj dekretoi datën 9 nëntor për zgjedhjet e pjesshme në 6 Bashki, përfshi dhe Tiranën. Dekretimi i Begajt për zgjedhjet në Tiranë erdhi një ditë pasi Kushtetuesja e quajti procesin të pezulluar. Ndërsa më 2 Tetor, avokatët e Veliajt depozituan në Kushtetuese një ankim ndaj dekretit të Presidentit të Republikës, që shpalli vakancën në Bashkinë e Tiranës dhe vendosi datën e zgjedhjeve të pjesshme.

Erion Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi “detyrim paraqitje”.

Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të  kundërligjshme.

Etiketa: GJKKOseanceVeliaj

Lajme të lidhura

Berisha: Më 10 shkurt të tregojmë fuqinë dhe vendosmërinë tonë se ne do jemi fitimtarët në këtë vend
Aktualitet

“Pse nuk i fton në protestë”/ Berisha për Lulzim Bashën dhe Bamir Topin: Pseudointelektualë

14:59 - 31/01/26
Partia e Lirisë paralajmëron: Shteti po dështon gratë e dhunuara pa mbështetje
Aktualitet

Partia e Lirisë paralajmëron: Shteti po dështon gratë e dhunuara pa mbështetje

14:45 - 31/01/26
Çmimi i arit bie mbi 10 për qind pas deklaratës së Trumpit mbi Rezervën Federale
Aktualitet

Çmimi i arit bie mbi 10 për qind pas deklaratës së Trumpit mbi Rezervën Federale

14:30 - 31/01/26
Para
Presidenti Duka inspekton punimet në stadiumin e Vorës: Dikur dukej ëndërr, sot po bëhet realitet

Presidenti Duka inspekton punimet në stadiumin e Vorës: Dikur dukej ëndërr, sot po bëhet realitet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha: Më 10 shkurt të tregojmë fuqinë dhe vendosmërinë tonë se ne do jemi fitimtarët në këtë vend
Aktualitet

“Pse nuk i fton në protestë”/ Berisha për Lulzim Bashën dhe Bamir Topin: Pseudointelektualë

14:59 - 31/01/26

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u pyet pse nuk fton në...

Lexo më shumë
Partia e Lirisë paralajmëron: Shteti po dështon gratë e dhunuara pa mbështetje

Partia e Lirisë paralajmëron: Shteti po dështon gratë e dhunuara pa mbështetje

14:45 - 31/01/26
Çmimi i arit bie mbi 10 për qind pas deklaratës së Trumpit mbi Rezervën Federale

Çmimi i arit bie mbi 10 për qind pas deklaratës së Trumpit mbi Rezervën Federale

14:30 - 31/01/26
E rëndë në Bulqizë/ 57-vjeçari ndërron jetë në minierën e kromit (EMRI)

E rëndë në Bulqizë/ 57-vjeçari ndërron jetë në minierën e kromit (EMRI)

14:15 - 31/01/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Arrestohet çifti mashtrues/ Premtonin apartamente, përvetësonin mijëra euro

13:59 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com