28-vjeçari nga Elbasani, Erjon Vishkulli ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale, teksa ndodhet në Itali, ku pritet të bëjë një ndërhyrjeje kirurgjikale në sy, pas asaj që kreu më herët në Shqipëri.
“Zoti do të krijojë lehtësim pas vështirësive”, shkruhet në story-n e publikuar në Instagram, të cilën e ka shoqëruar me një fotografi të vetën nga Italia.
Në foton e publikuar, ai shihet i shtrirë në një krevat spitali, me një fashë mbrojtëse mbi syrin e tij të majtë dhe në njërën dorë. Pavarësisht situatës shëndetësore, Vishkulli ka bërë me duar simbolin e shqiponjës, duke treguar qëndrueshmëri dhe optimizëm.
Postimi është shoqëruar edhe me emoji të duarve të lutjes, flamurit kombëtar shqiptar dhe një zemre të kuqe. Edhe pse nuk ka zbuluar detaje specifike rreth shkakut të ndërhyrjes apo gjendjes së tij, mesazhi i tij ka përcjellë shpresë për një shërim të shpejtë.
Erjon Vishkulli u plagos rëndë në syrin e majtë nga një plumb gome gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë.
Pas ndërhyrjes kirurgjikale që iu nënshtrua në spital, ai ka ndarë një foto në rrjetet sociale duke përcjellë një mesazh shprese dhe besimi.











Discussion about this post