GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Ermal Dredha i jep 130 MLN lekë pa garë firmës që nuk dorëzon bilancin financiar   

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Ermal Dredha i jep 130 MLN lekë pa garë firmës që nuk dorëzon bilancin financiar   
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha, bën një tender për llambat e rrugëve, ku më shumë ka menduar të “qerasë” dy biznesmenë, sesa për ndriçimin. Ky është një tender që bashkia e zhvillon çdo vit, ku ndryshon vetëm fondi limit. Nga viti 2020 deri tani, fondi për tela dhe poça është fryrë me të paktën 30%.

Këtë trend e ka krijuar tashmë kryebashkiaku i Vlorës. Ermal Dredha. Së fundmi bëhet fjalë për tenderin me objekt  ‘Blerje materiale elektrike (për ndriçimin publik dhe institucional)’.

Për këtë prokurim janë vënë në dispozicion 130 milionë lekë, me të cilat do të furnizohen llamba rruge dhe kabllo të përmasave të ndryshme.

Gjithsesi në dokument as nuk është përcaktuar se për cilat zona nevojiten këto llamba, sepse siç e përmendëm më sipër, ky tender nuk niset nga nevojat e bashkisë, por nga interesi për të nxjerrë këto lekë nga arka përmes një tenderi të dyshimtë.

Data 3 maj 2024 ka qenë data e fundit për paraqitjen e ofertave dhe në të njëjtën ditë është zhvilluar gara. Kjo për shkak se nga 3 oferta, dy prej tyre u skualifkuan që në fazën e parë me argumentin se nuk kanë paraqitur mostra të produktit. Epo për këtë mungesë operatorët duhej të njoftoheshin dhe jo të mbyllej gara me nxitim se kështu i intereson kryetarit Dredha. Për më tepër që firma SARK shpk kishte paraqitur ofertën më të ulët me vlerë 118 milionë lekë, 12 milionë lekë më lirë se fondi limit.

Por kryetarit Dredha nuk i shkon nëpër mend ta kursejë fondin duke marrë oferta të përshtatshme dhe konkurruese.

Siç shihet në dokumentin më sipër, Open Data Albania e ka shënuar tenderin me “Flamur të kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit.

Me miratimin e Dredhës njësi e prokurimit e mbylli tenderin pa garë të rregullt dhe ia dhuroi kontratën firmës “AA&P” sh.p.k, në pronësi të Zihni Halimit – 50% dhe Dashnor Hajdërajt. Oferta e tyre kishte vlerën 125 milionë lekë, pra 7 milionë lekë më shtrenjtë se ofertat e tjera. Janë diferenca që mund të kurseshin, nëse do të zhvillohej tenderi pa shkelje të ligjit

Ndërkohë vërejmë që kjo kompani nuk ka bërë raportim në QKB të pasqyrave financiare për vitin 2023, një kriter kryesor  që duhet të plotësojnë operatorët ekonomikë për çdo tender që zhvillohet. Si e ka vlerësuar kryetari Dredha kapacitetin financiar të kësaj kompanie, kur nuk ka përgatitur akoma bilancin e vitit 2023.

Theksojmë se në 29 mars 2024 është emëruar nga ortakët shoqëria audituese, por kanë kaluar 3 muaj dhe akoma nuk janë depozituar pasqyrat financiare të vitit 2023 (shih dokumentin më poshtë).

Një tjetër fakt që bie në sy është se këto materiale nuk do të bëhen me furnizim paketë, por çdo muaj nga një pjesë. Epo, kompania që ka fituar është e zënë, sepse në të njëjtën kohë vazhdon një kontratë për këto materiale të lidhur me bashkinë Patos në 11 dhjetor 2023 me afat 1 vit.

Urojmë që Dredha të mos organizojë herë tjetër tendera si ky, pasi do të shtohen rastet e dyshuara për korrupsion dhe do t’i bashkohet kolegëve që kanë zënë radhën në dyert e SPAK.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: ermal dredhafirmallambandricimeopen data albaniapoca per rrugentender pa gare

Lajme të lidhura

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”
Breaking Views

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26
Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Para
Pse ndodhin ngërçet dhe kontraktimet muskulare, çfarë duhet të keni kujdes

Pse ndodhin ngërçet dhe kontraktimet muskulare, çfarë duhet të keni kujdes

Discussion about this post

TË FUNDIT

Goditet rrjeti i kokainës në Spanjë, shqiptari kishte rolin e ‘noterit’ të trafikantëve
Aktualitet

Goditet rrjeti i kokainës në Spanjë, shqiptari kishte rolin e ‘noterit’ të trafikantëve

18:09 - 21/10/26

Autoritetet spanjolle kanë sekuestruar rreth 2,100 kilogramë kokainë në një varkë me vela, rreth 400 milje larg brigjeve të Galicisë....

Lexo më shumë
Ftesa e Ramës për dialog kthehet në MEME, karriget para Kryeministrisë bëhen simboli i ironisë në rrjet sociale (FOTO)

Ftesa e Ramës për dialog kthehet në MEME, karriget para Kryeministrisë bëhen simboli i ironisë në rrjet sociale (FOTO)

17:42 - 21/10/26
Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve: Ftesa e Ramës për dialog është kurth për studentët

Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve: Ftesa e Ramës për dialog është kurth për studentët

17:16 - 21/10/26
E dënuar me 4 vite burg, Gjykata e Tiranës pranon kërkesën për ekstradimin e Julide Yazici drejt Turqisë

E dënuar me 4 vite burg, Gjykata e Tiranës pranon kërkesën për ekstradimin e Julide Yazici drejt Turqisë

16:53 - 21/10/26
“Shteti i së drejtës në nivelin më të ulët në 10 vjet”/ Ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço: Revolta e qytetarëve nuk erdhi nga hiçi!

“Shteti i së drejtës në nivelin më të ulët në 10 vjet”/ Ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço: Revolta e qytetarëve nuk erdhi nga hiçi!

16:29 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com