GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Ermal Dredha i xhiron Astrit Gjikondajt 130 MLN lekë për bojatisjen e dy sallave në Galerinë e Arteve

14:59 - 23/10/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Kryetari i Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha, nuk i ndryshon planet e tenderave, edhe pse qyteti u përmbyt dhe ka nevojë për investime në kanalizime.

Kryetari i Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha, nuk i ndryshon planet e tenderave, edhe pse qyteti u përmbyt dhe ka nevojë për investime në kanalizime.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha, nuk i ndryshon planet e tenderave, edhe pse qyteti u përmbyt dhe ka nevojë për investime në kanalizime. I tillë i është tenderi i fundit që do t’i japë një bojë Galerisë. Me sa duket, për të marrë ndonjë lavdërim nga Rama që është piktor, kryetari është kthyer nga arti. Dredha ka hapur tenderin me objekt  ‘Rikonstruksioni i Galerisë’. Me këtë rast është shfaqur edhe talenti i tij si zyrtar në “artin e tenderave”.

Galeria e Arteve në Vlorë është pjesë e godinës trekatëshe të Pallatit të Kulturës, por vetë galeria disponon vetëm dy salla, një në katin e parë dhe tjetrën në katin e dytë, të dyja 240 metra katrorë.

“Qëllimi i projektit të rehabilitimit është të krijohen kushte te favorshme për vendosjen e pajisjeve dhe hapësirave ndihmëse për ushtrimin e funksioneve të një galerie bashkëkohor edhe ne shërbim te komunitetit. Hapësira e galerisë artikulohet ne dy salla, te pozicionuara ne dy kate. Ne katin përdhe ndodhet salla me e madhe me arkivën përkrah. Ne katin e pare një salle tjetër qe nuk ka komunikimin te drejtpërdrejtë me sallën e pare, por duhen te përdoren ambientet përreth pre t’u aksesuar. Salla e katit përdhe është 150 m2 dhe hapësira ne katin e pare është 92 m2”, thuhet në dokument.

Pra vetëm për të rikonstruktuar këtë hapësirë Dredha do të hedhë 130 milionë lekë.

Dredha e la garën hapur për dy javë, por vetëm firma ASI-2A CO sh.p.k e Astrtit Gjikondajt kishte dorëzuar një ofertë me vlerë 126 milionë lekë.

Pra, ishim në kushtet që oferta e vetme ka vlerë të afërt me fondin limit, nuk ka konkurrentë të tjerë përballë, prandaj kjo procedurë duhej anuluar. Nuk ka ndonjë urgjencë për këtë rikonstruksion edhe sikur të shtyhej deri në ardhjen e ofertave më të përshtatshme.

Por, në Vlorë vendos Dredha dhe procedurat kanë vijuar sipas menysë së tij. Më datë 22 tetor 2024 është publikuar kontrata që për disa javë u mbajt larg syve të publikut.

Open Data Albania i ka vendosur tenderit ‘Flamurin e Kuq’ që tregon riskun e korrupsionit, megjithatë APP e e ka regjistruar kontratën pa pengesë.

Me ardhjen në krye të bashkisë Ermal Dredha e ka pasur  kompaninë “ASI-2A CO” një kliente të rregullt duke e favorizuar në tendera. Gijotina.com ka raportuar pak kohë më parë se si Dredha i dha pa konkurrencë Gjikondajt 60 milionë lekë për mikrofona e karrige për kinemanë tek Pallati i Kulturës, si dhe 80 milionë lekë për një ekskavator. Këto janë vetëm tenderët e fundit por Gjikondajt janë të privilegjuar nga shumë bashki të tjera. Pak ditë më parë kjo kompani mori 500 milionë lekë nga  Bashkia Peqin për të rikonstruktuar një rrugë që kishte rrëshqitje.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/201

Etiketa: a strit gjikondajabuzimermal dredhagaleria e arteveopen data albaniatendertender pa gare

Lajme të lidhura

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?
Breaking Views

Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?

17:01 - 17/02/26
Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve
Breaking Views

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve

16:35 - 16/02/26
Para
Provokon Kryemadhi, vendos në brez shallin me logon e PS-së

Provokon Kryemadhi, vendos në brez shallin me logon e PS-së

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pasi e izoloi totalisht juglindjen e vendit, Rama niset drejt Korçës me helikopter
Aktualitet

Pasi e izoloi totalisht juglindjen e vendit, Rama niset drejt Korçës me helikopter

10:27 - 23/02/26

Teksa rruga Prrenjas-Librazhd është mbyllur për shkak të rrëshqitjeve të dherave dhe konspirohet me rrezikshmëri të lartë, kryeministri Edi Rama...

Lexo më shumë
Mblidhet Këshilli i Mandateve për imunitetin e Ballukut, mbërrijnë në Kuvend prokurorët e SPAK

Mblidhet Këshilli i Mandateve për imunitetin e Ballukut, mbërrijnë në Kuvend prokurorët e SPAK

10:06 - 23/02/26
Do hapej në mesditë! Shembet edhe rruga dytësore e aksit Librazhd-Prrenjas, ndalohet kalimi për këmbësorët

Do hapej në mesditë! Shembet edhe rruga dytësore e aksit Librazhd-Prrenjas, ndalohet kalimi për këmbësorët

09:56 - 23/02/26
U shpall ‘non grata’ nga SHBA, Artan Grubi tërhiqet nga politika: Jam i pastër si loti

Në kërkim për korrupsion/ Arrestohet ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi

09:35 - 23/02/26
Sekuestrohen 57 kg kanabis dhe një armë zjarri në Vlorë, arrestohen dy persona (Emrat)

Sekuestrohen 57 kg kanabis dhe një armë zjarri në Vlorë, arrestohen dy persona (Emrat)

09:12 - 23/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com