GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Erjon Isai blen kamera survejimi 30 milionë lekë në shkelje të ligjit

15:09 - 29/07/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Erjon Isai blen kamera survejimi 30 milionë lekë në shkelje të ligjit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryebashkiaku Erjon Isai blen kamera survejimi për ambientet dhe zyrat e një godine në qendër të Ersekës, ku bashkia ka bërë investime të mëdha për rikonstruksionin. Ndërkohë, kamerat janë një mall trendi dhe është futur shpejt në fjalorin e shpenzimeve. Kështu, Isai ka zhvilluar tenderin me objekt  ‘Furnizim vendosje sistem sigurie dhe sistem survejimi, ndërtimi i rrjetit të brendshëm kompjuterik për zyrat e Qendrës multifunksionale të qytetit Ersekë’.

Në dokumente nuk përcaktohet sa kamera do të blihen (mbase 3 ose 4 sisteme)  por rëndësi ka që Isai ka përllogaritur që të shpenzojë 30 milionë lekë.

Për 2 javë që ishte lënë e hapur gara, 4 oferta të ndryshme u regjistruan në sistem. AMG Energy Albania SHPK me ofertë  23 milionë lekë dhe Global Business Solutions” shpk. SHPK me ofertë 24 milionë lekë, ishin më ekonomiket. Praktikisht do të kurseheshin 7 milionë lekë nga buxheti i shtetit, por këtë vlerë Isai nuk e ka konsideruar. Prandaj, të dyja këto oferta i ka përjashtuar nga gara me argumentin se kanë paraqitur me vonesë mostrat për artikujt që do të blihen.

 

Për të njëjtën arsye, është skualifikuar edhe oferta e tretë nga Elvis Fama (Person Fizik). Pasi është eliminuar konkurrenca, i është hapur rrugë vetëm firmës “ALBITAL-CANON”, në pronësi të Mikel Llazos dhe Servet Kasës.

Kryebashkiaku i Ersekës duhej që të anulonte tenderin për mungesë konkurrence, sipas ligjit mbi prokurimet, por ka vazhduar me planin e tij.

Kjo kontratë mban ‘Flamurin e Kuq’ të vendosur nga Open Data Albania, si shenjë e riskut të korrupsion.

 

Ndërkohë, një prej pronarëve të kompanisë që përfiton tenderin e kamerave njihet për manovrat që bën me tenderët. Kasa ka 33.3 për qind të aksioneve të firmës REAL COM. Kaso shpesh,  në disa tenderë konkurron me të dyja firmat, duke krijuar skemë abuzimi.

Kështu Kasa ka arritur të fitojë shumë tenderë, sidomos tek OSHEE dhe bashkitë, ku të gjitha ofertat i ka pasur mbi 90% e fondit limit, si në rasti konkret.

Ju sjellim si përforcim të kësaj ideje një studim të OECD në vitin 2022, ku tregohet se nëse në një procedurë prokurimi publik ka konkurrencë, vlera fituese shkon rreth 75-85 % e fondit limit. Ndërkohë, kur vlera e ofertës fituese është mbi 90% dyshohet për korrupsion që duhet të hetohet sipas Kodit Penal ose për marrëveshje në oferta (kartel) që duhet të hetohet nga Autoriteti i Konkurrencës.

Duke u kthyer tek Qendra Multifuksionale konstatojmë se kjo më shumë i ka shërbyer Erion Isait që të ndajë paratë e bashkisë me biznesmenët që i favorizon nëpër tendera, sesa komunitetit të Ersekës.

Një prokurim i tillë është dokumentuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në auditimin e vitit 2023, që i referohet kontratës së lidhur me 14 dhjetor 2021.

Isai në këtë kohë, pasi kishte rikonstruktuar Qendrën Multifunksionale me një fond të madh të marrë nga qeveria në formë granti, i vuri tortës qershinë me një tender të ri. Objekti ishte “Blerje materiale ndërtimi për rikonstruksionin e katit të parë të qendrës multifunksionale të qytetit Ersekë, Bashkia Kolonjë”. Nga ky tender përfitoi Argert Cenko që mori kontratën e furnizimit 2,439,264 lekë.

Sipas KLSH, A.C. ka përfituar nga vendosja e kritereve të veçanta të kualifikimit jo të argumentuara ligjërisht dhe teknikisht, si dhe shpallja fituese e ofertës në kushtet e mospërmbushjes së kushteve.

Nga auditimi i procedurës së prokurimit, u konstatua se “në dokumentet e tenderit të hartuara dhe miratuara nga bashkia, nuk është argumentuar ligjërisht dhe teknikisht vendosja e çdo kriteri për kualifikim, si dhe nuk janë përcaktuar dokumente konkrete për të vërtetuar përmbushjen e tyre nga operatorët ekonomik. Gjithashtu është shpallur fituese oferta ekonomike në kushtet e mospërmbushjes së kritereve të veçanta të kualifikimit”.

Kujtojmë se kryetari Erion Isai është thirrur në SPAK më 30 maj 2023 pasi është kallëzuar në lidhje me një tender rruge.

Po kjo nuk ishte hera e parë që kryetarit të Kolonjës i dilte emri. Erion Isai, në vitin 2022 ka rënë në rrjetën e përgjimeve të SPAK në kuadër të një hetimi, që çoi në pezullimin nga detyra të 9 zyrtarëve. Sipas dosjes hetimore, Isai bisedonte me një këshilltar të bashkisë për kërkesën e një biznesmeneje të lëndëve drusore, teksa e këshillonte se me këtë marrëveshje ‘merr një dorë të mirë’

Këshilltari Lirjan Hyseni, me 15 tetor 2021, i kujtonte Erion Isait, se në këtë rast “bën një dorë të mirë…”. Kjo bisedë zhvillohej mes tyre një ditë pasi Hyseni kishte takuar biznesmenen e druve në Korçë, Mirela Matraku. Kjo e fundit kërkonte të blinte sasinë e druve, ndërsa Isai i komunikonte Hysenit që Matraku duhet të marrë letrat dhe të shkonte ditën e martë, por fillimisht duhej të kontaktonte, përgjegjësin e Pyjores në Bashkinë Kolonjë.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimerjon isaikameraKLSHred flagtendera

Lajme të lidhura

Një në tre dëme të papaguara është i SIGAL/ Raporti: Avni Ponari shton fitimet në kurriz të qytetarëve
Breaking Views

Një në tre dëme të papaguara është i SIGAL/ Raporti: Avni Ponari shton fitimet në kurriz të qytetarëve

18:57 - 10/07/25
Bosi i “Rafaelos” Mark Gjinaj përjashtohet nga tenderat, dokumenti si e mashtroi Josif Gorrean e Divjakës
Breaking Views

Bosi i “Rafaelos” Mark Gjinaj përjashtohet nga tenderat, dokumenti si e mashtroi Josif Gorrean e Divjakës

09:51 - 10/07/25
Anuela lë zjarrfikësit pa uniforma në mes të zjarreve, pazare me tenderin 378 MLN lekë, nuk pranon vendimet e KPP
Breaking Views

Anuela lë zjarrfikësit pa uniforma në mes të zjarreve, pazare me tenderin 378 MLN lekë, nuk pranon vendimet e KPP

09:38 - 09/07/25
Para
Mes Bashës dhe Berishës, Apeli vendos sot fatin e PD, kujt do i jepet vula

Vula e PD-së, Gjykata e Lartë merr në dorëzim rekursin e Bashës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ervin Salianji flet pas lirimit nga burgu: Jam dënuar për një denoncim që i bëri mirë shoqërisë
Breaking Views

Ervin Salianji flet pas lirimit nga burgu: Jam dënuar për një denoncim që i bëri mirë shoqërisë

23:21 - 10/07/25

Ish-deputeti i PD Ervin Salianji në një intervistë televizive, pak ditë pas daljes nga burgu ka deklaruar se burgosja e...

Lexo më shumë
Nuk gjyqtarë dhe prokurorë për KLGJ dhe KLP, Magjistratura ka pak kuota! Edhe BE, i shqetësuar

Nuk gjyqtarë dhe prokurorë për KLGJ dhe KLP, Magjistratura ka pak kuota! Edhe BE, i shqetësuar

23:07 - 10/07/25
Veliera pësoi defekt/ Shpëtohen tre persona në afërsi të Gjirit të Gramës

Veliera pësoi defekt/ Shpëtohen tre persona në afërsi të Gjirit të Gramës

22:18 - 10/07/25
”U arrestova pa u pyetur”, Malltezi: Irena Gjokës i jepnin 20 mijë faqe, nxirrte vendim brenda ditës

”U arrestova pa u pyetur”, Malltezi: Irena Gjokës i jepnin 20 mijë faqe, nxirrte vendim brenda ditës

22:04 - 10/07/25
Prodhimi i municioneve, miratohen kushtet për privatët, investimet jo më pak se 60 milionë euro

Prodhimi i municioneve, miratohen kushtet për privatët, investimet jo më pak se 60 milionë euro

21:36 - 10/07/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com