GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Ermal Dredha u jep 83 MLN lekë pa garë Astrit Gjikondajt dhe firmës së Besnik Lulajt

12:08 - 09/03/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Ermal Dredha u jep 83 MLN lekë pa garë Astrit Gjikondajt dhe firmës së Besnik Lulajt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nuk e besojmë se kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha, ka rënë poshtë sa të përfitojë nga blerja e një Skrepi për bashkinë. Por me siguri për miqtë detyrohet të bëjë shkelje dhe favorizime në tender. Ky është një prokurim me objekt ‘Blerje skrep, Bashkia Vlore’, ku nuk përcaktohet fare në dokument se për çfarë nevojitet ky skrep i ri. Në dokumente janë vendosur vetëm parametrat. Referuar të dhënave të kërkuara nga Dredha, nevojitet një mjet i tillë si në foton më poshtë.

Siç shohim në dokumentet e prokurimit, bashkia do të heqë nga arka 83 milionë lekë për të blerë këtë mjet. Sipas një kërkimi të thjeshte rezulton që mjete të tilla mund të sigurohen edhe për vlerën 30 deri në 66 mijë euro. Pra të paktën  20 milionë lekë më pak se fondi limit që ka llogaritur Dredha.

Mjete të tilla mund të gjenden në Shqipëri tani në shumë pika shitjesh, ku pagesat doganore e të tjera janë mbuluar më parë.  Këtë na e tregon edhe afati që ka vendosur kryetari Dredha në tender. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, shohim se Dredha e ka dhënë tenderin pa garë. Vetëm bashkimi i operatorëve  “ASI-2A CO” shpk – “MIRI” shpk kanë paraqitur interes.

Nuk është çudi që parametrat dhe vlerat e skrepit që do të blihet t’i jenë vendosur paraprakisht pas ndonjë bisede me pronarët e këtyre kompanive.

Rregullorja kërkon që në rast se nuk janë paraqitur të paktën dy oferta të vlefshme, procedurat e tenderit duhen përsëritur në pritje të ofertave të tjera konkurruese. Në këtë rast, nuk respektohet ligji mbi prokurimet sepse në lojë janë miqtë e Dredhës.

Si pasojë e shkeljeve të kryera nga bashkia, Open Data Albania e ka listuar tenderin me “Flamur të kuq”, për riskun e korrupsionit.

Firma ASI-2A CO shpk është në pronësi të Astrit dhe Andrea Gjikondajt, të cilët janë përfitues të tenderave nga bashkitë për ndërtime shkollash, rregullime fasadash, riparime rrugësh.

Me ardhjen në krye të bashkisë të Ermal Dredhës, kompania “ASI-2A CO” u bë kliente e tij dhe fitonte pa garë fondet. Gijotina.com ka raportuar pak kohë më parë se si Dredha i dha pa konkurrencë Gjikondajt 60 milionë lekë për mikrofona e karrige për kinemanë tek Pallati i Kulturës.

Nga ana tjetër, bashkëpunëtor me ta është edhe Besnik Lulaj, i cili është themeluesi, por edhe pronari de facto i firmës ‘Miri shpk’.

Megjithatë formalisht aksionet i ka regjistruar në emër të një personi tjetër.

Dihet që për Lulajn ky është një biznes i vogël, pasi ka sipërmarrje të mëdha në Vlorë, ku dallohet ‘Marina Bay’ . Më herët shtypi ndërkombëtar ka raportuar se Lulaj dhe ortaku i tij në lojërat e fatit dhe trafiqe, Luftar Hysa, pjesë e grupit mafioz meksikan të drogës, po pastron para në turizmin bregdetar. Kompania është e preferuar e qeverisë dhe i është dhënë titulli “Investitor Strategjik”.

Vetëm pak kohë më parë bëri bujë lajmi në një media meksikane “El Universal”, ku pronarët e “Marina Bay” akuzoheshin si të lidhur me kartelin famëkeq të drogës, Sinaloa në Meksikë. Në këtë shkrim përmendej se “Ismael Zambada García i njohur si El Mayo është aleat me mafien shqiptare dhe se ka krijuar lidhje të ngushta me vëllezërit shqiptarë Luftar, Arben, Fatos dhe Ramiz Hysa”.

Për të marrë fonde nga tenderat, zakonisht është futur kompania “Valona Construction”, por në këtë rast Lulaj ka përfituar përmes kompanisë së tij të vjetër “Miri” shpk. Pra, klani i Lulaj vazhdon të përfitojë para nga arka e bashkisë Vlorë, sepse në fund të fundit Dredha po ia jep paratë bashkëpunëtorëve “strategjikë’ të qeverisë.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

Etiketa: abuzimastrit gjikondajbesnik lulajermal dredhared flagTEDNER

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
Aksident i rëndë në SHBA, nëntë persona të vdekur

Aksident i rëndë në SHBA, nëntë persona të vdekur

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25

Eksperti amerikan Edward Joseph ka deklaruar se gjatë zgjedhjeve të 11 majit, partitë politike në Shqipëri nuk kishin të njëjtat mundësi. Gjatë...

Lexo më shumë
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com