GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

ERRU nxjerr blof Veliajn për ujin në Tiranë, raporti: Nga 66 qytete, vetëm në 12 kanë ujë pa ndërprerje

11:09 - 14/04/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 4 min
A A
Veliaj iu trembet banorëve të “5 Majit” refuzon të përballet me ta te “Ligjet”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Niveli i ujit pa të ardhura gjatë vitit 2021 ka pësuar një ulje të lehtë, por sërish vazhdon të jetë në nivele shumë të larta, duke shkaktuar kështu edhe vështirësi në mbulimin e kostove të operimit dhe mirëmbajtjes për shoqëritë e ujësjellës kanalizimeve.
Në raportin vjetor të Entit Rregullator të Ujit, i cili është dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë deklarohet se Treguesit Kryesorë të Performancës për vitin 2021 paraqiten me një përmirësim të lehtë pothuajse në të gjithë treguesit me përjashtim të treguesve të Mbulimit të Kostove dhe kohëzgjatja e Furnizimit me Ujë, të cilat mbeten në të njëjtin nivel me ato të vitit 2020.
Sipas të dhënave në këtë raport, uji pa të ardhura përllogaritet në nivelin 64.7%, për të cilin Ujësjellës Kanalizimet nuk mbledhin asnjë të ardhur, por që ka ardhur në ulje me rreth 1% krahasuar me një vit më parë.
Ndikimi pozitiv në këtë rast ka ardhur nga shoqëria UK Tiranë, e cila ka një rritje të volumit të faturuar me 2.7 milionë m3, e cila është më e madhe edhe se vet sasia totale e rritur e ujit të prodhuar nga i gjithë sektori për vitin 2021. Nga ana tjetër ka disa shoqëri të cilat e kanë ulur volumin e ujit të faturuar, dhe në të kundërt kanë rritur volumin e ujit të prodhuar.
Ndërkohë sa i përket mbulimit të Kostos së Operimit dhe Mirëmbajtjes, treguesi i cili shpreh mbulimin e kostove direkte me të ardhurat nga aktiviteti i shoqërisë duke përjashtuar subvencionet, vihet re se nga 57 shoqëri vetëm 12 prej tyre arrijnë të mbulojnë mbi 100% kostot. Në këtë aspekt janë 24 shoqëri, të cilat performojnë dobët nën nivelin 70% të këtij treguesi që me vështirësi arrijnë të mbulojnë pagat e personelit. Pjesa tjetër e 21 shoqërive që mbeten janë në nivelet 73.5% deri 100% të këtij treguesi. Ndërsa mbulimin e kostove totale, në të cilat përfshihen dhe kostot e amortizimit dhe të interesave të kredive, edhe për vitin 2021 mbulohet vetëm nga dy shoqëri të Ujësjellës Kanalizimve, përkatësisht UK Tiranë dhe UK Ersekë.
Por teksa mbulimi i kostove është i mundur vetëm nga 12 shoqëri, kostot e punës rezultojnë të rritura, edhe pse gjatë vitit 2021 numri i punonjësve në sektor është shtuar vetëm me 11 punonjës. Sipas ERRU, rritja e kostove të punës ka ardhur kryesisht për shkak të rritjes së nivelit të pagës minimale nga qeveria qendrore, që ka hyrë në fuqi në janar të vitit 2021.
Ndërkohë, Kohëzgjatja e Furnizimit me Ujë është një tregues, i cili lidhet direkt me cilësinë e shërbimit ndaj konsumatorëve dhe shpreh mesataren e orëve të furnizimit me ujë në ditë që ato furnizohen. Ky tregues megjithëse ka pasur tendencë pozitive për çdo vit, në 2021 mbetet në të njëjtin nivel 13.79 orë/ditë me vitin 2020. Në mbyllje të vitit rezulton se në sektor operojnë 10 shoqëri UK që kanë furnizim të pandërprerë dhe me cilësi të lartë 24/7 ndërsa pjesa dominuese e shoqërive, 34 prej tyre ofrojnë furnizimin me ujë në nivele relativisht të mira 10-22 orë në ditë.
Sa i përket Tiranës, ERRU deklaron se kohëzgjatja e furnizimit me ujë është 17 orë në ditë, ndonëse shpesh herë është artikuluar se furnizimi është minimalisht 18 orë në ditë.
Megjithatë, sa i përket furnizimit me ujë, qeveria qendrore ka vendosur objektiv afatshkurtër që me investime nga buxheti i shtetit nëpërmjet AKUM të ofrohet shërbimi i furnizimit me ujë 24 orë deri në vitin 2023 për 58 nga 66 qendra urbane, projekt ky që ka filluar të zbatohet që në vitin 2018. Deri në vitin 2021 është arritur që të furnizohen me ujë 29 qendra urbane. Konkretisht në Shkodër, Fushë Arrëz, Lezhë, Tropojë, Gramsh, Cërrik, Korçë, Pogradec, Maliq, Bilisht, Fier, Sarandë, Himarë, Konispol, Tepelenë, Përmet, Pukë, Vau Dejës, Koplik, Peqin, Poliçan, Këlcyrë, Kamëz, Krujë, Rrëshen, Ersekë, Berat, Kuçovë dhe Memaliaj.
ERRU vë në dukje se mbulimi i banorëve me ujë është në masën 77%, ku në vitin 2021 është rritur me afro 1% krahasuar me vitin 2020 dhe impakti kryesor ka ardhur nga shoqëritë UK Kamëz, UK Tiranë dhe UK Durrës, por në sektor ka shumë shoqëri që kanë raportuar shifra më të ulëta se vitin paraardhës që në total kjo ulje shkon rreth 29,753 banorë.
Një shqetësim tjetër për ERRU mbetet mbulimi me kanalizimet, ku për vitin 2021 ka pasur një përmirësim të papërfillshëm, ndërsa niveli total është në masën 51.9%, pra pak më shumë se gjysma e popullsisë. Sa i përket kanalizimeve, janë akoma rreth 195 mijë banorë, të cilët e realizojnë grumbullimin e ujërave të ndotura nëpërmjet gropave septike kundrejt 2.3 milionë banorëve që shërbehen nga shoqëria me kanalizime.
Po ashtu, gjatë vitit 2021 vihet re se ka pasur një rënie në krahasim me vitet e mëparshme. Këto investime gjatë vitit 2021 në total janë disbursuar në vlerën 946 milionë lekë ose rreth 7,8 milion euro, të cilat kanë qenë të përqendruara kryesisht në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për konsumatorët vetëm për 7 qendra urbane. Gijotina.com

Etiketa: kryesore2

Lajme të lidhura

TENDERI I FUNDIT I LINDA KARÇANAJT/ “Infosofti” i Grigor Jotit merr me tender “sekret” 3.7 mld lekë
Breaking Views

TENDERI I FUNDIT I LINDA KARÇANAJT/ “Infosofti” i Grigor Jotit merr me tender “sekret” 3.7 mld lekë

13:02 - 24/02/26
Skandal me Rindërtimin/Sako bën pazarin 5 miliardë lekë, banorët e pallatit mbeten të pastrehë
Breaking Views

Skandal me Rindërtimin/Sako bën pazarin 5 miliardë lekë, banorët e pallatit mbeten të pastrehë

14:12 - 23/02/26
Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Para
Zef Hila denoncon abuzimin me qendrën “Besa”, Manastirliu: Ju ftoj për vizitë

Zef Hila denoncon abuzimin me qendrën “Besa”, Manastirliu: Ju ftoj për vizitë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League
Sport

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League

23:52 - 25/02/26

Juventusi nuk ja del mbanë të bëj mrekullinë, me 10 lojtarë çojnë ndeshjen në 120 minuta, por Osimhen i shuan...

Lexo më shumë
Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

21:25 - 25/02/26
Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

21:15 - 25/02/26
Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

21:03 - 25/02/26
Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

20:33 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com