GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Eriselda e Lushnjës shpenzon 193 mln lekë për roje, tenderi pa garë

Eriselda e Lushnjës shpenzon 193 mln lekë për roje, tenderi pa garë

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Eriselda e Lushnjës shpenzon 193 mln lekë për roje, tenderi pa garë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetarja e Bashkisë Lushnjë, Eriselda Sefa, arriti të siguronte edhe një mandat tjetër, megjithëse i doli shpejt fama me tenderët abuzive, duke ecur në gjurmët Fatos Tushes.

Kështu Sefa vazhdon sagën e shpërdorimeve, ku më pak e ku më shumë, por çdo projekt kthehet në rast abuzimi. Të tillë janë edhe dy tenderët e fundit të publikuar. Njëri prej tyre ka si objekt “Shërbim i ruajtjes dhe sigurisë fizike i objekteve me punonjës shërbimi dhe sisteme alarmi të sinjalizimit e vëzhgimi”.

Konkretisht, Sefa do të punësojë 27 roje të cilët do të ruajnë ambientet e ujësjellës kanalizimeve. Dhe për 8 muaj punë ata do të paguhen 193 milionë lekë!

Problemi nuk qëndron vetëm te pagesa që do të marrin ata, por tek mënyra se si do të shpërndahen këto lekë. Konkretisht, kontrata është firmosur në kundërshtim me ligjin e prokurimeve. Tenderi ka marrë “Red Flag” nga Open Data Albania për shkak se ka mungesë të konkurrencës dhe si pasojë shfaq risk të lartë korrupsioni. Në dokumente shihet qartë që nuk ka pasur asnjë ofertë tjetër përves asaj të hedhur nga firma  “MYRTO SECURITY” sh.p.k, në pronësi të Hysen Myrtajt.

Ai ka paraqitur një ofertë me vlerë 175 milionë lekë, sa 90% e fondit limit. Por as këtë fakt Sefa nuk e ka marrë në konsideratë, duke kundërshtuar hapur çfarë i kërkon ligji. Në mungesë të konkurrencës ajo menjëherë ka firmosur kontratën, kur më e drehtë do të ishte të anulohej tenderi.

Tjetër tender abuziv

Gjithsesi, Sefa nuk është mjaftuar me kaq. Në këtë linjë abuzive ajo ka firmosur më 7 korrik 2023 edhe një tjetër tender. Sërish Sefa ka marrë roje, por këtë herë i duhen për të transportuar lekët e ujësjellësit. Pasi mblidhen tarifat dhe taksat në arkën e ujësjellësit, një pjesë e parave financon korrupsionin, në këtë rast gjoja për të paguar roje për transportin.

Tenderi ka si objekt  “Shoqërimi i Vlerave monetare” dhe fond limit 10 milionë lekë. Vallë nuk i mjaftojnë rojet që siguroi nga tenderi i parë, por duhen edhe të tjerë vetëm për transport. Ndërkohë ajo që bie në sy është se edhe këtë tender e ka fituar sërish firma  “MYRTO SECURITY” sh.p.k. Në fakt, duhet të themi i është falur pa garë biznesmenit të paracaktuar. Sepse si në tenderin e parë, edhe në këtë rast firma Myrtajt nuk ka pasur konkurrentë përballë.

Po si nuk ka frikë Eriselda se mos përfundon në qeli si Fatos Tushe! Edhe paraardhësi për një tender shkoi në burg!

Lexo edhe: Eriselda Sefa, kërdinë me fondet e Lushnjës/ Blen 282 MLN lekë naftë tek Vangjel Nushi pa garë

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimEriselda Sefaopen data alabnaiared flagrojetender

Lajme të lidhura

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”
Breaking Views

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26
Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Para
VIDEO/ Roje me shotgun, ja si ruhen parcelat e kanabisit…

VIDEO/ Roje me shotgun, ja si ruhen parcelat e kanabisit...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com