GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Erion Veliaj i dyfishon fitimet Lulëzim Bashës, 57 milionë lekë kontrata rinovuar për “mirëmbajtjen e taksave”

16:00 - 18/11/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Erion Veliaj i dyfishon fitimet Lulëzim Bashës, 57 milionë lekë kontrata rinovuar për “mirëmbajtjen e taksave”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Iku një drejtor dhe erdhi drejtoresha pas rokadës në krye të Drejtorisë së Tatim Taksave të Tiranës, por raporti me “DATECH” nuk ndryshon. Kompania merr fondet për “mirëmbajtje të platformës online” me porosi nga kryetari Erion Veliaj. Në këto kushte drejtoresha Laura Deliu thjesht i ka firmosur një kontratë të re kompanisë “DATECH” që është “copy paste” me të vjetrën.

Pra, që të jemi më të saktë, Erion Veliaj i rinovon kontratën Lulëzim Bashës. Më datë 25 tetor 2024, komisioni ka mbyllur “garën” për tenderin me objekt “Shërbim i Zhvillimit të Mirëmbajtjes së Programit të Taksave dhe Tarifave”. Janë vënë në dispozicion 57 milionë lekë për të mirëmbajtur sistemin online.

Theksojmë se tenderi ka qenë i anuluar një herë. Në këtë tender nuk afrohet asnjë kompani, sepse dihet fituesi qysh më parë.

Prokurimi i parë është hapur më 17 shtator 2024 dhe “Për mungesë ofertash të përshtatshme”, procedura është anuluar më 2 tetor 2024.

 

Pas kësaj është rihapur tenderi me të njëjtat të dhëna. Procedura qëndroi 10 ditë e hapur dhe ishte dorëzuar vetëm një ofertë, ajo e firmës DATECH, në pronësi të Lulëzim Bashës. Nuk është Lulzimi që ne njohim në politikë si kryetar partie apo deputet, por privilegjet që Veliaj i ka dhënë të mëdha.

Komisioni i Laura Deliut e ka mbyllur “garën” sapo ka regjistruar ofertën e DATECH, sepse aq i mjaftonte. Në të njëjtën ditë është mbajtur edhe zhvillimin e tenderit. Në fakt me një ofertë të vetme me vlerë sa fondi limit, procedura nuk duhej të vazhdonte, pasi ka mungesë konkurrence dhe risk për fondin limit.

Por kur direktiva është e Veliajt, komisionit nuk i intereson rregulli.

Në fakt kemi të bëjmë me një tender fiktiv që përdoret për të rinovuar kontratën e “DATECH”. Prandaj pa e zgjatur shumë është firmosur formulari me fitues Bashën, e cili është bërë publik më datë 5 nëntor 2024.

 

Vlerësimi me “Flamurin e Kuq” nga Open Data Albania tregon riskun e korrupsionit.

Theksojmë se kjo firmë ka qenë e kontraktuar që nga viti 2020 për të mirëmbajtur sistemin e taksave. Tenderi në atë kohë u zhvillua me shkelje dhe gjithashtu u vlerësua me “Flamurin e kuq” me shënimin “Skualifikim i të gjithë operatorëve ekonomik përveç fituesit”.

 

Kompania pasi e ka kapur këtë kontratë ka vazhduar t’i fitojë tenderat e mirëmbajtjes.

Në tetor të vitit 2022, Gijotina.com ka analizuar prokurimin me objekt “Shërbimi i Zhvillimit të Mirëmbajtjes së Programit të Taksave dhe Tarifave Vendore dhe ëebservice-ve”. Kishte një fond me vlerë 57 milionë lekë, por i përcaktuar për 2 vite, ndërsa me tenderin e radhës do të shpenzohen kaq para për vetëm një vit. Pra është rritur fondi, por jo shërbimi.

 

Edhe në vitin 2022, tenderin e fitoi firma DATECH pa garë fare. Ishte situatë e njëjtë, pa konkurrent përballë dhe me ofertë sa 100% e fondit limit.

Ja pse themi që kjo procedurë ishte sa për sy e faqe, si vulosje për rinovim kontrate.

Ndërkohë tregon që Basha i ka rrënjët e thella dhe ka mbështetje nga lart. Në dokumente shohim se “Datech” ka si degëzim një tjetër firmë, të quajtur “FBS” sh.p.k, e cila gjithashtu njihet për një sërë tenderësh të marra në shkelje të ligjit.

 

Kjo kompani ka ortakëri mjaft të mirë me kompaninë e Ilir Beqajt “Intech+” . Kjo firmë tashmë administrohet nga Sokol Sinani, por themeluesi i saj ishte Ilir Beqaj.

Sëbashku me ‘FBS” sh.p.k, kjo firmë është përfshirë në një super skandal në 2020. E ndihmuar nga Beqaj, “FBS” ka arritur të marrë  tender pa garë me vlerë 2.4 miliardë lekë, për mirëmbajtjen e sistemeve të financave, prokurimeve dhe buxhetit, me afat 12 muaj.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimDatechLulzim BashataksatenderVeliaj

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
Arrestohet Shefi i Krimeve në Gjirokastër

Arrestohet Shefi i Krimeve në Gjirokastër

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com