GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Ermal Dredha i Vlorës qeras Arbert Avdulin me 150 MLN lekë, për 4 cm asfalt në një rrugë fshati

14:16 - 30/09/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Ermal Dredha i Vlorës qeras Arbert Avdulin me 150 MLN lekë, për 4 cm asfalt në një rrugë fshati
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ermal Dredha do të mbahet mend si kryebashkiaku që e la qytetin e Vlorës me rrugë të prishura në çdo lagje. Vlora sot ka vetëm Bulevardin dhe Lungomaren, ndërsa rrugët e tjera kanë deri në dy dekada pa mirëmbajtje. Edhe ndonjë fond i vogël që i bie në dorë, kryetar Ermali e dërgon për rrugica fshatrash. Ndoshta është strategji elektorale, por mbase fshihet diçka tjetër në këtë mes. Bëhet fjalë për tenderin me objekt ‘Rikonstruksioni i rrugës së fshatit “Drithas”’.

Ky fshat ndodhet 30 minuta me makinë larg qytetit të Vlorës dhe pjesa kryesore e rrugës është e shtruar. Sipas dokumenteve të tenderit, do të shtrohet një pjesë e rrugicës lidhëse brenda fshatit (pjesa me të verdhë).

Në preventiv theksohet se rruga është ekzistente, gjerësia e saj nuk do të ndryshojë, por t’i hidhet një shtresë asfalti 4-5 cm, sipas nevojës (nënkupto mbushje gropash).

Bashkia ka ndarë 150 milionë lekë, fond me të cilin mund të ishte shtruar gjithë fshatit.

 

Cenimi konkurrencës

Ndërkohë më poshtë shohim se kontratat është firmosur në shkelje të ligjit mbi prokurimet, nuk u zhvillua një garë ligjore.  Në këtë tender kishte mundësi për një konkurrencë të rregullt, pasi kanë shfaqur interes 6 kompani me oferta që varionin nga 82 milionë lekë tek ato me 120 milionë lekë.

Çështja është se dy ofertat më të lira u skualifikuan nga gara sepse nuk kishin dokumente që kanë kryer punë të ngjashme më parë, edhe pse në fakt vetë Bashkia Vlorë ka disa projekte me këto firma. Menjëherë më pas janë skualifikuar edhe 3 ofertat e tjera, për të cilat nuk është dhënë asnjë argument.

Ashtu siç ka qenë e paracaktuar, në fazën e fundit shkoi vetëm firma AVDULI SHPK, në pronësi të Arben Avdulit, me ofertë 106 milionë lekë.

Open Data Albania i ka vendosur tenderit “Flamurin e Kuq” për riskun e korrupsionit. Ky është një sinjal alarmi që APP dhe instancat e tjera nuk duhet ta anashkalojnë, pasi kryetar Ermali po i dredhon me fondet!

Sakaq, kujtojmë këtu që Arben Avduli është një emër i njohur, pasi emri i tij doli tek përgjimet e SPAK ndaj ish-kryebashkiakut të Lushnjës, Fatos Tushe që u dënua për korrupsion. Në atë rast Avduli ishte ai që ankohej se Tushe bënte tendera korruptive dhe e skualifikonte nga gara pa të drejtë kompaninë e tij. Në këtë rast është vetë Avduli që përfiton duke u favorizuar nga një kryetar bashkie.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimAlberet Avduliermal dredhared flagrrugicatendertender pa gare

Lajme të lidhura

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut
Breaking Views

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut

15:10 - 30/01/26
Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant
Breaking Views

Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant

15:22 - 29/01/26
“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares
Breaking Views

“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares

14:53 - 28/01/26
Para
Vlorë, 38-vjeçari i zhdukur prej 21 ditësh

Vlorë, 38-vjeçari i zhdukur prej 21 ditësh

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26

Adriatik Lapaj deklaron se të vetëm, as “Shqipëria Bëhet” dhe as Partia Demokratike, nuk e mundin dot Edi Ramën. Lapaj...

Lexo më shumë
Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

22:43 - 31/01/26
Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

22:28 - 31/01/26
E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis

E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis

21:28 - 31/01/26
Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq

Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq

21:15 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com