GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Ermal Dredha ia dredh “Flamurtarit”, 183 MLN lekë të palestrës ua jep 2 vëllezërve arrestuar

13:13 - 03/02/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Ermal Dredha ia dredh “Flamurtarit”, 183 MLN lekë të palestrës ua jep 2 vëllezërve arrestuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ermal Dredha përdor investimet për klubin e futbollit Flamurtari për t’i çuar paratë tek miqtë e tij. Bëhet fjalë për tenderin  me objekt ‘Rikonstruksion i Palestrës (së qytetit) Multisportive të Ekipit Flamurtari’. Gara është hapur që në fund të tetorit 2023, ndërsa tenderi u zhvilluar në nëntor 2023, por fituesi është shpallur më datë 2 shkurt të vitit 2024.

Kur shohim këto afate, do të mendojmë se Dredha ka shqyrtuar ne kujdes ofertat dhe ka vendosur që t’i japë kontratën ofertës më të mirë. Është shumë zhgënjyese, por nuk ka ndodhur kështu!

Në të vërtetë, në hapjen e garës paraqiten ofertat e tyre 8 kompani, që duhej shqyrtoheshin dhe të përzgjidheshin në fazën finale dy ose më shumë propozime. Por, Dredha i ka rënë shkurt, që në fazën e parë ka përjashtuar nga gara 7 kompani dhe la në fund vetëm zarfin e paraqitur nga bashkimi i operatorëve “LUEM TRADE & CONSTRUCTION” shpk dhe “VELLEZERIT HYSA” shpk, që në fakt ishte oferta më e shtrenjtë, me vlerë 165 milionë lekë.

Kështu, duke eliminuar konkurrencën, Ermal Dredha lidhi kontratën me “LUEM TRADE & CONSTRUCTION” – “VELLEZERIT HYSA” shpk. Sigurisht këto skema tregojnë që fituesi ka qenë i paracaktuar, duke shtuar këtu faktin që fitues janë “Vëllezërit Hysa” të njohur si përfitues në tenderë pa garë në shumë bashki.

Madje “Vëllezërit Hysa” janë arrestuar për mashtrim, për shkak se nuk bënin punimet që përcaktoheshin në kontratë edhe pse paratë i morën.

Në vitin 2018, prokuroria urdhëroi arrestimin e dy vëllezërve Agron dhe Kujtim Hysa, pronarët e firmës “Vëllezërit Hysa”. Ata akuzoheshin se nuk kishin ndërtuar rrugën e Gjinarit, në segmentin Tiranë – Elbasan. Ata u arrestuan sëbashku me dy ish-drejtorë të ARRSH-së, Andi Toma dhe Dashamir Xhika.

Sipas akuzës së  prokurorisë, dy vëllezërit Agron dhe Kujtim Hysa që administrojnë kompaninë “Vllezërit Hysa” kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Vjedhjes së kryer duke shpërdoruar detyrën” të kryer në bashkëpunim.  Ata janë fitues të procedurës së prokurimit publik të zhvilluar nga DPRR-ja në datën 2 dhjetor 2008, për objektin “Sistemim Asfaltim rruga e Gjinarit”.

Shuma totale e fondeve publike të dhëna nga buxheti i shtetit për realizimin e punimeve në këtë objekt ishte 499,525,926 lekë. Sipas shkresave dhe urdhër-shpenzimeve të nënshkruara nga dy ish-Drejtorët e Përgjithshëm të ARRSH-së Andi Toma dhe Dashamir Xhika, rezulton se 111,468,727 lekë kishin kaluar drejtpërdrejtë në llogarinë bankare të shoqërisë “Vëllezërit Hysa” sh.p.k.

Duke parë këtë biografi të biznesmenëve fitues të tenderit, kuptohet qartë pse Dredha e dredh me Hysajt.

Ndërsa firma tjetër është regjistruar në QKB që në 2014, por nuk është pajisur me asnjë lloj leje apo licence. Madje “Luem Trade & Construction” nuk ka marrë pjesë në asnjë tender, i pari është ky. Ndoshta kjo është taktikë e përdorur nga “Vëllezërit Hysa”, duke përfshirë një kompani fantazmë, për të fshehur abuzimin me këtë tender.

Në këtë pikë, vlen të sjellim në vëmendje se në kontratë thuhet që palestrës do t’i ndërrohen dyer e dritare, si dhe do t’i bëhen risuvatim dhe lyerje. Dhe për kaq, Dredha do të shpenzojë 183 milionë lekë kur në fakt mund të kishte bërë edhe disa investime të tjera të nevojshme për ‘Flamurtarin’!

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

 

Etiketa: abuzimermal dredhaflamratiPalestërred flagTEDNERvellezerit hysa

Lajme të lidhura

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut
Breaking Views

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut

15:10 - 30/01/26
Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant
Breaking Views

Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant

15:22 - 29/01/26
“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares
Breaking Views

“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares

14:53 - 28/01/26
Para
Kombëtarja U-19, grumbullim tre ditor me lojtarët që aktivizohen në kampionatin shqiptar

Kombëtarja U-19, grumbullim tre ditor me lojtarët që aktivizohen në kampionatin shqiptar

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26

Adriatik Lapaj deklaron se të vetëm, as “Shqipëria Bëhet” dhe as Partia Demokratike, nuk e mundin dot Edi Ramën. Lapaj...

Lexo më shumë
Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

22:43 - 31/01/26
Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

22:28 - 31/01/26
E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis

E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis

21:28 - 31/01/26
Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq

Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq

21:15 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com