GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Ervin Salianji: PS bllokoi thirrjen e Ermal Beqirit, që kërkova në Komisioni Hetimor për TIMS-in

15:00 - 21/12/25
në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Ervin Salianji: PS bllokoi thirrjen e Ermal Beqirit, që kërkova në Komisioni Hetimor për TIMS-in
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ervin Salianji i cilëson dy çështjet më të nxehta në duart e SPAK, “Balluku” dhe “AKSHI”, si dy dosjet që fundosin qeverinë socialiste.

Përmes një mesazhi në rrjetin social facebook, Salianji shkruan se, si Kryetar i Komisionit Hetimor Parlamentar për sistemin TIMS, ai denoncoi me forcë cënimin e sigurisë kombëtare, keqpërdorimin e të dhënave sensitive shtetërore dhe ndërhyrjen kriminale në një nga sistemet më kritike të sigurisë së vendit.

“Gjatë hetimit parlamentar, u evidentua rreziku real i vjedhjes, transferimit dhe manipulimit të të dhënave të TIMS, në favor të grupeve të krimit të organizuar.

Deputetët e Partisë Socialiste u sollën jo si përfaqësues të interesit publik, por si pjesë e një mekanizmi mbrojtës, duke refuzuar me votë marrjen në pyetje të Ermal Beqirit dhe kompanisë Soft Solution, pavarësisht fakteve dhe indicieve të rënda të paraqitura në Komision.
Sot, SPAK ka faktuar pikërisht atë që ne denoncuam publikisht dhe zyrtarisht gjatë hetimit parlamentar: se Ermal Beqiri e Soft Solution rezulton një kompani e përfshirë në veprimtari kriminale, që ka diktuar kritere tenderimi, ka ushtruar presion dhe dhunë ndaj konkurrentëve, ka bashkëpunuar me grupe kriminale të strukturuara, përfshirë bandën Çopja, dhe në bashkëpunim me drejtues të AKSH ka dyfishuar çmime me milione euro dhe ka deformuar proceset publike.

Këto fakte konfirmojnë se refuzimi i mazhorancës për të lejuar hetimin parlamentar dhe dëshminë e drejtuesve te Soft Solution nuk ishte rastësi, por mbulim i qëllimshëm”, shkruan më tej Salianji.

Ai thekson se, SPAK ka detyrimin ligjor dhe moral ta çojë deri në fund hetimin për ndërhyrjen në sistemin TIMS, sepse bëhet fjalë për sigurinë kombëtare, për integritetin e drejtuesve të policisë së shtetit dhe për besimin e qytetarëve tek shteti.

“Raporti dhe hetimi parlamentar nuk u përcollën në SPAK pas burgosjes sime politike, duke shtuar edhe një tjetër akt pengimi të së vërtetës.

E vërteta po del.

Pengimi i drejtësisë nuk shpëton askënd nga përgjegjësia”, përfundon mesazhi i Ervin Salianjit.

gijotina.com/ 

Etiketa: Ervin SalianjiKryesore1

Lajme të lidhura

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve
Aktualitet

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve

23:00 - 15/03/26
Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes
Breaking Views

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes

22:04 - 15/03/26
Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile
Aktualitet

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile

21:52 - 15/03/26
Para
Kukës/ Dy të plagosur nga të shtënat me armë, shpallen në kërkim 2 vëllezërit autorë

Kukës/ Dy të plagosur nga të shtënat me armë, shpallen në kërkim 2 vëllezërit autorë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve
Aktualitet

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve

23:00 - 15/03/26

Shqipëria ka ngecur në Bruksel, mes Komisionit dhe Këshillit të Bashkimit Europian. Edhe pse qeveria e unionit thotë që vendi...

Lexo më shumë
Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes

22:04 - 15/03/26
Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile

21:52 - 15/03/26
Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër

Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër

21:33 - 15/03/26
Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore

Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore

20:36 - 15/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com