GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Erion Veliaj në ajër, nuk lë cep të botës pa fluturuar, 30 tenderë biletash në 6 muaj

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 4 min
A A
Erion Veliaj në ajër, nuk lë cep të botës pa fluturuar, 30 tenderë biletash në 6 muaj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkia e Tiranës nuk kursehet kur vjen puna për udhëtime jashtë vendit të drejtuesve të saj. Në një vëzhgim që ka bërë Gijotina.com, që nga muaji maj i këtij viti, Bashkia e Tiranës ka realizuar 30 tenderë për blerje biletash avioni për udhëtime vajtje-ardhje në disa vende të botës. Udhëtari që i shfrytëzon më shumë këto bileta është kryebashkiaku Erion Veliaj. Ai nuk lë rast pa u shfaqur edhe në evenimente modeste. Kështu, në të njëjtën ceremoni, për vendosjen e bustit të Skënderbeut në Budapest, krahas presidentit Meta dhe bashkëshortes së tij, fluturoi edhe Veliaj me staf shoqërues nga bashkia. Madje, bëri disa lidhje direkte me televizionet nga Budapesti, ku komentonte vendimin e Gjykatës Kushtetuese kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Bashkiakët e Tiranës kanë shpeshtuar fluturimet drejt Kastros (Pulia) apo Barit, vizita që koincidojnë me kohën kur plasi skandali i përgjimeve të mafies italiane, ku delte emri i Erion Veliajt në bisedat për pastrim parash dhe ndërtime në kryeqytet.            

Lista e udhëtimeve nis që në muajin maj të këtij viti, ku është hapur tenderi për blerjen e një bilete udhëtimi vajtje-ardhje Tiranë-Venecia, Itali.

Për muajin qershor janë zhvilluar 4 tenderë për bileta udhëtimi. I pari është i datës 10 qershor për blerje të katër biletave Tiranë-Luksenburg. Në datën 15 për blerjen e një bilete udhëtimi vajtje-ardhje Tiranë-Salzburg, Gjermani. Ndërsa në datën 22 qershor për blerjen e tre biletave udhëtimi vajtje-ardhje Tiranë-Palermo (Itali). Dhe në 30 qershor për blerjen e dy biletave të kthimit Luksenburg-Tiranë.

Në muajin korrik janë hapur 5 tenderë për blerje biletash udhëtimi, dhe fillojnë që në datën 2 korrik, për blerjen e tre biletave udhëtimi vajtje-ardhje, Tiranë-Budapest-Tiranë. Në 6 korrik për blerjen e tre biletave për udhëtim vajtje-ardhje Tiranë-Porto, Portugali. Më pas në datën 13 korrik, për blerje e një bilete udhëtimi Tiranë-Athinë-Tiranë. Në 16 korrik, tender për blerjen e katër biletave udhëtimi vajtje-ardhje Tiranë-Amsterdam. Ndërsa në datën 26 korrik për blerjen e një bilete vajtje-ardhje Tiranë-Castro (Itali).

Në muajin gusht siç duket Bashkia Tiranë ka marrë pushimet, duke reduktuar udhëtimet jashtë vendit në vetëm një. Në datën 3 gusht është hapur një tender për tre bileta udhëtimi vajtje-ardhje Tiranë-Bari, Itali.

Sa i përket muajit shtator, Bashkia Tiranë ka zhvilluar 8 tenderë për bileta udhëtimi. Në datën 3 shtator tender për blerjen e katër biletave udhëtimi vajtje-ardhje Tiranë-Lisbonë, Portugali.  Në datën 7 shtator, tender për blerjen e tre biletave për udhëtim vajtje-ardhje, Tiranë-Milano, Itali. Në datën 9 shtator, tender për blerjen e tre biletave për udhëtim vajtje-ardhje Tiranë-Vienë, Austri. Në datën 20 janë hapur dy tenderë për blerje biletash, ku njëri është për 4 bileta vajtje-ardhje Tiranë-Verona, Itali dhe tjetri për një biletë vajtje-ardhje Tiranë-Torino. Më pas në datën 24 shtator për blerjen e katër biletave për udhëtim vajtje-ardhje Tiranë- Kiev (Ukrainë) – Romë (Itali) – Gjeorgji – Tiranë. Si dhe në 30 shtator për blerjen e dy biletave vajtje-ardhje Tiranë-Gjeorgji.

Muaji tetor mban “rekordin” e biletave të blera për udhëtime jashtë vendit nga Bashkia e Tiranës, pasi janë 9 të tilla. Tenderët fillojnë që në datë 6, ku janë bërë dy kërkesa për bileta vajtje-ardhje, njëri për Tiranë-Vjenë dhe tjetra për Tiranë-Genova, Itali. Në datën 8 tetor, për blerjen e një bilete vajtje-ardhje Tiranë-Milano-Amsterdam-Tiranë. Më pas në datën 13, për blerje biletash vajtje-ardhje, Tiranë-Amsterdam. Në datën 14 tetor është hapur tender për 7 bileta vajtje-ardhje për disa fluturime si: Tiranë-Pragë, Çeki-Tel Aviv, Izrael-Athinë dhe Greqi-Tiranë. Në datën 15 është bërë tender edhe për një biletë tjetër vajtje-ardhje Tiranë-Pragë. Në datën 21 tetor për 5 bileta vajtje-ardhje, Tiranë-Ukrainë. Në datën 28 tetor janë hapur dy tender, njëri për blerjen e tre biletave udhëtimi vajtje-ardhje, Tiranë-Dubai dhe tjetri për dy bileta vajtje-ardhje, Tiranë-Berlin.

Udhëtimeve të shumta nga zyrtarët e Bashkisë Tiranë, siç duket do të vazhdojë edhe gjatë muajit nëntor. Kjo shihet në dy tenderët e hapur që në datat 1 dhe 2 të këtij muaji, për pesë bileta udhëtimi vajtje-ardhje, me itinerar  Tiranë-Vienë, si dhe Tiranë-Berlin, Leipzig.

Për shkak të procedurës që është “blerje dinamike”, nuk përcaktohet fondi limit apo shuma se sa kushton një biletë për udhëtime të tilla, por nëse i referohemi distancave të largëta, çmimet mund të jenë pak të kripura. Nëse do i referohemi një investigimi të bërë para disa ditësh nga mediat për një nga udhëtimet Tiranë-Dubai, në dokumentet që kishin siguruar, tenderi i biletave ishte 8 milionë lekë të vjetra.

Nuk shpjegohet arsyeja e kësaj gjeografie botërore të fluturimeve të shumta dhe të shpeshta nga zyrtarët e Bashkisë Tiranë, po është e qartë se mungon planifikimi dhe bëhen në mënyrë sporadike. Nëse biletat do të bliheshin të gjitha në fillim të vitit, do të kishim çmime më të ulëta.  

Gijotina.com/

Etiketa: avioniBiletaErion Veliajfluturimekryesore2tenderaUdhetime

Lajme të lidhura

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!
Breaking Views

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!

15:00 - 15/08/26
Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë
Breaking Views

Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë

13:32 - 15/08/26
Shefi i IKMT merr 3.1 MLD lekë tendera për 2 javë/ Afrim Qendro, nga mbijetesa pas skandalit “DH. Albania” tek kullat “Luzaj Tower”
Breaking Views

Shefi i IKMT merr 3.1 MLD lekë tendera për 2 javë/ Afrim Qendro, nga mbijetesa pas skandalit “DH. Albania” tek kullat “Luzaj Tower”

15:00 - 13/08/26
Para
Ballkani rekord infektimesh nga Covid-19, nis shtrëngimi i masave

Ballkani rekord infektimesh nga Covid-19, nis shtrëngimi i masave

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pas protestave masive në Serbi/ Vuçiç njofton: Do të jap dorëheqjen më 27 shtator
Breaking Views

Pas protestave masive në Serbi/ Vuçiç njofton: Do të jap dorëheqjen më 27 shtator

21:03 - 14/09/26

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç në një deklaratë për mediat serbe,  ka njoftuar se do të japë dorëheqjen. Ai ka...

Lexo më shumë
“Lironi çunat!”-U godit nga policia, protestuesi kthehet në shesh, turma niset drejt Bllokut të Sigurisë

“Lironi çunat!”-U godit nga policia, protestuesi kthehet në shesh, turma niset drejt Bllokut të Sigurisë

20:54 - 14/09/26
Aktivisti Progni: Nuk duhet të lodhemi, bashkë deri sa të mbushim plot sheshin

Aktivisti Progni: Nuk duhet të lodhemi, bashkë deri sa të mbushim plot sheshin

20:43 - 14/09/26
“Largimi i Ramës dhe Republikë e re!”/ Aktivisti prezanton pikat e panegociueshme të protestës

“Largimi i Ramës dhe Republikë e re!”/ Aktivisti prezanton pikat e panegociueshme të protestës

20:28 - 14/09/26
Dhuna policore, protestuesit me deklaratë të përbashkët: Efektivët tejkaluan kompetencat! Do të vijojmë bllokimin

Dhuna policore, protestuesit me deklaratë të përbashkët: Efektivët tejkaluan kompetencat! Do të vijojmë bllokimin

20:13 - 14/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com