GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Erion Veliaj në hetim nga SPAK, gazetarja zbulon bisedën me Dumanin

22:20 - 28/12/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjyqi për shpije me Berishën, Erion Veliaj paraqitet në SPAK
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazetarja Klodiana Lala, ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” ku ka dhënë detaje nga takimi informal i kreut të SPAK, Altin Dumani, me gazetarët.

Lala tha se Dumani u pyet se përse Erion Veliaj nuk është në mesin e të arrestuarve për çështjen e inceneratorit të Tiranës. Kreu i SPAK ka thënë se hetimet nuk kanë përfunduar dhe se roli i Veliajt po hetohet, por nuk deklaroi nëse ai është regjistruar si një person nën hetim.

“Pati shumë tema që u diskutuan, më kryesoret kishin të bënit për hetimet e krerëve të politikës. Një ndër temat ishte hetimet për inceneratorin e Tiranës. Sipas meje është e pahetuar sic duhet dhe nuk janë prekur përgjegjësit e asaj afere.

E kemi pyetur për disa emra. Hetimi për inceneratorët është i fragmentarizuar. Zoti Dumani është pyetur për rolin që ka patur Erion Veliaj dhe përse ai nuk është në mesin e 15 urdhër arresteve.

Ai tha se hetimi për inceneratorin e Tiranës po vijon dhe po hetohet roli i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, por nuk sqaroi a është regjistruar si person nën hetim.

Është pyetur për hetimin ndaj zonjës Kryemadhi, ai tha se vijon hetimi për të, me cfarë kuptova unë, hetimi nuk kishte të bënte me një cështje, por me cështje të parave dhe hetim pasuror të çiftit Meta-Kryemadhi.

Është pyetur për cështjen McGonigal dhe tha se ka hetime për këtë cështje dhe është vënë në dijeni kallëzuesi, në rastin konkret Gazmend Bardhi, por i është kërkuar të mos flasë publikisht për këtë cështje, duke qenë se hetimet varen nga informacionet që vijnë nga SHBA.

Ka një hetim të ri për zotin Ilir Beqaj. Sot janë kontrolluar disa kompani farmaceutike, Delta Pharma. Ka dyshime për zotin Beqaj që mund të ketë lidhur kontrata klienteliste. Ishin shumë kompani dhe për të mos cënuar asnjërën, po them janë kontrolluar shumë. Kam qenë vetë personalisht dhe kam kryer filmime.

Është pyetur për hetimin ndaj Ahmetajt, që ai është hetim në punë e sipër, sepse ka shumë emra të tjerë, që me sa kuptuam po hetohen. U pyet edhe për çështjen Gërdeci”, tha Lala.

Etiketa: hetimeKryesore1Veliaj

Lajme të lidhura

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve
Aktualitet

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve

23:00 - 15/03/26
Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile
Aktualitet

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile

21:52 - 15/03/26
Alarm në Berat, zjarr në ullishtet e Duhanasit, po avancon drejt zonës me pisha
Aktualitet

Alarm në Berat, zjarr në ullishtet e Duhanasit, po avancon drejt zonës me pisha

17:16 - 15/03/26
Para
PSG kompleton dy top transferime, ndërsa synon dy largime

PSG kompleton dy top transferime, ndërsa synon dy largime

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve
Aktualitet

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve

23:00 - 15/03/26

Shqipëria ka ngecur në Bruksel, mes Komisionit dhe Këshillit të Bashkimit Europian. Edhe pse qeveria e unionit thotë që vendi...

Lexo më shumë
Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes

22:04 - 15/03/26
Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile

21:52 - 15/03/26
Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër

Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër

21:33 - 15/03/26
Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore

Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore

20:36 - 15/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com