GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Erl Murati: Rama deklarata skandaloze, bën kërcënime të hapura

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Erl Murati: Rama deklarata skandaloze, bën kërcënime të hapura
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazetari Erl Murati komentoi në “Task Force” me gazetaren Sonila Meço në Syri Tv, deklaratën e Edi Ramës se nuk do të bashkëpunojë me bashkitë që votojnë kandidatët e opozitës. Murati tha se deklarata e Ramës ishte skandaloze dhe se ai kërcënoi hapur shqiptarët. Në përgjigje të kësaj, tha ai, shqiptarët duhet të reagojnë me votë në 14 Maj.

“Është një deklaratë skandaloze, s’ka nevojë për shumë komente. Ai drejton qeverinë dhe nuk ka asnjë tagër për pushtetin vendor dhe skandaloze që ai e kondicionon bashkëpunimin me pushtetin vendor në varësi se kush do të jetë kryetari i bashkisë. Ai ka detyrimin funksional dhe kushtetues të bashkëpunojë me pushtetin vendor kushdo qoftë në drejtim të pushtetit vendor i PD-së, i PS-së, mund të jetë i pavarur, s’është e thënë të jetë me patjetër kandidat socialist.

Nuk është protagonizëm, është kërcënim. Edhe mbjellja e pemëve që tallje me shqiptarët. Detyra funksionale e tyre është të bëjnë politika si të jetë mjedisi i pastër. Keni parë ndonjëherë deputetë të Bundestagut të marrin lopatën dhe të mbjellin pemë nga mëngjesi e deri në darkë? Në ditën e tokës mund të mbjellësh një fidan në mënyrë simbolike, por jo nga mëngjesi e deri në darkë të gjitha kandidatët për kryetar bashkie dalin dhe mbjellin pemë.

Ndërsa kërcënimi është i hapur. I flet elektoratit të Shkodrës fjala vjen, unë nuk besoj se i flet PS-së, por shqiptarëve. I kërcënon nëse zgjidhni Igli Carën dhe jo Emiriona Sakon një Durrës atëherë nuk do të ketë bashkëpunim me pushtetin vendor. Ky është kërcënim. Rama ka kërcënuar media, propnarë mediash dhe ka parë që kjo ka ecur dhe çfarë bën kërcënon shqiptarët.

Në asnjë vend të botës nuk kërcënon kryeministri të thotë votoni partinë time se po votuat kandidatët e partisë tjetër nuk do të ketë reagim. Në një vend normal kjo do të sillte kundër reagim. Pra, populli do ta merrte për fyerje. Nuk është vetëm kërcënim, është edhe fyerje. Duhet të ketë reagim me votë”, u shpreh Murati.

Etiketa: erl MuratiRama

Lajme të lidhura

Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian mbështet protestat në Tiranë: Ju nuk jeni vetëm…
Aktualitet

Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian mbështet protestat në Tiranë: Ju nuk jeni vetëm…

10:20 - 16/09/26
Adriatik Lapaj nga Haga: Ditë historike, uroj që çlirimtarët të kthehen faqebardhë në Kosovë
Aktualitet

Adriatik Lapaj nga Haga: Ditë historike, uroj që çlirimtarët të kthehen faqebardhë në Kosovë

10:05 - 16/09/26
Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, reagon Balliu: Drejtësia nuk mund të jetë selektive
Aktualitet

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, reagon Balliu: Drejtësia nuk mund të jetë selektive

09:50 - 16/09/26
Para
Asociacioni, Chollet e cilëson “nevojë urgjente” themelimin e tij

Asociacioni, Chollet e cilëson “nevojë urgjente” themelimin e tij

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian mbështet protestat në Tiranë: Ju nuk jeni vetëm…
Aktualitet

Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian mbështet protestat në Tiranë: Ju nuk jeni vetëm…

10:20 - 16/09/26

Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Nicolae Stefanuta, ka shprehur mbështetjen e tij për protestuesit në Tiranë, duke thënë se situata në...

Lexo më shumë
Adriatik Lapaj nga Haga: Ditë historike, uroj që çlirimtarët të kthehen faqebardhë në Kosovë

Adriatik Lapaj nga Haga: Ditë historike, uroj që çlirimtarët të kthehen faqebardhë në Kosovë

10:05 - 16/09/26
Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, reagon Balliu: Drejtësia nuk mund të jetë selektive

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, reagon Balliu: Drejtësia nuk mund të jetë selektive

09:50 - 16/09/26
Tension para Speciales në Hagë, policia holandeze përplaset me mbështetësit e ish-krerëve të UÇK-së

Tension para Speciales në Hagë, policia holandeze përplaset me mbështetësit e ish-krerëve të UÇK-së

09:05 - 16/09/26
Gjyqi në Hagë, seancat ndaj Thaçit dhe të tjerëve do të zhvillohen nga 11 deri në 15 maj

Gjithë sytë e shqiptarëve sot janë nga Haga, edhe pak orë nga vendimi për ish-krerët e UÇK-së

08:39 - 16/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com