GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Eriselda Sefa blen 73 milionë lekë kamionin për mbeturinat, garancia 1 vit

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Eriselda Sefa blen 73 milionë lekë kamionin për mbeturinat, garancia 1 vit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Edhe një kamion për të pastruar mbeturinat, kryebashkiakja e Lushnjës, Eriselda Sefa, e blen pa rregulla. Jo vetëm kaq, po merr një makinë që i jepet garanci vetëm 1 vit. Edhe lavatriçet merren me garanci 5 vjet, ndërsa për këtë makinë kriteri është 1 vit garanci.

Më datë 7 qershor Bashkia Lushnje ka zhvilluar tenderin me objekt ‘ Blerje kamion për mbledhjen e mbetjeve’. Më shumë të jepet përshtypja se ky kamion do përdoret për të pastruar apo mbushur llogarinë e kompanie, se sa për plehrat.

Tenderi është hapur nga Ndërmarrja e Pasurive Publike Lushnje, e drejtuar nga Evis Qyra, i cili sigurisht nuk bën pa pyetur kryetaren Sefa. Në dokumentet e tenderit shihet se deri më datë  30 maj 2024 ishte dorëzuar vetëm një ofertë për këtë prokurim.

Propozimi është bërë nga firma “CompiTel” shpk, me vlerë rreth 58 milionë lekë.

Mbyllja e tenderit me vetëm një ofertë është kthyer në një normalitet për kryebashkiakët, sipas ligjit kur nuk ka oferta të përshtatshme për prokurimin, gara duhet të anulohet dhe të rishikohen kriteret.

 

Por Sefa nuk ka kohë për këto rregulla, pasi ka programin që i intereson. Qëllimi është që paratë që nxirren nga arka, pavarësisht se kjo bëhet me tendera nga më të çuditshmit dhe që kushtojnë.

Pra, në këtë rast, për një makinë plehrash vendoset fondi limit 73 milionë lekë dhe shohim që garancia për këtë mjet është vetëm 1 vit. Pra, ekzistojnë shanset që në vitin  tjetër të blihet një tjetër kamion, se ky do të prishet.

Sikur përmendëm më lartë, duke shkelur ligjin, drejtor Qyra ia ka dhuruar këtë kontratë firmës së vetme në garë,  CompiTel shpk. Prandaj, Open Data e ka zënë në filtrat anti-korrupsion dhe i ka vendosur ‘Red Flag’.

Kujtojmë se Bashkia Lushnje e shton listën e aferave me tenderët “me flamuj të kuq”, edhe pse ish-kryebashkiaku Fatos Tushe përfundoi pas hekurave pikërisht për abuzimet me prokurimet.

Epo me këto fakte që ne paraqesim herë pas here dhe Sefa meriton të njëjtin fat, ndërsa qytetarët meritojnë më shumë transparencë dhe  mirëmneaxhim të fondeve.

Tjetër fakt që na bie në sy këtë tender është se firma CompiTel shpk është shumë e re, sikur është krijuar për të shitur këtë kamion. Është kompani e themeluar në shkurt të vitit 2023 nga Paul Hila, me 100 mijë lekë kapital dhe pothuajse s’ka informacione fare për të.

Në fakt, sipas kritereve standarde, fituesi i këtij fondi duhet të dorëzojë kontrata të ngjashme dhe bilancet financiare në tre vitet e fundit.

 

Deri në filli të këtij viti kjo kopani kishte si objekt vetëm “Shërbime: Servis automjetesh, makineri pajisje, mekanike, elektrike etj. Lavazh automjetesh. Pastrim mbeturinash urbane dhe spitalore. Transport mallrash kombëtar dhe ndërkombëtar. Agjenci udhëtimesh kombëtare dhe ndërkombëtarë. Shërbime përkthimi. Trajnime. Shërbime avokatie. Instalim, Siguri kibernetike, konfigurim, pajisje elektronike softëare dhe hardëare”.

Me 100 mijë lekë e ka nisur Hila, por nëse vazhdon të mbaje këto raporte aferash me zyrtarë si Sefa, shumë shpejtë pasuria e kompanisë do t’i shtohet.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimBashkia LushnjeEriselda Sefamakine per plehratred flagtedner pa gare

Lajme të lidhura

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”
Breaking Views

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26
Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Para
200 raste në ditë! Alkool e drogë në timon, të rinjtë ‘mbushin’ Traumën

200 raste në ditë! Alkool e drogë në timon, të rinjtë ‘mbushin’ Traumën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sindikata e Pedagogëve nis zbatimin e bojkotit në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Sindikata e Pedagogëve nis zbatimin e bojkotit në të gjitha universitetet publike

09:08 - 21/10/26

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) ka nisur bojkotin e mësimdhënies në të gjitha universitetet publike të vendit,...

Lexo më shumë
Robert Aliaj shpërthen ndaj policisë dhe Ramës: Historia do të shkruajë emrat tuaj pranë gjakut dhe tradhtisë ndaj popullit

Robert Aliaj shpërthen ndaj policisë dhe Ramës: Historia do të shkruajë emrat tuaj pranë gjakut dhe tradhtisë ndaj popullit

09:04 - 21/10/26
Hipokrizia e kryeministrit! Natën i dhunon dhe i arreston, ditën i fton protestuesit për dialog

Hipokrizia e kryeministrit! Natën i dhunon dhe i arreston, ditën i fton protestuesit për dialog

08:42 - 21/10/26
Të dhënat e INSTAT: Një milion shqiptarë vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë

Shqipëria vazhdon të shënojë rënie, e parafundit në rajon për rritjen ekonomike

08:18 - 21/10/26
‘Më keq se në komunizëm’, gazeta e njohur holandeze: I madh e i vogël janë ngritur në protestë kundër Edi Ramës

‘Më keq se në komunizëm’, gazeta e njohur holandeze: I madh e i vogël janë ngritur në protestë kundër Edi Ramës

08:05 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com