GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Ervin Demo i jep çdo vit 300 milionë lekë Paulin Gegës, tenderi i karburantit me “Flamur të kuq”

14:33 - 05/07/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Ervin Demo i jep çdo vit 300 milionë lekë Paulin Gegës, tenderi i karburantit me “Flamur të kuq”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Bashkisë Berat, Ervin Demo e harxhoi karburantin gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 majit, ndërkohë që bënte gati furnizimin e ri. Duke marrë mandatin e ri kishte siguruar sërish qesen e re për mikun e vjetër të karburanteve. Ai ka vendosur të blejë naftë për makinën e tij dhe të vartësve pikërisht tek biznesmeni që ka për zemër kur vjen fjala për tenderët e karburanteve.

Më datë 29 qershor 2023, Bashkia Berat ka çuar përpara procedurën e tenderit me numër reference REF-70723-05-26-2023 dhe objekt “Blerje karburant për nevojat e Bashkisë Berat”. Konkretisht Demo do të blejë 170 mijë litra naftë dhe 2 mijë litra benzinë për këtë vit.

Më konkretisht, më datë 13 qershor 2023, Bashkia Berat mbylli garën dhe pa e zgjatur shumë më 29 qershor shpalli fituese ofertën e firmave BOE GEGA CENTER GKG SHPK & GEGA OIL GROUP SHA. Ato vepruan si bashkim kompanish, megjithëse kanë të njëjtin pronar.

Konkretisht, “GEGA CENTER GKGh”, është në pronësi të Donika Gegës dhe GEGA OIL GROUP SHA është në pronësi të Kaludio Gegës, Genc Gega dhe Paulin Gega, që në fakt janë një familje.

Oferta e tyre ishte në të njëjtin nivel me fondin limit 254 milionë lekë pa TVSH (300 Milionë lekë me TVSH). Pra, ofereta ishte sa 100% e fondit limit! Por, për këtë tender nuk pati asnjë konkurrent tjetër dhe kështu Demo ia fali kontratën Paulin Gegës. Prandaj, për riskun e lartë të korrupsionit me fondin, monitoruesi Open Data i ka vënë tenderit një “Flamur të kuq”.

Demo siç duket e ka klient të përvitshëm Paulin Gegën e “Gega Oil”, sepse edhe në vitin e shkuar, në shkelje të ligjit është furnizuar me naftë nga kjo kompani. Në qershor 2022 është bërë tenderi nga Ervin Demo dhe vlera e prokuruar ka qenë e njëjta. Ndërkohë, edhe fituesi i tenderit është i njëjtë, “Gega Oli”. Pra, duket më shumë si një tender copy-paste, vetëm datat e publikimit janë ndryshuar.

Paulin Gega, biznesmeni i akuzuar për evazion

Ditën që Ervin Demo e qeraste mikun e tij nga Shkodra me 300 milionë lekë, Shoqëria e hidrokarbureve “Gega Oil” me pronar Paulin Gegën nga Shkodra, është gjobitur me 50 milionë lekë nga Autoriteti i Konkurrencës, pasi është gjetur me shkelje. Mësohet se kjo shoqëri nuk ka njoftuar autoritetet për bashkimin me shoqërinë tjetër “Genklaudis SHBA”. Pas vlerësimit të efekteve që ka sjellë transaksioni në tregun përkatës, u konstatua mbivendosje midis aktiviteteve të palëve në nivel kombëtar në tregun e naftës dhe benzinës. Me pak fjalë, Gega tani i vendos vetë çmimet në treg, sepse ashtu si Kastrati, kontrollon pjesë të mëdha të tregut. Në këtë fuqizim të oligarkut Gega ka rolin kryesor edhe Ervin Demo me shokë që i japin tenderët poshtë tavolinës kësaj kompanie.

Doni më për Gegën? Nëse gjeni një biznesmen të favorizuar nga kryebashkiakët dhe ministrat Ramës, nuk ka dyshim se pasaporta e tij është e inkriminuar dhe e skeduar nga policia dhe prokuroria.

Në 10 prill 2019, pak ditë pasi iu bllokua tregtimi i karburantit për shkak të problemeve, administratori i ‘Gega Oil’ është shpallur në kërkim me urdhër ndalimi nga Prokuroria.

Sipas policisë, Paulin Gega, përmes subjektit “Gen Klaudis Sha” që njihet me emrin tregtar “Gega Oil”, ka kryer evazion fiskal në përmasa të konsiderueshme.

Megjithë shpalljen e tij në kërkim, policia sqaronte, Gega ishte larguar nga Shqipëria.

“Policia e Shtetit në bashkëpunim me organet tatimore, ka ndjekur veprimtarinë e tatimpaguesit « Gen Klaudis ShA », në vijim të zbatimit të Planit të Masave  kundër Informalitetit dhe Evazionit Fiskal në sektorët e Turizmit, Ndërtimit, Hidrokarbureve, Tregtimit të mallrave me akcizë, dhe ka ushtruar kontroll në datën  07.08.2019.

Nga kontrolli tatimor janë gjetur pompa, të cilat në shkelje të ligjit, funksiononin në regjim manual dhe për këtë arsye, është kryer bllokimi i tregtimit të karburantit nga ky subjekt.

Menjëherë pas bllokimit, u kryen hetime intensive që çuan në konkluzionin se administratori i kompanisë, shtetasi Paulin Gega, përmes subjektit “Gen Klaudis Sha” që njihet me emrin tregtar “Gega Oil”, ka kryer evazion fiskal në përmasa të konsiderueshme.

Po ky shtetas është proçeduar katër vjet më parë nga Drejtoria e Policisë Shkodër, për veprën penale fshehje e të ardhurave.

Pas veprimeve të saj hetimore, Policia e Shtetit i  referoi në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, materialet në ngarkim të shtetasit Paulin Gega.

Prokuroria nxori një urdhër ndalimi për këtë shtetas, i cili rezultoi se është larguar nga vendi në dt.09.08.2019 .

Shtetasi Paulin Gega u shpall në kërkim për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” ,  “Ndryshimi në aparatet matëse” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”:, njoftonte policia në atë kohë. Paulin Gega e mbylli çështjen pas një viti në gjykatë dhe tashmë vazhdon biznesin me Ervin Demon me shokë!

Lexo edhe:Autoriteti i Konkurencës gjobit me 50 mln lekë “Gega Oil”

 

Etiketa: abuzimgegatender

Lajme të lidhura

Për Vitin e Ri, Niku i Ndraghetës dhe Vladimiri nga Serbia marrin 1.2 miliardë lekë nga Gonxhe për oksigjenin e spitaleve
Breaking Views

Për Vitin e Ri, Niku i Ndraghetës dhe Vladimiri nga Serbia marrin 1.2 miliardë lekë nga Gonxhe për oksigjenin e spitaleve

19:29 - 14/01/26
Anuela hap thesarin për Lavdimir Barajn, 2 miliardë lekë çohen prapa Dajtit, ja prapaskenat e tenderit
Breaking Views

Anuela hap thesarin për Lavdimir Barajn, 2 miliardë lekë çohen prapa Dajtit, ja prapaskenat e tenderit

15:21 - 13/01/26
Zani Zoga kapet në korrupsion nga SPAK, Blendi Gonxhe i jep 1.3 miliardë lekë për rikonstruksionin e Burgut në Fushë Krujë
Breaking Views

Zani Zoga kapet në korrupsion nga SPAK, Blendi Gonxhe i jep 1.3 miliardë lekë për rikonstruksionin e Burgut në Fushë Krujë

14:57 - 12/01/26
Para
Berisha: Monizmin Rama e vendosi me Bashën, e përdor si vegël të shpifur

Berisha: Monizmin Rama e vendosi me Bashën, e përdor si vegël të shpifur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përmbytje e paralajmëruar në Berat/ Inxhinieri: E turpshme që iu besua Salillarit, të hetohet investimi 3.5 mln euro!
Aktualitet

Përmbytje e paralajmëruar në Berat/ Inxhinieri: E turpshme që iu besua Salillarit, të hetohet investimi 3.5 mln euro!

10:30 - 15/01/26

Pas përmbytjeve të fundit në qytetin e Beratit, të cilat shkaktuan dëme të konsiderueshme, inxhinieri Pavlo Shkarpa ka akuzuar drejtpërdrejt...

Lexo më shumë
Ngjarje e rëndë në Korçë! Merr flakë banesa, ndërron jetë nga asfiksia e moshuara

Ngjarje e rëndë në Korçë! Merr flakë banesa, ndërron jetë nga asfiksia e moshuara

10:04 - 15/01/26
Kush janë të rrezikshmit e burgut të Durrësit që u transferuan në Peqin

Kush janë të rrezikshmit e burgut të Durrësit që u transferuan në Peqin

09:38 - 15/01/26
Balluku e pandehur nga SPAK, Rama: Shiu ka punën e vet, ne tonën!

Sulmet e Ramës ndaj gazetarëve, propagandë për të shmangur llogaridhënien mbi korrupsionin qeveritar

09:29 - 15/01/26
Berisha: Bota u trondit, vetëm Rama hesht për masakrën e Reçakut

Përkujtohet masakra e Reçakut me 45 civilë të vrarë! Drejtësi dhe nderim për dëshmorët e Kosovës

09:20 - 15/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com