GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Ervin Demo i fut në xhep Paulin Gegës 250 milionë lekë, ja shkeljet e tenderit të karburanteve

11:54 - 13/06/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Ervin Demo i fut në xhep Paulin Gegës 250 milionë lekë, ja shkeljet e tenderit të karburanteve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Biznesmeni Paulin Gega ka marrë dhuratën e radhës nga kryetari i Bashkisë Berat, Ervin Demo. Një tender është vënë në lëvizje për të blerë naftën që i duhet makinës së tij dhe për mjetet e institucioneve vartëse. Bëhet fjalë për prokurimin me objekt “Blerje karburant për nevojat e Bashkisë Berat dhe drejtorive vartëse”. Për këtë furnizim janë lënë në dispozicion 250 milionë lekë.

Procedura u hap më datë 8 maj 2024 dhe ofertat priteshin deri më 23 maj 2024. Deri në këtë afat shihet që ka paraqitur interes vetëm firma “GEGA CENTER GKG”, në pronësi të Donike Gegës, themeluar nga Paulin Gega.

Vetëm kjo situatë përbënte një arsye të fortë që tenderi  të anulohej, duke zbatuar atë pikë ligjit ku thuhet se ‘në mungesë të konkurrencës apo të ofertave të vlefshme, projekti duhet të anulohet dhe të bëhet rishikim i kritereve’. Nga ana tjetër, tenderi mund të bëhet me një pjesëmarrës, sipas ndryshimeve në ligj, por jo duke mos u verifikuar fare oferta e propozuar.

Sigurisht që kryebashkiakët tanë as nuk marrin mundimin të shqyrtojnë dhe verifikojnë, sepse kanë planin e tyre, ku në çdo prokurim shohin mundësinë e përfitimit.

Kështu bëri edhe Demo, duke shkelur ligjin më datë 23 maj 2024, e mbylli tenderin dhe më datë 6 qershor publikoi kontratën me fituesin “GEGA CENTER GKG” që kishte një ofertë sa 100% e fondit limit. Po si nuk e vuri dorën zemër Gega ta kursente pak fondin limit të firmosur nga Demo?!

Open Data Albania pasi e ka analizuar tenderin me filtrat saj, e i ka vendosur “Flamurin e kuq” për riskun e korrupsionit.

Berati ka gjetur rehat me Gegën

Firma e Paulin Gegës prej vitesh fiton tenderët për karburant nga Bashkia Berat dhe siç shohim në tabelën më poshtë, të gjitha këto prokurime renditen në listën e gjatë të kontratave pa garë.

 

Megjithëse Gega është akuzuar për evazion dhe pastrim parash, kompania e tij ka vazhduar të jetë e preferuar për zyrtarët e tenderëve. Në listë, shohim se bëhet fjalë për tenderë me shifra të larta për blerje karburanti, madje edhe në vitet 2020, 2021, 2022 kur vendi ishte në krizën e pandemisë dhe pas goditjes së tërmetit.

Si konkluzion mbi tenderin e fundit të Demos duhet të themi që kujdesi ka qenë vetëm të ruhet fitimi maksimal i kompanisë Gega dhe jo të kursehet buxhetit i shtetit. Oferta e operatorit ekonomik është: norma e fitimit 23.5 lekë për litër dhe vlerë totale 24 394 666 lekë pa TVSH!

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzimervin demoopen data albaniaPaulin gegared falgtender

Lajme të lidhura

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut
Breaking Views

Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut

16:21 - 27/03/26
Para
“Golfi” hyn në parakalim të gabuar, përfundon në qepenin e një biznesi në Vlorë

“Golfi” hyn në parakalim të gabuar, përfundon në qepenin e një biznesi në Vlorë

Discussion about this post

TË FUNDIT

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore
Breaking Views

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

20:16 - 02/04/26

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ushtruar kontrolle në subjektet “Beata dhe “Burgaj”. Inspektimet kanë vijuar ditën e sotme në Shkodër. Inspektorati...

Lexo më shumë
Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

20:03 - 02/04/26
Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

19:43 - 02/04/26
Kërkohej nga SPAK, vetëdorëzohet në Spanjë Eralb Breçani, djali i ish-drejtorit të policisë

Kërkohej nga SPAK, vetëdorëzohet në Spanjë Eralb Breçani, djali i ish-drejtorit të policisë

19:29 - 02/04/26
Aleati i Sali Berishës del publikisht në mbështetje të Erion Braçes, Agron Duka: Votën time e ka për Bashkinë e Tiranës

Aleati i Sali Berishës del publikisht në mbështetje të Erion Braçes, Agron Duka: Votën time e ka për Bashkinë e Tiranës

19:15 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com