GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Erzeni kërkon vazhdimësinë në kampionat

14:16 - 24/03/23
në Sport
Kohë leximi: 1 min
A A
Erzeni kërkon vazhdimësinë në kampionat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Klubi i Futbollit Erzeni i Shijakut po bën një kampionat fantastik, që ndoshta nuk ishte imagjinuar as nga tifozi më optimist në fillim të këtij sezoni, ku skuadra u organizua me shumë vonesë dhe gati rrezikoi pjesëmarrjen në elitë.

Megjithatë, është fakt se pas 26 javësh kampionat, shijakasit e drejtuar nga Xhevahir Kapllani janë në një pozicion shumë komod dhe kandidatë potencialë për të synuar një vend në Kupat e Europës.

Aktualisht Erzeni është i katërti në tabelë me 37 pikë, por në një kampionat me shumë luhatje si ky i këtij sezoni, dy humbje radhazi mund të të çojnë edhe në zonën e rrezikut. Kësisoj, në Shijak janë me këmbë në tokë dhe objektivi i parë është sigurimi i mbijetesës.

Në ndeshjen e fundit ndaj Kukësit, skuadra la dy pikë vetëm në minutat e fundit. Ndërkohë, një problem që shqetëson disi stafin teknik para rifillimit të kampionatit me ndeshjen kundër Tiranës në kryeqytet, është fakti se janë të shumtë lojtarët, të cilët nëse marrin kartonë të verdhë, humbasin takimin e ardhshëm.

Bëhet fjalë për pesë titullarë, duke filluar nga golashënuesi më i mirë, Patrik Nonato, sulmuesi tjetër, Florijan Kadriu, mbrojtësit Ardit Iljazi dhe Ardit Peposhi, si dhe mesfushori brazilian, Alan Rodrigez, që kanë nga tre kartonë të verdhë dhe nëse marrin një tjetër, pezullohen me një ndeshje.

Ky pushim ka ardhur sime porosi për shijakasit, pasi disa prej lojtarëve të dëmtuar si Krasniqi, Sadiki, Enk, Kadriu etj, kanë më shumë kohë për t’u riaftësuar dhe për të qenë gati në përballjen ndaj Tiranës.

/PanoramaSport

Etiketa: ErzeniFutboll

Lajme të lidhura

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez,  ja sfidat e  sotme
Sport

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez, ja sfidat e sotme

09:18 - 07/04/26
Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26
VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat
Sport

VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat

20:32 - 06/04/26
Para
Haradinaj nga Gllogjani: Lirinë e fituam, Serbia u thye këtu

Haradinaj nga Gllogjani: Lirinë e fituam, Serbia u thye këtu

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve
Aktualitet

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

11:55 - 07/04/26

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka denoncuar se maxhoranca po tenton që ta kalojë me shpejtësi projektligjin për Portet, që...

Lexo më shumë
“Bojkotoni ushqimin serb!”/ Blegtorët protestojnë para ministrisë së Bujqësisë: Nuk jemi për politikë, por për të drejtat tona

“Bojkotoni ushqimin serb!”/ Blegtorët protestojnë para ministrisë së Bujqësisë: Nuk jemi për politikë, por për të drejtat tona

11:29 - 07/04/26
Të rrisësh taksat është më e lehtë se sa t’i ulësh! Si po luan qeveria me akcizën e karburanteve

Rritja e çmimit të karburanteve, Konfindustria i paraqet 3 kërkesa qeverisë: Nuk keni marrë asnjë masë…

11:13 - 07/04/26
Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj

Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj

11:03 - 07/04/26
Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO

10:20 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com