GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Ervin Demo i jep 254 MLN lekë pa garë vëllait të deputetit, kontrata me gabime

15:25 - 02/11/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Ervin Demo i jep 254 MLN lekë pa garë vëllait të deputetit, kontrata me gabime
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryebashkiaku i Beratit, Ervin Demo blen bitum e zhavorr thjesht për të mbushur xhepat e Shkëlqim Kapllanit, sepse rrugët nuk riparohen në mes të shirave. Me tenderin më të fundit, Demo ka vendosur të blejë materiale për asfalto-beton. Bëhet fjalë për prokurimin me objekt “Agjencia e Shërbimeve Publike Berat” me fond limit 254 milionë lekë (me TVSH) të firmosur më datë 1 nëntor 2023.  Gara është mbyllur më datë 30 tetor 2023, një muaj pas dorëzimit të ofertave. Në fakt stafi i Demos nuk është marrë me shqyrtimin e ofertave të konkurrentëve, por i ka skualifikuar menjëherë qysh në fazën e parë 3 prej pjesëmarrësve. Dhe para komisionit mbeti vetëm oferta e kompanisë SHKELQIMI 07 SHPK, në pronësi të Shkëlqim Kapllanajt.

Kështu, pa humbur kohë, vetëm dy ditë më pas, kryetari firmosi kontratën me Kapllanajn.

Meqenëse Demo këtë tender e firmosi në shkelje të ligjit mbi prokurimet, ka marrë “Flamurin e kuq” nga Open Data, që vlerëson riskun e korrupsionit.

Ky “Red Flag” duhet të shërbejë si një kambanë alarmi që duhet të merret në konsideratë nga instancat përkatëse. E kemi fjalën për Agjencinë e Prokurimit, Komisionin e Prokurimeve Publike, KLSH dhe SPAK-un. Bëhet fjalë për miliona lekë që se do të blihen bitum dhe zhavorr për shtresa asfaltike, por nëpër rrugët e qyteti nuk shohim asfalt të ri. Beton shohim vetëm në ndërtesat që bëhen pa kriter.

Aq me shpejtësi e ka mbyllur këtë kontratë Demo, sa ka disa gabime, që në fakt mund të kushtojnë shumë dhe lënë hapësira për abuzime.

Në dokument thuhet se kontrata është nënshkruar me 1 nëntor 2023 dhe afati përfundon më datë 30 nëntor 2022.

Pra, bitumi qenka marrë vitin e kaluar dhe tenderi është bërë sa për të justifikuar veprimet e mëparshme! Apo është lapsus?! Një gjë është e sigurtë, se kontrata me këto data është e pavlefshme.

Shkëlqim Kapllanaj vëllai i ish-kryebashkiakut te Mallakastrës dhe ish-deputeti Agron Kapllanaj. Edhe pse është i djathtë, kjo gjë nuk e ka penguar aspak kompaninë “Shkëlqimi 07” që të marrë tendera në bashkitë që qeverisen nga socialistët. Sepse Agroni vitet e fundit u nda nga grupi politik i Berishës.

Shkëlqim Kapllanaj njihet si biznesmen i preferuar i Erion Veliajt, pasi ka marrë tenderë me vlerë miliona euro në vepra infrastrukturore, si për shembull tek lagjja “5 maji” në Tiranë.

Lexo edhe: Ervin Demo i jep çdo vit 300 milionë lekë Paulin Gegës, tenderi i karburantit me “Flamur të kuq”

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: .abuzimBeratervin demogabimekontratatender

Lajme të lidhura

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?
Breaking Views

Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?

17:01 - 17/02/26
Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve
Breaking Views

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve

16:35 - 16/02/26
Para
Këmbimi valutor 4 Gusht, ja me sa blihen e shiten monedhat e huaja

Euro në pikiatë, çfarë po ndodh me kursin e këmbimit

Discussion about this post

TË FUNDIT

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët
Aktualitet

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26

Një situatë problematike ka prekur prej rreth dy javësh zyrat e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) në disa rrethe të...

Lexo më shumë
Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com