GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Ermal Dredha thyen rekord: 1 vit pa mbaruar tenderin 236 MLN lekë të pastrimit të Orikumit turistik

09:07 - 02/07/25
në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 5 min
A A
Ermal Dredha thyen rekord: 1 vit pa mbaruar tenderin 236 MLN lekë të pastrimit të Orikumit turistik
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioni i Prokurimit Publik ka shënuar rekord në afatin e shqyrtimit të një çështje: 1 vit zgjati marrja e vendimit përfundimtar për tenderin e Pastrimit të Orikumit! KPP bashkë me Ermal Dredhën e Bashkisë Vlorë, kanë  plot 1 vit që e zvarrisin prokurimin e pastrimit të qytetit turistik. Më në fund është marrë vendimi “historik” i KPP: Dredha lejohet të vazhdojë të bëjë spërdhredhje me tenderin.

Ky është vendimi i KPP i datës 27 qershor 2025: Të lejojë autoritetin kontraktor (Ermalin) për vijimin me hapat e mëtejshëm të procedurës së prokurimit “E hapur, mbi kufirin e lartë monetar”, me Nr. REF-16795-08-21-2024, me objekt “Shërbimi i pastrimit të njësisë administrative Orikum”. Një turp i vërtetë! Tani që qyteti është në sezon turistik, Dredha vazhdon bën tender për pastrimin.

Fotoja e Ermalit me thes dhe tenderi i pastrimit

Më 22 shtator 2024, kryebashkiaku Ermal Dredha shkoi në Orikum për të bërë foto duke mbledhur mbeturinat nëpër qytet. Kjo foto mundohej të fshihte realitetin. Është teknika moderne që ua ka mësuar Lali Eri të gjithë kryebashkiakëve: Jep një shou dhe problemi harrohet! Qyteti kishte kaluar një sezon turistik të vështirë mes plehrave, sidomos i shqetësuar nga tymi i fushës së mbetjeve.

Më 23 shtator 2024, Bashkia Vlorë hapi tenderin 236 milionë lekë (pa TVSH) për pastrimin e qytetit të Orikumit. Këtu fle lepuri. Paratë e taksapaguesve i nënshtrohen pazarit të korrupsionit, duke shkelur ligjin e prokurimeve.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Shërbimi i pastrimit të njësisë administrative Orikum”. Procedura ka ngecur për shkak të një “denoncimi”. Paradoksalisht, denoncon sipërmarrësi që ka pasur kontratën me Dredhën dhe i linte rrugët e Orikumit në pisllëk. Ai që është përgjegjës për koshat e tejmbushur që nuk largoheshin me javë të tëra nga lagjet e qytetit, për fushën e plehrave që digjej në anë të Orikumit, kërkon ta përsërisë kontratën me Dredhën.

Përpara se të analizojmë ankesën e bërë në KPP dhe vendimin e marrë për tenderin, duhet të përmendim disa absurditete që përmban formulimi i tenderit.

Në preventiv thuhet se pastrimi do të bëhet për vitin 2024, ashtu sikur është emërtuar edhe objekti i tij, mirëpo Dredha është kujtuar në gusht të hapë prokurimin.

Kështu muajt e tjerë, madje ato më kryesorët gjatë sezonit të plazhit, Orikumi vazhdoi me situatën e rënduar të pastrimit.

Në tetor 2024 firma “Silver” SHPK është ankuar pranë Komisionit të Prokurimeve Publike për tenderin, me argumentin se ka gabime në përllogaritjet e kostove për disa zëra, si dhe janë vendosur kritere që diskriminojnë operatorët.

Firma “Silver” shpk është në pronësinë Linard Balanit. Kujtojmë se ky biznesmen ka firmosur kontratën më 19 qershor 2023 me Ermal Dredhën për pastrimin e Orikumit për afatin 1 vit. Në arkën e Balanit u derdhën 28 382 266 lekë të taksapaguesve të Orikumit. Situata ishte skandaloze.

Dredha nuk ndërmori asnjë penalitet, por për herën e dytë kërkon që të mos e firmosë vetë këtë kontratë, sepse nuk do ta personalizojë dështimin. Për këtë ndihmon KPP. Duke përdorur këtë institucion, bashkia lan duart.

Në datë 15 tetor 2024, Komisioni i Prokurimit Publik mori vendimin Nr. 1443/2024, ku vendosur të pranojë pjesërisht ankesën e “Silver” SHPK dhe i kërkoi Dredhës të bëjë disa modifikime  në tender që janë në kundërshtim me ligjin. Më datë 30 tetor 2024, Bashkia ka “siguruar” komisionin se ka vënë në zbatim rekomandimet dhe ka bërë ndryshimet e nevojshme.

Por në fakt nuk ka ndodhur ashtu!

“Referuar sistemit të prokurimit elektronik rezulton se shtojca për modifikimin e dokumenteve të tenderit është publikuar në sistemin e prokurimit elektronik, por ajo nuk është tërësisht në përputhje me vendimin nr.1443/2024, datë 15.10.2024 të KPP-së”, shprehet KPP ne vendimin e saj.

Prandaj edhe njëherë në këtë vendim të fundit theksohet se Autoriteti Kontraktor nuk ka respektuar ligjin në pikën ku është bërë analiza e kostos për zërin ngarkim dhe transportim i mbeturinave. Kjo korrespondencë zgjati afro 1 vit

Si është situata sot?

Më në fund, pas 20 vjetëve, në fushën e plehrave në Orikum u dërgua një buldozer i bashkisë Vlorë që po e mbulon me dhe. Specialistët e quajnë këtë punë “kapsulim”.

Banorët e Orikumit, por edhe fshatrave përreth jetojnë pranë kësaj pike grumbullimi. Çdo vit aty depozitoheshin rreth 6 mijë e 500 ton mbetje.

Bashkia e Vlorës pritej që t’i jepte zgjidhje trajtimit të mbetjeve në landfillin e ri të Sherishtës që në qershor të vitit 2021. Ky landfill, i cili ndodhet 10 km larg qytetit të Vlorës, ende nuk është vendosur në funksion, pasi afati është shtyrë disa herë.

Ndërtimi i landillit për menxhimin e mbetjeve ka kushtuar 20.8 milionë euro dhe është financuar nga banka gjermane KfË, nga të cilat 12.5 milionë euro janë kredi, ndërsa pjesa tjetër grante.

Qershori i vitit 2020 përkon me kohën kur u shpallën fituesit e tenderit, përkatësisht Integrated Teçnology Services në bashkëpunim me kompaninë italiane “Bulfaro Spa”.

Mirëpo puna ngeli në vend që prej 14 dhjetorit 2021, kohë kur kompania “Integrated Teçnology Services” u sekuestrua me urdhër të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, aksioner i të cilës është Klodian Zoto. Ky i fundit i shpallur në kërkim ndërkombëtar për pastrim parash dhe korrupsion, pas skandaleve të inceneratorëve në Fier dhe Elbasan.

Me sa duket largimi i plehrave nga Orikumi nuk i vjen  përshtat kompanisë së pastrimit që duhet t’i transportojë ato në vendgrumbullimin e ri. Por shihni se çfarë ndodh në anën tjetër të rrugës, përballë vendgrumbullimit që po mbulohet me dhe!

Përballë këtij landfilli po krijohet një i ri, dhe këtë herë ilegal.

Urojmë që edhe Dredha ta shohë këtë foto të medias “Gjurmon”, që po qarkullon në rrjetet sociale. Siç mund të shihet edhe nga pamjet, buzë lumi dhe në anë të rrugës po hidhen mbetje pa kriter. Mbetje shtëpiake, inerte, plastikë dhe çdo gjë tjetër po grumbullohet aty, duke krijuar së pari një ndotje në mjedis dhe së ty një panoramë të keqe për turistët.

Kjo fushë mbetjesh është përballë landfillit të Orikumit, në anë të By Pass-it të Vlorës.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: ermal dredhaKPPLinard Balaniorikumtenderi i pastrimit

Lajme të lidhura

Kapitullon Partizani: Penallti e humbur nga Skuka dhe gol i pësuar në shtesë
Breaking Views

Kapitullon Partizani: Penallti e humbur nga Skuka dhe gol i pësuar në shtesë

23:24 - 17/07/25
“Kamerat fiken natën, të dënuarit dalin dhe kthehen në mëngjes”, flet ish-drejtoresha e Burgut të Grave
Aktualitet

“Kamerat fiken natën, të dënuarit dalin dhe kthehen në mëngjes”, flet ish-drejtoresha e Burgut të Grave

22:35 - 17/07/25
Gramsh, fuoristrada del nga rruga, 3 të plagosur dërgohen tek Trauma në Tiranë
Aktualitet

Gramsh, fuoristrada del nga rruga, 3 të plagosur dërgohen tek Trauma në Tiranë

21:45 - 17/07/25
Para
Francë – Qeveria i mbijeton një mocioni mosbesimi

Francë - Qeveria i mbijeton një mocioni mosbesimi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kapitullon Partizani: Penallti e humbur nga Skuka dhe gol i pësuar në shtesë
Breaking Views

Kapitullon Partizani: Penallti e humbur nga Skuka dhe gol i pësuar në shtesë

23:24 - 17/07/25

Partizani është skuadra e parë e Superiores që e ka mbyllur me Europën për këtë edicion. Të kuqtë u eliminuan...

Lexo më shumë
“Kamerat fiken natën, të dënuarit dalin dhe kthehen në mëngjes”, flet ish-drejtoresha e Burgut të Grave

“Kamerat fiken natën, të dënuarit dalin dhe kthehen në mëngjes”, flet ish-drejtoresha e Burgut të Grave

22:35 - 17/07/25
Gramsh, fuoristrada del nga rruga, 3 të plagosur dërgohen tek Trauma në Tiranë

Gramsh, fuoristrada del nga rruga, 3 të plagosur dërgohen tek Trauma në Tiranë

21:45 - 17/07/25
Zbulohet kundërshtari i Dinamos në turin e dytë të Conference League, e eliminoi Partizani para 2 vjetësh

Zbulohet kundërshtari i Dinamos në turin e dytë të Conference League, e eliminoi Partizani para 2 vjetësh

21:24 - 17/07/25
Situatë alarmante me zjarret, Drenova dhe Lura nën flakë, dyfishohet numri vatrave aktive

Situatë alarmante me zjarret, Drenova dhe Lura nën flakë, dyfishohet numri vatrave aktive

20:34 - 17/07/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com