GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Erion Veliaj i fal pemët “Albgarden”/ Skualifikon konkurrentin për 130 mln lekë

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Erion Veliaj i fal pemët “Albgarden”/ Skualifikon konkurrentin për 130 mln lekë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Erion Veliaj vazhdon traditën e shkeljes së rregullave të prokurimit publik duke shpallur automatikisht fituese kompaninë “AlbGarden” për tenderin “Zëvendësim dhe Shërbime Sivikulturale të Akacias” me vlerë 130 milionë lekë të vjetra me TVSH pasi është skualifikuar bashkimi i operatorëve “Agro Korani” shpk & “BE-IS” shpk në 12 prill.

Tenderi është shpallur automatikisht me flamur të kuq nga Open Data sepse skualifikimi i konkurrencës paraqet dyshime të forta për korrupsion dhe sjellje favorizuese duke shkelur procedurën e prokurimit publik për të krijuar shteg për abuzimet me fondet e qytetarëve. Kontrata me numër REF-19975-02-17-2022 përfshin praktikën e kontrollit të rritjes, përbërjes dhe cilësisë së pyjeve për të përmbushur vlerat, nevojat dhe prodhimin e lëndës drusore, procedurë e organizuar nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit.

Në dokumenta përshihet ekonomia pyjore “Krrabë-Gurrë” për pemët e llojit Akacie në një sipërfaqe të konsiderueshme prej 20 hektarësh. Por nëse shohim se si funksionon procesi i mbjelljes dhe kujdesit ndaj fidanëve, kuptojmë se në kontratë gjenden hapësira të mëdha për të abuzuar me fondin publik dhe verifikimi i tyre është i pamundur.

Në dokumenta përcaktohet procesi i hedhjes së plehut kimik në masën 30-35 gram për çdo rrënjë fidani përgjatë gjithë hapësirës pyjore por mos të harrojmë se çmimet e plehut janë në stratosferë sepse Shqipëria ka ndërprerë marrëdhëniet me Rusinë e cila është furnizuesja kryesore në botë bashkë me Ukrainën. Njëherë që plehu shpërndahet tek bima, ai mbulohet me dhe që fidani ta absorbojë duke mbuluar edhe faktin se sa pleh është përdorur sepse çdo gjë lihet në dorë të kompanisë.

Element tjetër që ngre pikëpyetje për administrimin e kontratës është fakti se parashikohet të vendosen 90% e fidanëve në pranverë dhe 80% në vjeshtë dhe në funksion të përqindjes së zënieve të vjeshtës, të përcaktohet numri i fidanëve që do zëvendësohen. Sipas dokumentave do të bëhet zëvendësimi i fidanëve të tharë në sezonin pasardhës të mbjelljeve dhe sasia e fidanëve që do të zëvendësohen është e njëjtë me numrin e atyre që janë tharë.

E gjitha kjo do të thotë që fidanët mund të thahen por nuk e kemi të qartë se si do zëvendësohen, do ketë kosto shtesë, sa është kjo kosto shtesë dhe mbi të gjtha gjërat çalojnë sepse premtimi i dytë i pambajtur nga Erion Veliaj pas lejeve të ndërtimit, është mbjellja e 2 milionë fidanëve në kryeqytet gjë e cila nuk është realizuar, deklaratë e bërë në 2016 nga kryebashkiaku.

Elementi i tretë që kërcet nga verifikimet është fakti se objekti parashikohet që të mirëmbahet për 3 vite ndërkohë që kontrata është lidhur në 12 Prill dhe zgjat deri në 31 dhjetor 2023, pra kemi mospërputhje afatesh kohore.

Kompania “Albgarden” shpk e Pjetër Rrushaj ka qënë në qendër të akuzave nga Partia Demokratike në vitin 2014 për tenderin me vlerë 1,2 milionë dollarë. Në atë kohë, Jamarbër Malltezi si drejtuesi i Departamentit të Mjedisit dhe Pyjeve në PD, ka akuzuar dyshen e koalicionit Rama-Meta për caktimin në krye të tenderave te pyllëzimit në Ministrinë e Mjedisit, të një personi, i cili i jep babait të tij plot 1.2 milionë dollarë ose 75% të fondit vjetor duke iu referuar djalit të Pjetër Rrushaj. Malltezi në deklaratën për media, i referua buletinit zyrtar që tregonte se “Albgarden” shpk kishte marrë pjesën më të madhe të fondeve të pyllëzimit.

Ministria e Mjedisit e asaj kohe, në përgjigje të akuzave të PD-së, deklaroi se subjekti “Albgarden” shpk nuk kishte fituar asnjë nga tenderat e organizuar prej saj si autoritet kontraktor, pasi Drejtoritë e Shërbimit Pyjor në qarqe janë autoritete kontraktore të mëvetme, me komisione të pavarura pa asnjë lloj varësie nga Ministria apo personi i përmendur. Kompania sipas saj  ka fituar me garë të hapur dhe të rregullt më pak se 20% të investimeve për gjelbërim dhe rehabilitim.

Por nëse shohim marrëveshjet e bërë për procedura e prokurimit, kjo kompani ka marrë pjesë në 23 procedura prokurimi nga bashkitë në të gjithë vendin duke i fituar të 23 tenderat që kapin vlerën 4,6 milionë euro pa TVSH ku disa prej tyre rezultojnë me flamur të kuq sepse janë shkelur rregullat e prokurimit publik duke mos patur konkurrentë.

Gijotina.com para disa javësh denoncoi një nga këta tendera me ofertë fituese 358 mijë euro me TVSH për blerje drurësh dhe shkurre dekorative i cili nuk ka patur konkurrentë duke shpallur fitues automatikisht kompaninë “AlbGarden” shpk nga bashkia Tiranë.

 

Etiketa: 130 milion lekeabuzim me tenderinalbgardenErion Veliajkryesore2me pemetpremtimi i pambajtur

Lajme të lidhura

Tavo i xhiron “Pashait të Dhërmiut” 2 MLD lekë për 1 km rrugë/ Gjikuria asfalton udhën e impiantit të ujërave te zeza të Palasës
Breaking Views

Tavo i xhiron “Pashait të Dhërmiut” 2 MLD lekë për 1 km rrugë/ Gjikuria asfalton udhën e impiantit të ujërave te zeza të Palasës

16:40 - 05/08/26
Nis epoka Myzyri në OBP, pazar me ilaçet e kancerit/ Gentian Kreka favorizohet në 6 tendera me vlerë 7 miliardë lekë, brenda një dite
Breaking Views

Nis epoka Myzyri në OBP, pazar me ilaçet e kancerit/ Gentian Kreka favorizohet në 6 tendera me vlerë 7 miliardë lekë, brenda një dite

23:50 - 04/08/26
Bypass-i i Shëngjinit, firma hije e Bashkim Ulajt merr 5.2 MLD lekë/ Dritan Agolli i FSHZH, pas 11 miliardë lekëve që dha në shtator, bën tender të ri për Ardit Metalliajn
Breaking Views

Bypass-i i Shëngjinit, firma hije e Bashkim Ulajt merr 5.2 MLD lekë/ Dritan Agolli i FSHZH, pas 11 miliardë lekëve që dha në shtator, bën tender të ri për Ardit Metalliajn

21:23 - 02/08/26
Para
Kërcënimet me bombe, Abazoviç: Nuk ka arsye për panik

Kërcënimet me bombe, Abazoviç: Nuk ka arsye për panik

Discussion about this post

TË FUNDIT

Projekti për kompaninë shtetërore të barnave, Tabaku: Qeveria po kalon nga paracaktimi i tenderëve, te kontrolli i gjithë tregut
Aktualitet

Projekti për kompaninë shtetërore të barnave, Tabaku: Qeveria po kalon nga paracaktimi i tenderëve, te kontrolli i gjithë tregut

12:07 - 06/08/26

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ndaj projektligjit për krijimin e një kompanie të re shtetërore që do...

Lexo më shumë
Lionel Messi shënon golat e parë me Inter Miamin pas Botërorit

Lionel Messi shënon golat e parë me Inter Miamin pas Botërorit

11:51 - 06/08/26
Shisnin kokainë dhe kanabis në plazhet e Himarës, arrestohen tre persona

Shisnin kokainë dhe kanabis në plazhet e Himarës, arrestohen tre persona

11:32 - 06/08/26
“Vrau në Belgjikë në ’97 vajzën që e shfrytëzoi për prostitucion”, policia jep detaje mbi krimet e Sokol Hoxhës

“Vrau në Belgjikë në ’97 vajzën që e shfrytëzoi për prostitucion”, policia jep detaje mbi krimet e Sokol Hoxhës

11:24 - 06/08/26
Zhupa ngre alarmin për projektin në Sarandë: Hapësira sportive e shkollës po kthehet në parking

Zhupa ngre alarmin për projektin në Sarandë: Hapësira sportive e shkollës po kthehet në parking

11:08 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com