GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Erion Veliaj hedh lekët në “kosh”, 279 mln lekë tender pa garë

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Dokumentet/ Gara për kreun e FSHF-së, Veliaj është aksioner i paligjshëm tek klubi “Tirana”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Erion Veliaj vazhdon të hapi “thesin” për miqtë e përhershëm të bashkisë duke akorduar 279 milionë lekë të vjetra pa TVSH, për të njëjtin shërbim, për të njëjtën kompani, Gerard-A shpk.

Në tenderin me numër REF-19453-02-11-2022 për “Sherbime Pastrimi i Koshave Dekorative” nga Drejtoria e Përgjithshme e Pastrimit dhe Gjelbërimit ka marrë pjesë në garë vetëm një kompani, “GERARD-A SHPK”, e cila duke mos pasur asnjë konkurrent tjetër, është shpallur fituese.

Pra, Bashkia Tiranë jep 221 mijë euro duke mos respektuar parimin e konkurrencës. Për këtë arsye, ky tender futet në kategorinë e flamurit të kuq nga “Open Data” me mbishkrimin e mungesës së konkurrencës.

Disa javë më parë, e njëjta drejtori zhvilloi tenderin me numër REF-17769-01-25-2022 me ofertën fituese 270 milionë lekë të vjetra për të njëjtin shërbim për Gerard-A shpk me mungesë konkurrence. Për të rregulluar disa kosha plehrash dhe stola publik, Veliajt i duhen 270 milionë, shumë e cila me shumë mundësi mund të tepronte për rregullimin e koshave dhe stolave të të gjitha bashkive në vend dhe jo vetëm në Tiranë.

Nga kërkimet tona për Gerard-A shpk në “openprocurement.al”, rezultoi se të gjithë tenderat problematikë ose me flamur të kuq kompania i ka fituar tek bashkia Tiranë. Konkretisht bashkia i ka dhënë kësaj kompanisë 12 tendera të dyshimtë të cilët kapin vlerën e 3 miliard lekëve.

Kryetari i bashkisë vazhdon të “injorojë” krizën e qeverisë për të shkurtuar shpenzimet, madje ambiciet e Veliaj gjenden në vështirësi sepse kryeqyteti ka projekte me vlerë të lartë të papërfunduara. Nëse kriza energjitike rëndohet, kryeministri Rama me shumë mundësi do të shkurtojë projektet e qeverisë për Tiranën të cilat do të rëndojnë imazhin e Veliaj si kryetar i bashkisë pasi sipas raportit të fundit të “Co Plan” ajri ndotet nga kantierët e ndërtimit.

 

Etiketa: Erion Veliajgarekoshkryesore2lekettender

Lajme të lidhura

Florenc Spaho fsheh raportin e auditit, 4 ministra dhe 2 drejtorë të përfshirë
Breaking Views

Florenc Spaho fsheh raportin e auditit, 4 ministra dhe 2 drejtorë të përfshirë

14:53 - 25/10/26
Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale
Breaking Views

Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale

22:15 - 23/10/26
Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Para
U kap me 450 kg marijuanë/ Jepet vendimi për “Zonjën e drogës”, me sa vite u dënua shqiptarja

U kap me 450 kg marijuanë/ Jepet vendimi për “Zonjën e drogës", me sa vite u dënua shqiptarja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Merreshin me trafik kokakine, dënohen me burg 3 shqiptarët! Porositë koordinoheshin nga Shqipëria
Aktualitet

Merreshin me trafik kokakine, dënohen me burg 3 shqiptarët! Porositë koordinoheshin nga Shqipëria

22:59 - 27/10/26

Autoritetet italiane kanë dënuar me burg tre shqiptarë, të akuzuar për trafikimin dhe shitjen e kokainës në qytetin e Peruxhias....

Lexo më shumë
Takimi me kancelarin austriak, aktivisti Etrid Zifla: I kërkuam të bëhet zëri i protestuesve shqiptarë në BE! Dorëzuam dosje me video dhe foto të dhunës policore

Takimi me kancelarin austriak, aktivisti Etrid Zifla: I kërkuam të bëhet zëri i protestuesve shqiptarë në BE! Dorëzuam dosje me video dhe foto të dhunës policore

22:44 - 27/10/26
Bie miku i Edi Ramës në Izrael/ Exit-poll-et nxjerrin Eisenkot përpara Netanyahut

Bie miku i Edi Ramës në Izrael/ Exit-poll-et nxjerrin Eisenkot përpara Netanyahut

22:42 - 27/10/26
PS i jep imunitet nga arrestimi prej SPAK-ut Guvernatorit të Bankës, Gjiknuri kundër

PS i jep imunitet nga arrestimi prej SPAK-ut Guvernatorit të Bankës, Gjiknuri kundër

22:22 - 27/10/26
Lazio spektakolare, shkatërron Sassuolon dhe ngjitet e vetme në krye të Serie A

Lazio spektakolare, shkatërron Sassuolon dhe ngjitet e vetme në krye të Serie A

22:13 - 27/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com