GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Erion Veliaj i firmos çekun 600 milionë lekë Vilma Nushit për stilolapsa dhe rapidograf

15:22 - 18/01/25
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Erion Veliaj i firmos çekun 600 milionë lekë Vilma Nushit për stilolapsa dhe rapidograf
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryebashkiaku i Tiranës është lëshuar pa frena mbi paratë e arkës së bashkisë. Madje po boshatiset buxheti edhe për të ardhmen, pasi tenderat e fundit kanë afatin për 3 vjet dhe marrin fonde nga buxheti afatmesëm.

Konkretisht, Erion Ve;liaj ka autorizuar procedurën e prokurimit për kancelari financuar me programin buxhetor afatmesëm 2024-2026 dhe detajimin e buxhetit të Bashkisë së Tiranës për vitin 2024.

Afro 600 milionë lekë është fondi që kalon në favor të dy kompanive, njëra me pronare Vilma Nushin dhe tjetra  me pronarë Gëzim Dobi dhe Frederik Prodani. Për të kënaqur këtë grup biznesmenësh tenderi, jo vetëm është fryrë në këtë vlerë të madhe, por janë bërë manipulime që çuan në lidhjen e kontratës me ofertën më të shtrenjtë.

Bashkia blen 500 mijë zarfa!

Bëhet fjalë për tenderi me objekt “Blerje Materiale Kancelarie 2024” me fond limit 49 993 773,00 lekë ose 600 milionë lekë përfshirë TVSH. Kohëzgjatja e kontratës është parashikuar 36 muaj dhe artikujt duhet të dorëzohen në magazinën e Bashkisë Tiranë, përgjatë periudhës kohore tre vjet, sipas kërkesave dhe nevojave të Autoritetit Kontraktor.

Lista me 114 artikuj kancelarie që kërkon Erion Veliaj të lë të habitur, jo vetëm për gamën, por edhe për sasinë.

Kështu, porosia ndër të tjera ka “stilolaps rapidograf, me majë të hollë, ngjyra e bojës të jetë blu e lehtë. Të mos zbehet dhe të mos lëshojë njolla. Kërkohen 6 000 copë stilolapsa të tillë. 6,000 copë lapsa me gomë, 1500 goma për laps dhe bojë.

Kapëse aktesh duhen 18,000 copë. Zarfa të llojeve të ndryshme do të furnizohen 500 mijë copë.

Këto sigurisht që nuk përdoren në këto sasi kaq të mëdha, por shërbejnë për të justifikuar fondin limit.

Tenderi me “Flamur të kuq”     

Tenderi është një skandal që fillon me injorimin e ofertave më të ulëta, skualifikimin e tyre dhe shpalljen fituese të propozimeve më të shtrenjta. Open Data Albania e ka evidentuar këtë tender për shkeljet. “Skualifikim i të gjithë operatoreve konkurrues, përveç fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerën më të ulët”, theksohet në krah të dokumentit të tenderit.

Siç shihet në dokumentin më sipër, tenderi është vlerësuar me “Flamur të kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit.

Nga publikimi në agjencinë e prokurimeve mësojmë se në këtë tender aplikuan 4 kompani. “Infosoft Office” shpk, propozoi 49,293,920 l;ekë pa TVSH.

“Librari Dyrrahu” shpk, kishte çmimin total të ofertës pa TVSH 37,000,000 lekë dhe duke përfshirë tatimin shkonte në 44,400,000 lekë.

“Marketing&Distribution” sh.a, ofroi ta bënte furnizimin me 48,438,000 lekë ose 58,125,600 lekë, duke përfshirë TVSH.

Ndërsa “Office Center” shpk ka dhënë ofertën 42,316,300 lekë.

Për dy propozimet ekonomike u gjetën kleçka dhe kompanitë janë skualifikuar nga komisioni i vlerësimit qysh në fillim. Kështu i është lanë rruga e hapur që të firmoset kontrata me dy ofertat e shtrenjta. Kompanitë “Marketing & Distribution” sh.a  dhe “Infosoft Office” shpk janë shpallur fituese megjithëse nuk janë paraqitur si bashkim operatorësh.

Kompani “Marketing & Distribution” sh.a  është e oligarkes së shëndetësisë Vilma Nushi, që me sa duket e ka krijuar këtë kompani për të përfituar likuiditete shtesë nga tendera të tillë.

Dhe Lali Eri menjëherë e ka autorizuar firmosjen e kësaj kontrate, sepse Vilma Nushi është pjesë e zinxhirit të korrupsionit me paratë e buxhetit.

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme sqaroi së fundmi se hetimet kishin gjetur prova për të paktën katër akuza ndaj Erion Veliajt.

“Nga provat e grumbulluara, është arritur në konkluzionin se ekzistojnë të dhëna konkrete, të cilat lidhen jo vetëm me veprën penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal (korrupsioni pasiv), por edhe me veprat penale: “Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” i parashikuar nga neni 245, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal dhe “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim” parashikuar nga neni 257/a, paragrafi 2 i Kodit Penal”, thuhet në deklaratën e SPAK.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Bashkia TiraneBlerje Materiale Kancelarie 2024Erion VeliajInfosoft Officekryesore2Marketing & DistributionMarketing & Distribution sh.atenderVilma Nushi

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
Akord 8 milionësh me Uoker, Milani tenton edhe 2 lojtarë

Akord 8 milionësh me Uoker, Milani tenton edhe 2 lojtarë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com