GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Erion Veliaj mund të të mësojë vetëm si të vjedhësh”, Xhaferri paralajmëron protesta studentore

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Erion Veliaj mund të të mësojë vetëm si të vjedhësh”, Xhaferri paralajmëron protesta studentore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Besard Xhaferri ka reaguar pas protestës së zhvilluar nga të rinjtë e FRPD dhe studentët e Universitetit të Tiranës në hyrje të godinës “Liria” kundër kryetarit të bashkisë Erion Veliaj.

Xhaferri është shprehur se  e vetmja gjë që Erion Veliaj mund t’u mësojë studentëve shqiptar është si të vjedhin dhe këto leksione ai mund ti mbajë në Akademinë Politike të FRESH por jo në auditoret e universiteteve tona.

Reagimi:

Të rinjtë e FRPD dhe studentët e Universitetit të Tiranës e pritën këtë të premte me protesta në hyrje të godinës “Liria” Kryetarin e Bashkisë Tiranë, i cili merrte pjesë në një takim me regji për arsimin së bashku me Ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliu, dhe Ambasadorin e BE Silvio Gonzato.

E vetmja gjë që Erion Veliaj mund t’u mësojë studentëve shqiptar është si të vjedhin dhe këto leksione ai mund ti mbajë në Akademinë Politike të FRESH por jo në auditoret e universiteteve tona.

Erion Veliaj me politikën e tij të pastrimit të parave në ndërtim ka ekspozuar studentët  në Tiranë përballë qirave të papërballueshme, teksa tarifat shkollore çdo vit njohin rritje.

Nuk mund të flasë për arsimin një njeri fsheh diplomën dhe që dhunshëm fut fotot e tij të propagandës në tekstet shkollore.

Nuk e ka luksin të flasë për arsimin një zyrtar që pasi grumbulloi 55 milionë euro nga taksat tona me zotimin për të ndërtuar 17 shkolla dhe ndërtoi vetëm 9 shkolla pasi pjesa tjetër e parave avulluan sipas modelit të Bandës 5D.

Rajone të tëra në Tiranë si Astiri, Kodra e Diellit apo Selita nuk kanë as çerdhe, as kopështe dhe as shkolla.

Të rinjtë e FRPD dhe studentët e UT ja bënë të qartë Ambasadorit të BE Silvio Gonzato se Erion Veliaj e ka vendin në qeli pranë vartësve të tij në vjedhje dhe jo në auditoret e Universitetit të Tiranës.

Sot arsimi shqiptar është në ditët më të zeza dhe mbyllja e 295 shkollave në një dekadë nuk mbulohet as me propagandë dhe as me futjen e simboleve të LGBTQ në librat shkollor për të tërhequr vëmendjen nga realiteti dramatik i arsimit shqiptar.

Studentët në Tetor nuk do kthehen vetëm në auditore por edhe në sheshe.

Etiketa: protesteStudenteVeliaj

Lajme të lidhura

Organizatorët e protestës njoftojnë mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar Qytetarë
Breaking Views

Organizatorët e protestës njoftojnë mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar Qytetarë

22:13 - 17/07/26
Të shtëna me armë në Sarandë, plagoset një person
Aktualitet

Të shtëna me armë në Sarandë, plagoset një person

21:51 - 17/07/26
“Rama tradhtar dhe antishqiptar”, akuza të forta nga protesta para Kryeministrisë
Aktualitet

“Rama tradhtar dhe antishqiptar”, akuza të forta nga protesta para Kryeministrisë

21:38 - 17/07/26
Para
Vrasja në Shkodër/ Një i arrestuar dhe tre në kërkim, zbulohet baza e grupit kriminal

Vrasja në Shkodër/ Një i arrestuar dhe tre në kërkim, zbulohet baza e grupit kriminal

Discussion about this post

TË FUNDIT

FIFA vendos sa do të zgjasë spektaklin në finalen e Botërorit
Sport

FIFA vendos sa do të zgjasë spektaklin në finalen e Botërorit

22:25 - 17/07/26

FIFA ka zyrtarizuar kohëzgjatjen e pushimit në finalen e Kupës së Botës 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës, duke i dhënë...

Lexo më shumë
Organizatorët e protestës njoftojnë mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar Qytetarë

Organizatorët e protestës njoftojnë mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar Qytetarë

22:13 - 17/07/26
Golat e shënuar nga distanca më e largët në Botërorin 2026

Golat e shënuar nga distanca më e largët në Botërorin 2026

22:01 - 17/07/26
Të shtëna me armë në Sarandë, plagoset një person

Të shtëna me armë në Sarandë, plagoset një person

21:51 - 17/07/26
“Rama tradhtar dhe antishqiptar”, akuza të forta nga protesta para Kryeministrisë

“Rama tradhtar dhe antishqiptar”, akuza të forta nga protesta para Kryeministrisë

21:38 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com