GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Eriselda Sefa i beson kontratën 151 MLN lekë biznesmenit 25-vjeçar pa licenca dhe pa bilanc

13:47 - 17/05/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Eriselda Sefa i beson kontratën 151 MLN lekë biznesmenit 25-vjeçar pa licenca dhe pa bilanc
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pa bilanc financiar, pa kapacitet teknik të dëshmuar, me ofertën më të shtrenjtë dhe arrin të marrë tenderin e bashkisë Lushnjë prej 151 milionë lekësh. Pse zgjodhi kryebashkiakja Eriselda Sefa biznesmenin 25 vjeçar Suhejl Tikvina për t’i dhënë tenderin e shtyllave dekorative të qytetit, megjithëse kishte oferta më ekonomike?

Tenderi për të cilin raporton Gijotina.com është publikuar më datë 16 maj 2024. Bëhet fjalë për prokurimin me  numër  reference REF-02071-04-19-2024 dhe objekt ‘Blerje Materiale Elektrike” dhe fond limit 151 milionë lekë.

Në fakt, paratë po shpenzohen për blerjen e disa shtyllave elektrike dekorative.

Kryetarja Sefa i blen këto lloj shtyllash për bulevardin, ndërsa në lagjet periferi dhe në fshatrat shumë afër qyteti nuk ka ndriçim fare.

Më tutje vërejmë që tenderi është zhvilluar në atë formë që të favorizojë kompaninë e përzgjedhur të kryetares Sefa. Deri në datë 8 maj 2024, që ishte afati i fundit i dorëzimit të ofertave, aplikuan 5 kompani, ku “Z D R A V A” sh.p.k kishte vlerën më ekonomike. Por kjo kompani është përjashtuar me argumentin se “nuk ka dorëzuar certifikimet e stafit profesional që disponon”.

Menjëherë komisioni i kryetares Sefa në Ndërmarrjen e Pasurive Publike Lushnje ka eliminuar 3 kompanitë e tjera, duke i hequr konkurrencën firmës “2AS INVEST” sh.p.k.

E mbetur e vetme në këtë procedurë, firma“2AS INVEST” sh.p.k u shpall fituese dhe më datë 16 maj 2024 nënshkroi kontratën. Kryetarja i ka dhënë dritë jeshile një kontrate të fituar në shkelje të ligjit mbi prokurimet. Teksa ka konstatuar këtë situatë, Open Data Albania i ka vendosur ‘Red Flag’  kontratës, që është tregues i riskut të korrupsionit.

Kompania nuk përmbush kriteret

Kjo kompani përveç se nuk kishte ofertën të lirë, nuk zotëron asnjë licencë, sipas regjistrimeve të QKB. Ajo është themeluar në qershor të vitit 2021. Kompania nuk ka raportuar xhirot vjetore, pra nuk ka depozituar pasqyrat financiare, sipas regjistrimit në QKB.

Por këtu, kryetarja dhe komisioni i tenderit kanë një problem tjetër, sepse dokumentet standarde kërkojnë që xhiroja financiare e kompanisë të kalojë 40% të vlerës së kontratës.

Po ashtu kapaciteti teknik i dëshmuar i kompanisë sipas kontratave të mëparshme është dukshëm më i vogël se 40% e vlerës së këtij tenderi. Dokumenti i mëposhtëm tregon kërkesën e vendosur në dokumente.

Këtu kemi një listë të dokumentuar të kontratave publike që ka përfituar kompania nga bashkitë Kamëz, Durrës dhe Pogradec.

Janë pak, por rezultati është impresionues për një biznesmen 25 vjeç.

Kontrata më e madhe e përfituar nga “2AS INVEST” është nga bashkia Kamëz me vlerë 4.5 milionë lekë të reja që mban datën 5 maj 2024, vetëm dhjetë ditë para tenderit që i ka dhënë kryetarja e Lushnjes. Nga e njëjta bashki, tre ditë më vonë është përfituar kontrata “Blerje kabllo të ndryshëm elektrik” me vlerë 1.7 milionë lekë të reja.

 

Ndërkohë vëmë re se Sefa çdo vit blen materiale elektrike  me oferta të shtrenjta , duke dëshmuar tendencën e qëndrueshme të abuzimeve me fondet.

Përveç kësaj, po ta krahasojmë më tenderin e vitit të shkuar kur janë blerë materiale elektrike, shohim një fryrje të fondit Ndërsa janë harxhuar 12 milionë lekë për materiale elektrike në 2023, këtë vit janë hedhur 151 milionë lekë. Kujtojmë se kur u zgjodh në krye të bashkisë zonja Sefa, pritshmëria ishte që korrupsioni me tenderat të vinte në ulje, sepse paraardhësi i saj Fatos Tushe përfundoi në burg për shpërdorimin e detyrës.

 

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuizimabuzimEriselda SefaLushnjësuhejl Tikvinatendertender pa gare

Lajme të lidhura

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut
Breaking Views

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut

15:10 - 30/01/26
Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant
Breaking Views

Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant

15:22 - 29/01/26
“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares
Breaking Views

“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares

14:53 - 28/01/26
Para
Pasi ju mori nënën, nuk e lejon të birin t’i japë lamtumirën e fundit të ëmës!

Pasi ju mori nënën, nuk e lejon të birin t’i japë lamtumirën e fundit të ëmës!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha: Më 10 shkurt të tregojmë fuqinë dhe vendosmërinë tonë se ne do jemi fitimtarët në këtë vend
Aktualitet

“Pse nuk i fton në protestë”/ Berisha për Lulzim Bashën dhe Bamir Topin: Pseudointelektualë

14:59 - 31/01/26

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u pyet pse nuk fton në...

Lexo më shumë
Partia e Lirisë paralajmëron: Shteti po dështon gratë e dhunuara pa mbështetje

Partia e Lirisë paralajmëron: Shteti po dështon gratë e dhunuara pa mbështetje

14:45 - 31/01/26
Çmimi i arit bie mbi 10 për qind pas deklaratës së Trumpit mbi Rezervën Federale

Çmimi i arit bie mbi 10 për qind pas deklaratës së Trumpit mbi Rezervën Federale

14:30 - 31/01/26
E rëndë në Bulqizë/ 57-vjeçari ndërron jetë në minierën e kromit (EMRI)

E rëndë në Bulqizë/ 57-vjeçari ndërron jetë në minierën e kromit (EMRI)

14:15 - 31/01/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Arrestohet çifti mashtrues/ Premtonin apartamente, përvetësonin mijëra euro

13:59 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com